LIVE UPDATES
Politike

INTERVISTA/ Nga roli i organeve të shëndetësisë, policisë tek ai i ushtrisë dhe drejtësisë, Fatmir Xhafaj flet për situ

15 Mars 2020, 19:03 Nga DOSJA
INTERVISTA/ Nga roli i organeve të shëndetësisë,

TIRANË- Deputeti Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm, ka folur lidhur me gjendjen në vend pas alarmit për rrezikun nga virusi “Covid- 19”. Deputeti socialist, është ndalur te masat e marra nga qeveria shqiptare, duke dhënë edhe vlerësimin e tij për punën e bërë deri më tani.

Ndërkohë, i pyetur mbi rolin e strukturave të policisë së shtetit dhe ushtrisë, si një njohës i mirë i tyre ish ministri i Brendshëm shprehet se trupa e policisë ka përballuar detyra të vështira këto kohë me operacione tejet të vështira, duke nënvizuar se edhe këtë sfidë do ta kalojë.

Më poshtë “TemA” po përcjell intervistën e plotë me Fatmir Xhafajn dhe optikën e tij mbi një sërë çështjesh të aktualitetit, dhënë për gazetën tonë:

Z.Xhafaj, gjendemi përpara një situate mjaft delikate për shkak të virusit “Covid- 19” i cili ka prekur të gjithë botën. Si politikan që keni qenë dëshmitar i mjaft ngjarjeve të mëdha në vend, si e shihni situatën e sotme?

Një situatë jo thjesht delikate, por tejet e vështirë dhe mjaft komplekse me shumë të panjohura për individin, shtetin dhe vetë shkencën. E veçanërisht me pasoja të rënda për jetët njerëzore. Nuk jemi vetëm ne të ekspozuar përpara një risku të lartë për jetët njerëzore, por e gjithë bota. Nëse e shohim si të tillë mund të jemi pak më shumë me këmbë në tokë dhe të mund të bëhemi edhe më të përgjegjshëm të gjithë. Mjaft të kuptojmë se në këtë luftë do të duhet të përballemi me forcat dhe mjetet tona të kufizuara. Është një fatkeqësi botërore dhe në një kuptim çdokush ka hallin e vet dhe vështirë të të ofrojë ndihmë konkrete veç këshillave dhe eksperiencës së tij.

Sa lexojmë dhe kuptojmë nga zhvillimet sot në botë dhe sidomos ato në vendin fqinj duket se ne jemi vetëm në fillimet e rrezikut. Personat e infektuar mund të jenë shumë më tepër se sa janë identifikuar. Mendoj se një lloj papërgjegjshmërie e shfaqur edhe nga vet njerëzit në javët e kaluara, do të japë efekte negative në ditët në vijim. Përmasat do të varen nga reagimi ynë, nga efiçensa e masave të marra dhe nga aftësia e sistemit shëndetësor për ta përballuar. Personalisht mendoj se këto kohë problemi ynë nuk ka qenë paniku, por përgjegjshmëria në trajtimin e problemit. Paniku vjen më mbrapa nëse përballemi me një numër të lartë humbje jetësh njerëzore dhe nëse nuk përgatitemi të dimë se si të sillemi në një situatë të rënduar. Kjo jo vetëm për institucionet shtetërore, por edhe për çdo qytetar, për politikën e verbër, median, biznesin dhe çdo faktor tjetër veprues në këtë situatë.

Cili është gjykimi juaj lidhur me masat shtrënguese që ka ndërmarrë deri më tani qeveria shqiptare?

Nëse do të konsideroja një gjë shumë të mirë në vendimet e qeverisë në menaxhimin e situatës, të parën do të vlerësoja masat shtrënguese të këtyre ditëve dhe ato që janë njoftuar nga Kryeministri për ditët në vijim. Janë vendime shumë të drejta dhe që duhen respektuar e mbështetur. Janë gjithashtu shumë pozitive veprimet aktive të disa strukturave shtetërore, qendrore dhe lokale, për ta lehtësuar këtë situatë, dhe për të parandaluar situatat e pritshme. Nisur nga faktet që njohim, por edhe nga eksperienca e të tjerëve, vlerësoj se tashmë është momenti edhe për masa shumë më të ashpra në të gjithë territorin. Kjo si mundësi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, por edhe për të përshkallëzuar më mirë presionin mbi institucionet tona shëndetësore kapacitetet e të cilave duam apo s’duam ne, janë tejet të kufizuara. E kjo jo vetëm tek ne, por edhe në vende shumë më të zhvilluara se ne në raport me numrin e popullsisë dhe fuqinë financiare që kanë. Mendoj se kufizimi i lëvizjes së qytetarëve në të gjithë territorin e vendit dhe më tej, është një masë mjaft e drejtë dhe duhet të forcohet akoma. Ndërkohë, nga ana tjetër kjo gjë nuk duhet të jetë e tillë për autoritetet shtetërore në nivel qendror dhe vendor. Veçanërisht për ato që kanë përgjegjësi dhe detyra konkrete në përballimin e situatës, në organizimin e burimeve njerëzore dhe materiale, por edhe në mobilizimin e burimeve shtesë apo ekipeve vullnetare. Shumica e njerëzve duhet të qëndrojnë në shtëpi edhe për shumë kohë, por ka edhe të tjerë që duhet ta marrin riskun përsipër dhe të jenë në krye të detyrës.

Ndërkohë mendoj se qeveria, por sidomos pushteti vendor, duhet të programojnë më mirë disa masa shtesë të karakterit social. Po bëhet një punë e lavdërueshme nga Ministria e Arsimit lidhur me leksionet/mësimet online për nxënësit e shkollave. Ka nevoj për një komunikim më të mirë me biznesin dhe mënyrën se si do të veprohet me të, por edhe për riskun e përgjegjësit që vetë biznesi duhet të marrë përsipër. Gjithashtu mendoj se ka nevojë për disa masa shtesë për familjet në nevojë, për moshat e treta dhe sidomos për ata që janë pa kujdesin e familjarëve të tyre (një pjesë i kanë fëmijët në emigracion) dhe që janë të pamundur fizikisht. Këto duhen evidentuar nga pushteti vendor dhe duhet menduar e programuar me projekte konkrete se si me kapacitetet e tyre por edhe me grupe vullnetare, mund t’ju gjenden pranë në këto momente dhe sidomos në situata më të rënduara. E jo vetëm me ndihma ushqimore, por edhe me përkujdesje njerëzore apo shëndetësore.

Shohim që nga forcat opozitare ka mjaft kritika, akuza apo edhe sulme personale ndaj organeve të shëndetësisë. Ju vetë personalisht si e vlerësoni rolin e tyre?

Nuk kërkon ndonjë analizë të madhe për të kuptuar se sa i papërgjegjshëm është reagimi i opozitës jashtëparlamentare, sidomos në hapat e para të identifikimit të problemit. Ishin dhe kanë mbetur ende më shumë të preokupuar se si të fajësojnë qeverinë apo se sa si të kontribojnë në një strategji të përbashkët reagimi dhe veprimi. A thua se virusin e shpiku qeveria apo që qeveria ka fuqinë ta ndalojë përhapjen e saj në vendin tonë. Gjithësesi, është pozitive se ka një ulje të tonit dhe zbutje të gjuhës së opozitës këto ditë. Le ta konsiderojmë këtë një reflektim pozitiv.

Janë pa sens dhe kundërproduktive sulmet e bëra ndaj ministrisë së linjës. Personalisht, mendoj se znj.Manastirliu së bashku me ekipin e saj janë duke bërë detyrën e cila përkufizohet si një punë shumë e mirë, me përkushtim dhe seriozitet. Sot nuk mund të kemi “armik” Ogertën dhe autoritetet e angazhuar në këtë luftë, por virusin që merr jetë nëse ndaj tij nuk tregohet kujdesi i nevojshëm! Mjaft me kryqëzimin e tyre, por të luftojmë bashkërisht se si të kryqëzojmë virusin në jetët tona. Kemi kohë t’i “gjykojmë” edhe nëse diçka nuk ka shkuar mirë apo diku është gabuar. Sot është dita t’i dëgjojmë, të bindemi ndaj “urdhrave” të tyre, t’i inkurajojmë dhe t’i mbështesim në sakrificën e tyre. E kundërta është vërtet kriminale dhe kafshërore.

Ndërkohë, “heronjtë e heshtur” vijojnë të jenë mjekët, ata të cilët jo pak herë kanë qenë objekt i sulmit nga forcat politike… Si e shihni punën e tyre?

Nuk jam njohës dhe aq më pak ekspert i kësaj fushe ndaj e kam të vështirë të flas për aspekte profesionale të fushës së tyre. Madje jam kritik ndaj atyre që marrin përsipër të vlerësojnë punën e mjekëve nga divani i shtëpisë përmes rrjeteve sociale pa pasur asnjë njohuri ndaj fushës së mjekësisë. Si qytetar kam absolutisht vlerësimet më të mira për çfarë ata janë duke bërë, ku këtu kam në vëmendje përkushtimin pasionant të disa prej tyre si: Prof.Gjata, Dr.Bino, Dr.Fico, Dr.T.Kalo, Dr.Pipero e shumë mjekëve të nderuar si ata që me shumë durim, me mesazhet dhe këshillat e tyre me shumë vlerë, por edhe me angazhimin plot pasion në komunikimin publik na kanë qetësuar, këshilluar të kthjellohemi, të bëhemi mjek të vetes, të shpresojmë dhe besojmë për më të mirën në këto ditë të vështira. Respekt dhe mirënjohje veçanërisht drejtuesve dhe personelit mjekësor të QSUT-se, ISHP-së, dhe sidomos atyre të Spitalit Infektiv që janë duke u përballur çdo minutë me këtë fatkeqësi duke rrezikuar jetët e tyre. Përballen me pasojat e virusit, por për fat të keq edhe me papërgjegjshmërinë, çmendurinë dhe protagonizmin fals të disave.

Puna dhe fjala e tyre është edhe një leksion i madh për politikën e zhurmshme, për gjithollogët mediatik. Shembuj e mesazhe që bëjnë dallimin midis mjekëve profesionistë, njerëzor e qytetar, dhe disa kolegëve e ish-kolegëve të tyre pa zemër që po çmendin dynjanë me këshillat politike dhe çmendurinë njerëzore. Kush është mjek në profesion t’i lerë fjalët dhe të veshë bluzën e bardhë dhe të shkoj tek infektivi. E konsideroj shumë të drejtë thirrjen e bërë dje nga ministrja Manastirliu dhe e vlerësoj si një shembull inkurajues atë të 5 kolegëve të mi deputetë socialistë që reaguan menjëherë ndaj thirrjes së saj. Kush nuk është mjek mund të bëjë vullnetarin nëse do duhet. Besoj se shumë shpejt do të duhet që të kemi nevojë për kontribute shtesë pasi në një situatë të ngarkuar nuk mund ta përballojnë të vetëm shëndetësia, policia dhe ushtria. Kërkohet frymë solidariteti dhe veprim vullnetar nën urdhërat e autoriteteve në shërbim të kauzës, në shërbim të jetës së qytetarëve. Grupi ynë parlamentar ka një eksperiencë të mirë tashmë edhe në këtë aspekt që besoj se do të bëhet funksional në ditët në vijim pas këtyre ditëve karantine të detyrueshme.

Prej ditësh kemi prezent në terren Ushtrinë dhe Policinë e Shtetit, të cilat janë vendosur në gadishmëri. Si njohës i këtyre strukturave, mendoni se kanë qenë në nivelin e duhur?

Mendoj se ishte një zgjidhje e drejtë dhe e nevojshme angazhimi i policisë në territor për zbatimin e masave shtërnguese. Gjithashtu vendosja e ushtrisë në mbështetje të tyre, ishtë një lëvizje pozitive si kontribut i shtuar. Thjesht duhen mbajtur në konsideratë veçoritë specifike të tyre pasi nuk kanë të njëjtin autoritet, formim dhe sjellje për situata të tilla. Për policinë është një gjë më normale ky lloj shërbimi. Natyrisht nuk duhet tepruar me përdorimin e policisë pasi jo çdo gjë mund dhe duhet ta bëjë policia e cila ka edhe detyra të tjera në situata të kësaj natyre. Duhet bërë kujdes edhe me racionalizimin e energjisë së tyre pasi edhe numri i policisë është shumë i kufizuar dhe jemi vetëm në hapat e para të zhvillimeve të situatës. Përshembull: Identifikimi i qytetarëve që kishin udhëtuar në Itali nuk kishte pse bëhej në rrugë, por do ishte më efiçente me punonjësit e policisë që shërbejnë në komunitet. Gjithësesi trupa e policisë ka përballuar detyra të vështira këto vite me operacione tejet të vështira në territor si lufta kundër fenomenit të kanabisit, përballja me dhunën e protestave politike për muaj të tërë, tërmeti para pak muajsh dhe tashti një sfidë tjetër e rëndësishme siç është situata me koronavirusin. Jam i bindur në përgjegjshmërinë e njerëzve të policisë dhe përkushtimin e tyre, ashtu edhe te besimi që kam për ekipin drejtues të policisë të cilët janë njerëz me shumë integritet dhe të sakrificës. Duhet që të merren masa nga drejtuesit e policisë dhe ata të ushtrisë lidhur me përgatitjen e strukturave për reagimin dhe sjelljen në këto situata. Ka nevojë për trajnime, për veshje të posaçme, për kontrolle mjekësore ndaj atyre që do të angazhohen në këtë proces, si dhe për një protokoll pune special në trajtimin e rasteve konkrete sidomos nëse do duhet të angazhohen në mjedise me njerëz të prekur nga virusi siç po ndodh aktualisht në vendin fqinj.

Së fundmi, kemi parë një përpjekje të Ministrisë së Drejtësisë lidhur me zbutjen e masave shtërnguese penale. Cili është gjykimi juaj lidhur me to?

Për sa është bërë publike nga media më duken hapa shumë pozitiv. Në këtë situatë, prokuroria dhe gjykata duhet të orientohen me prioritet drejt zbatimit të masave alternative e sidomos për veprat penale të lehta. Edhe idea e amnistisë për të dënuar me vepra penale me dënime të lehta dhe sidomos për moshat mbi 60 vjeç e vecanërisht për të sëmurët rëndë më duket një gjë shumë pozitive, pasi padyshim janë grupet më të riskuara. Pavarësisht masave shëndetësore që ka ndërmarrë Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, masat alternative dhe amnistitë janë të domosdoshme në situatën e re që kemi. Thjesht duhet vepruar shpejt për të parandaluar një situatë të mundshme me pasoja për shkak edhe të gjendjes së mbingarkuar në sistemin tonë penitenciar. Sistemi i burgjeve është një sistem i vështirë në përgjithësi. Në këto situata ka një specifikë ndryshe dhe menaxhimi i tyre kërkon kujdes.

Xhafaj, cili është mesazhi juaj sot për të gjithë qytetarët të cilët janë izoluar në amjentet e tyre dhe ndjejnë panikun e koronavirusit?

Çfarë lexojmë në media dhe komunikojmë me botën, e sidomos me fqinjët tanë, mendoj se do të shohim situata më të vështira. Dhe kjo nuk është tërësisht në dorën tonë. Le të shpresojmë se mund ta kemi më të lehtë dhimbjen se fqinjët tanë më të pasur dhe më me eksperiencë. Është momenti që të reflektojmë, të përgatisim opinionin shoqëror edhe për skenarin më të keq. Kryesorja është nevoja për maturi, qetësi, përgjegjësi dhe përgjegjshmëri kolektive apo individuale. Nën gjykimin tim është mirë të jemi të hapur dhe me një komunikim më të qetë dhe me argumenta për t’i përgatiur qytetarët edhe për më të keqen. Kjo transparencë mendoj se shërben për zbutjen e panikut, mirëkuptimin e masave që mund të merren, por kryesorja për ndërgjegjsimin dhe rritjen e përgjegjshmërisë së vet njerëzve. Një gjë ka shumë rëndësi në këto momente. Koha është për një arsye të shëndoshë, për të qënë të gjithë bashkë në mbështetje të këshillave dhe urdhërimeve mjekësore. Çdo përpjekje për përfitim politik apo për protagonizëm të panevojshëm, mund të na ndëshkoj edhe më rëndë.

Media ka një rol parësor në këtë situatë. Tashmë “paniku” i ditëve të para kaloi edhe për të dhe një pjesë e mirë e tyre po bëjnë një punë shumë të lavdërueshme në sensibilizmin e opinionit. Duhet ndëshkuar ashpër nga vet media por edhe organet përgjegjëse çdo tentativë për “fakeneës” që bëjnë lajm për klikime apo akoma më keq për emisione ku kontributet në luftën ndaj armikut të vërtetë COVID -19 shndërrohen në qëllimin e fiksuar për të luftuar qeverinë. Është një luftë e vështirë, por nuk i shmangemi dot, thjesht duhet të përgatitemi të përballemi dhe ta fitojmë me sa më pak dhimbje njerëzore. Unë besoj fort, dhe do t’ja dalim. Solidariteti njerëzor është një armë kyçe në këtë luftë për jetën. Ne kemi treguar se kur ndërgjegjsohemi dhe organizohemi mirë dimë ta përdorim me sukses atë.

Marrë nga;Tema

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike coronavirusi ne shqiperi fatmir xhafaj coronavirusi ne shqiperi fatmir xhafaj

Sondazh

Poll
Politike 15 Mars 2020, 13:41

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka falenderuar sot të gjithë mjekët që në këto ditë të vështira po përballen me COVID-19. Kryemadhi ka publikuar ...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë