LIVE UPDATES
Ekonomi

Fermerët kundër paketës fiskale! Kërkesat për të nxitur prodhimin vendas

16 Nëntor 2021, 06:14 Nga DOSJA

Shoqata e Eksportuesve Shqiptarë të Fruta-Perimeve, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar (KASH) dhe Sindikata e Fermerëve, në një letër drejtuar kryeministrit Edi Rama, ministres së Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, dhe ministres së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, kundërshtojnë propozimet e paketës fiskale 2022.

Shoqatat pohojnë se këto ndryshime vijnë në një kohë kur mbjelljet e fermerëve janë 30% më të ulëta se vjet, për shkak të mospërballimit të kostove. Sipas tyre miratimi i ndryshimeve fiskale do të rëndonte situatën në prodhimet bujqësore.

Ndër kërkesat kryesore të shoqatave prodhuese dhe Sindikatës të Fermerëve janë subvencionim direkt për fermerët që kultivojnë perime të freskëta e ngjashme me skemën e 2019 të prodhuesve të qumështit. Shtyrjen në kohë të aplikimit të TVSH-së në shkallën 10% si kundër është propozuar në paketën fiskale për vitin 2022 për inputet .

Barazim në paketën fiskale 2022 të shkallës së TVSH në shitje me atë në blerje për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blegtoralë, sepse heqja e TVSH-së të kreditueshme në blerje dhe 20% TVSH në shitje do të thellojë informalitetin.

Prej disa ditësh fermerët e Lushnjës po protestojnë për ndryshimet fiskale të propozuara, pasi sipas tyre do të rrisin kostot e prodhimit.

Letra

Situata aktuale në të cilët ndodhet bujqësia, por edhe të gjitha hallkat e zinxhirit të ekonomisë së ushqimit nuk po na rezulton në nivelin e pritshmërive. Pjesa më e madhe e operatorëve parashikojnë ta mbyllin vitin 2021 me rezultate jo të mira krahasuar me sektorët e tjerë. Gjithashtu krahasuar me planet e tyre të biznesit, me potencialet dhe mundësitë reale që ekzistojnë.

Konstatojmë me keqardhje se edhe Paketa Fiskale dhe P/Buxheti vitit 2022 nuk do të garantojnë frenimin e rënies ne disa sektorë, si p.sh. tek Akuakultura, Blegtoria, Tregjet Agro Blegtorale, Agropërpunimi, Agroturizmi, Agropylltaria dhe Mjedisi ne zonat rurale. Gjithashtu nuk do të garantojë as qëndrueshmërinë dhe rritjen në disa sektorë të tjerë, që kanë performuar më mire se Frutat, Perimet, Peshkimi, Agrobiznesi, Bimët Mjekësorë dhe Aromatike, Bletaria si dhe Mikrofinanca.

Në gjykimin tonë, disa tregues do të jenë edhe më negative në vitin 2022, pasi vërejmë 30% me pak mbjellje dhe rritje galopante të kostove të prodhimit, si pasojë e krizës globale të rritjes së çmimeve.

Nuk është e drejtë që sektori ynë që kontribuon me 20% të PBB dhe ku janë të punësuar 40% e forcës së aftë për punë, të përfitojë vetëm 2% të shpenzimeve të buxhetit.

Ne ju kërkojmë që të rishikohet në rritje për vitin 2022 projektbuxhetit për MBZHR dhe projekti për Paketën e re Fiskale të pezullohet deri në përfundim të vlerësimit të situatës, të studimeve dhe konsultimit me grupet e interesit.

Propozimet tona bashkëlidhur kësaj letre synojnë që nëpërmjet formalizimit të transaksioneve në sektorin e bujqësisë të rriten jo vetëm shpenzimet buxhetore, por edhe të ardhurat në buxhetin e shtetit minimalisht në raportin një me dy.

KËRKESAT E SHOQATAVE

Subvencionim direkt për fermerët që kultivojnë perime të freskëta në bazë të produktit të hedhur në treg, të justifikuar me fature tatimore, e ngjashme me skemën e aplikuar në vitin 2019 për prodhuesit e qumështit, por pa procedurat burokratike të aplikimit dhe konkurrimit në AZHBR dhe pa limit. Ne vlerësojmë propozimin për ndryshimin e formës së subvencionimit të fermerëve duke zëvendësuar këtë subvencionim indirekt apo kompensimin që deri më tani tregtarët dhe agropërpunuesit ua kane dhëne fermerëve në blerje në masën 6% mbi çmimin e tregut. E vlerësojmë sepse kjo ka qenë një barrë financiare për tregtaret dhe agropërpunuesit, të cilët duhet të kreditonin fermerët nga fondet e tyre për një periudhe kohe që shkonte nga tre muaj deri në një vit, që t’ia merrnin konsumatorit kur shisnin brenda vendit ose të merrnin rimbursimin kur eksportonin.
Disa nga benefitet e kësaj skeme do të ishin:

a-)Do të formalizonte qarkullimin e brendshëm të produkteve bujqësore e blegtoralë dhe do të rriste të ardhurat në buxhetin e shtetit, sepse në bazë ka faturën e shitjes që duhet të zotërojë fermeri i cili do të jetë i interesuar të mos hedhë në treg asnjë kilogram produkt pa faturë.

b-) Duke mundësuar gjurmueshmërinë do të stimulonte fermerin që prodhon produkt me standardet e tregut, që do të thotë se subvencioni nuk nxit parazitizëm, por promovon suksesin, standardin dhe cilësinë e lartë.

c-) Do të shmangte subjektivitetin dhe korrupsionin e administratës shtetëror, sepse i vetmi dokument për t ‘u verifikuar është fatura tatimore, të cilën e monitoron dhe administron administrata tatimore.

d-) Në mungesë të regjistrit të fermave, kjo skemë do t’i shmangte burokracinë dhe dokumentacionin e vështirë për t’u siguruar nga fermeri, sepse pjesa më e madhe nuk e ka juridikisht titullin e pronësisë.

e-) Do të kursente apo zeronte shpenzimet infrastrukturore për zbatimin e skemës (rasti i naftës pa akcizë ku janë shpenzuar fonde të konsiderueshme për hartimin dhe monitorimin e skemës).

Stimulim të eksportuesve nëpërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (sipas modeleve të rajonit) për çdo eksport të realizuar, sepse eksportuesit janë promotorë të zhvillimit të bujqësisë dhe partnerët më të dobishëm të fermerëve. Ata kryejnë biznes me risk të lartë, pasi grumbullojnë perime me çmim blerje të paravendosur, ndërkohë që tregu pëson luhatje të forta brenda ditës dhe shpesh godet tregtaret me ulje të çmimeve të shitjes. Me risk të lartë, sepse eksportuesit paguajnë pasojat që vijnë nga kontrollet për pesticide në vendet ku eksportohet.
Barazim në paketën fiskale 2022 të shkallës së TVSH në shitje me atë në blerje për sektorin e tregtimit dhe përpunimit të produkteve bujqësore e blegtoralë, sepse aplikimi i shkallëve të ndryshme të TVSH që në paketën fiskale të paraqitur nga Qeveria parashikohet në mënyrë paradoksale te jete 0% ne blerje dhe 20% ne shitje thellon informalitetin dhe dëmton fermerët, tregtarët dhe agropërpunuesit. Kjo do t’i ve operatoret e këtij sektori në një regjim taksimi të padrejtë dhe për pasoje i detyron të furnizohen me produkte bujqësore nga importi dhe te braktisin produktin vendas.
Zbatimi i kësaj kërkesë për ne është një detyrim ligjor për qeverinë, sepse aktualisht kjo skemë shtrembëron frymën e ligjit për TVSH dhe prish mekanizmin e vjeljes të këtij tatimi, pasi tregtarët apo agropërpunuesit, me ndryshimin e fundit, nuk paguajnë më TVSH, por një tatim mbi qarkullimin. Kur u bë 20% kompensimi në vitin 2014, u rregullua në mënyrë të pavullnetshme ky handikap, sepse qëllimi ishte realizimi i kompensimit për fermerin jo rregullimi i mekanizmit të vjeljes së TVSH-së në përputhje me frymën e ligjit.

Si rezultat i rregullimit të këtij mekanizmi dhe kthimit në parimin e proporcionalitetit të këtij tatimi, ne sektorin e bujqësisë u rrit kërkesa për produktin bujqësor vendas e për pasoje e efektit te mekanizmave të tregut (raporti ofertë- kërkesë), u rrit çmimi i shitjes dhe u rrit formalizimi i sektorit. Ne jemi të bindur se zbatimi i kësaj kërkesë do të formalizonte qarkullimin e brendshëm të produkteve bujqësore që aktualisht është 70-90% informal dhe për pasojë do të rriste të ardhurat në buxhetin e shtetit në një masë relativisht të barabartë me subvencionin që ne kërkojmë në kerkesën nr.1 dhe rimbursimin që do të përfitojnë eksportuesit.

“Ligji Nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” Neni 1 Objekti i ligjit 1. Ky ligj vendos tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH-në). 2. TVSH-ja është një tatim i përgjithshëm mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve, proporcional me çmimin e tyre, që i ngarkohet në çdo fazë të prodhimit dhe procesit të shpërndarjes çmimit pa tatimin. TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe behet e kërkueshme për t’u paguar pas zbritjes së TVSH-së që rendon drejtpërdrejt elementet e kostos së mallrave dhe të shërbimeve.”

Për këtë arsye tregu i brendshëm i fruta-perimeve është aktualisht 90% informal dhe shteti nuk vjel TVSH që konsumatori e paguan. Edhe ne si eksportues dhe agropërpunues e kemi të nevojshme të dalim në tregun vendas, qofte me produktet që kanë standard eksporti, por edhe me produkte më pak cilësore që mund të përdoren në industrinë përpunuese, por që në këto kushte e kemi të pamundur, pasi na intereson më mirë ta asgjësojmë për shkak të tatimit që do paguanim.

Nisur nga fakti që këtë periudhe ka ngritje të çmimeve të imputeve bujqësore në masën 30-100% për shkak të krizës globale energjetike, kërkojmë shtyrjen në kohë të aplikimit të TVSH-së në shkallen 10% si kundër është paraqitur në projekt paketën fiskale për vitin 2022.
Mbështesim krijimin në MBZHR të një zyre apo agjencie për studimin e tregjeve dhe orientimin e fermerëve, në bashkëpunim me shërbimin e ekstensionit dhe specialistet e Drejtorive Rajonale të Bujqësisë. Kërkojmë garantim dhe monitorim të cilësisë së imputeve bujqësore dhe në këtë drejtim mbështesim hapat e marrë për ristrukturimin dhe rishikimin e bazës ligjore që rregullon veprimtarinë e AKU, si dhe ngritjen e Urdhërit te Agronomit dhe aplikimin e librit te fermës e ndjekjes së protokolleve në funksion të kontrollit të prodhimit në të gjitha fazat.
Gjithashtu mbështesim fuqishëm investimet e reja për kontrollin dhe monitorimin e cilësisë së produkteve tona nëpërmjet laboratorëve të akredituar dhe heqjen e Listës B të pesticideve. Mbështesim krijimin e një agjencie në MBZHR, të ndihmuar edhe nga diplomacia ekonomike, që të studiojë tregun e brendshëm e të jashtëm të produkteve bujqësorë, duke evidentuar asortimentet dhe sasitë qe absorbojnë këto tregje në periudha të caktuara të vitit dhe në bazë të këtyre të dhënave të bejë një orientim makro për fermerët shqiptare për çfare dhe sa duhet të mbjellin, Kështu zbuten ose shmangen krizat e forta të tregut.

Ky lloj shërbimi do të ndihmonte eksportuesit dhe fermerët për të qenë më të orientuar për vendimmarrjen e tyre në përzgjedhjen e kulturës, varietetit, afateve kohore, teknologjisë se aplikuar etj. Si model të shërbimit të ekstensionit propozojmë modelet e Italisë apo Greqisë, ku çdo agronom ka të kontraktuar një numër fermerësh që mbikëqyr dhe për të cilët mban përgjegjësi deri te firmosja e certifikatës fitosanitare që tek ne e firmos qorrazi një agronom, qe nuk ka lidhje me fermerët, por që thërritet nga grumbulluesi para nisjes se trajlerit për eksport.

6.Kërkojmë nga qeveria të angazhohet në rregullimin me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore për të garantuar interesat e palëve në këtë treg. Aktualisht fermerët janë të pambrojtur ne treg në aspektin e likuidimit të faturave të tyre nga grumbulluesit.

Në këtë aspekt kërkojmë zbatimin e modelit të Maqedonisë së Veriut ku grumbulluesit dhe tregtarët e fruta-perimeve regjistrohen edhe në Ministrinë e Bujqësisë dhe përveç standardeve të tjera mbyllin dhe një fond garancie, i cili garanton likuidimin e faturave të fermerëve brenda një afati 60 ditor të përcaktuar në ligj./

MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi fermer kerkesat e fermereve paketa fiskale shoqata e fermereve fermer kerkesat e fermereve paketa fiskale shoqata e fermereve


Sondazh

Poll
Ekonomi 16 Nëntor 2021, 07:29

Rriten me 8% të ardhurat për 10 mujorin

TIRANË- Ecuria e të ardhurave në buxhet ka rezultuar pozitive për 10 mujorin e këtij viti.Sipas statistikave fiskale të Ministrisë së Financave, për periud...

Ekonomi 14 Nëntor 2021, 06:49

Lojërat e fatit ikën, rilindin kazinotë

Kompanitë e lojërave të fatit ishin historikisht ndër më fitimprurëset në vend, edhe për normë, edhe në vlerë. Por, pas një vendimi politik, nga 1 janari i viti...

Ekonomi 13 Nëntor 2021, 09:06

Biznesi i mirë i koncesioneve dhe ndërtimit

TIRANË- Koncesionet, të dhëna ndër vite, po rezultojnë biznesi më fitimprurës në ekonomi. Mungesa e “dhuruar” e konkurrencës u mundëson operatorëve të fiks...

Kërcënime online dhe fizike gazetarëve/ PD: Janë me prapavijë politike dhe vijnë nga Rama e Veliaj

Kërcënime online dhe fizike gazetarëve/ PD: Janë me prapavijë politike dhe vijnë nga Rama e Veliaj

Ilir Alimehmeti: Skandali, dhjetëra tonelata mbetje të rrezikshme spitalore në QSUT

Rama vijon sulmet ndaj Berishës: Duhet ta mbrojmë SPAK-un nga bufi dhe llumi i kënetës...

"Pavarësia shalqi me provë"/ Rama: Do të jemi kritikë ndaj një drejtësie të çalë profesionalisht!

Rama mohon sulmet ndaj drejtësisë për rastin "Veliaj": Qëllimi i lartë nuk justifiko mjetet e ulëta

Rama: Kemi luftuar për të arritur drejtësinë e pavarur që është sot...

Berisha: Grupi shqiptar i McGonigal me në krye Edi Ramën nuk do mund t’i shpëtojë ligjit amerikan

Dy deputetë heqin dorë nga primaret/ Berisha: Bashkëpunimin me ta e konsideroj të çmuar

Berisha: Kompania e LaCivita nuk merret me lobime, por vetëm me çështjen e zgjedhjeve

"‘Gratë’ e Ramës abuzuan me fondet e SHBA"/ Berisha: Ftoj FBI-në të hetojë, ne do bëjmë një audit

Berisha: Rama po censuron skandalin e abuzimit me fondet e taksapaguesve amerikanë nga e shoqja

Vrau të dashurën dhe më pas veten, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

"Në atë institucion ndodh diçka e paligjshme!" Çështja e Veliajt/ Rama: Jam kundër arrestimit të tij

Deklaratat e Berishës për shkrirjen e SPAK, Rama: Do shkrijë Noc Rrokun

Rama sulmon drejtësinë: Nuk mund të pranojmë që të shkelen të drejtat e njerëzve

"Blerja e votave, alibi idiote e humbësve!" Rama: Janë fatkeq se nuk pranojnë që ne jemi më të mirët

"Kur ne morëm detyrën vendi ishte pa drita", Rama: Shqipëria sot me Shqipërinë dje si dita me natën

Shtyrja e dhënies së bonusit të pensionistëve, Rama: Është depozituar në Bankën e Shqipërisë

Vota e diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji, vendimtar për Shqipërinë!

Rama: 11 maji do të jetë fundi i historisë së një kënete që ka marë peng opozitën shqiptare

Fshirja e fotove me Alex Soros, Rama: Siç kam miq atë dhe të atin kam dhe që janë kundërshtarë me to

PS-PD bëhen bashkë, Kuvendi miraton me 108 vota pro dhe asnjë kundër ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Hiqet nga rendi i ditës votimi për Avokatin e Popullit, PS: Nuk jemi kundër asnjë emri

"Rama të vijë në parlament", Berisha: Të miratohet me urgjencë një rezolutë

Avokati i Popullit/ Berisha e konfirmon: Kandidati i Partisë Demokratike është Besim Ndregjoni

Berisha: Qeveria përdor SPAK-un! Ka pranuar prokurorë dhe gjykatës që flenë mbi krimin

Berisha reagon pas deklaratave të Xoxës: Vetëm në kasafortë janë gjetur 95 mijë euro...

"Ngjarja më e madhe për kombin shqiptar"/ Berisha uron Pavarësinë e Kosovës: Është shembull

Noka-socialistëve: Si mund të quhet normale që zonja e kryebashkiakut të ketë 860 mijë euro blerje?

Tensione në Kuvend/ Spiropali nuk i jep fjalën Bardhit, Garda rrethon foltoren

Tubimi për Veliajn, Bardhi: Grusht shteti ndaj pushtetit gjyqësor

Sula nxjerr fustanin në foltoren e Kuvendit: Ajola e kishte për turp të vishej lirë

Spiropali uron Kosovën: Mirënjohje për martirët e luftës, 17 vite më parë triumfoi ëndërra

Rama 'lëshon' kryebashkiakun e Tiranës: Përgjegjësia e shkeljes se ligjit është individuale

Rama për deklaratat e Berishës: SPAK-ut nuk kanë ça i bëjnë fare!

Rama: Pasqyrë e një vullneti të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë

Berisha: Paratë për kontratën e Chris LaCivita janë të pastra si kristali

Berisha drejtuar Ramës: Mos ndërmerr asnjë veprim puçist se do përballesh me revoltën popullore

Berisha paralajmëron shkrirjen e SPAK: Ky institucion është për t’u shuar me çdo kusht

Berisha: Në SPAK janë 6 prokurorë që kanë ardhur nga bandat e Taulant Ballës

"Kam shumë të dhëna për Arbër Veliajn"/ Paralajmëron Berisha: Është i zhytur gjer tek veshët

‘Çakenj të Ramës’/ Berisha: Zef Brozi dhe Kreshnik Spahiu janë figurat më të zeza të historisë

Berisha-qytetarëve: Çdo dokument të bashkëpunimit të krimit me cilindo dërgojeni në adresën time

Berisha publikon tjetër përgjim për Ballën: Tao do pastrojë plotësisht komisariatin!

Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Bashkë me Veliajn vodhën paratë e taksapaguesve amerikanë

Tubimi në mbështetje të Veliajt në GJKKO/ Berisha: Grusht shteti brenda shtetit!

"Zbatoni politikën e Shqipërisë pa opozitë"/ Berisha del nga SPAK, zbulon letrën që la në SPAK

"Gjithçka do të harrohet!" Drejtoresha nuk mban dot lotët gjatë fjalës së Ramës

"Kërkoj rikthimin e padrinos urgjent",deputetët e PD-së te foltorja pasi Berishës i ndërpritet fjala

"Çunat e Londrës i dërguan 500 mijë euro Ulsiut!" Berisha: Rama duhet të japë dorëheqje urgjent!