LIVE UPDATES
Aktualitet

Atentat ish-mikut! Kapet pas Far West-it Nuredin Dumani, Çela ‘avullon’ sërish (Zhvillimet)

30 Mars 2022, 07:02 Nga DOSJA
Atentat ish-mikut! Kapet pas Far West-it Nuredin Dumani, Çela

TIRANË– Kërkohej prej dy vitesh nga Policia e Shtetit, por planifikonte përballjen me Talo Çelën, ish-bashkëpunëtorin e ngushtë me të cilin u bë armik. Nuredin Dumani, tutori që mashtronte vajzat e mitura për t’i prostituuar e që mbart të paktën shtatë vrasje mbi shpinë u arrestua një natë më parë në Fier, në një apartament ku u strehua vetëm dy orë pas dyluftimin me të shumëkërkuarin tjetër, Talo Çela. Vetëm me të brendshme, flokë të gjatë, tatuazhe në të dy krahët e me një fashë në kurriz pasi një plumb e kishte kapur në shtyllë kurrizore, Dumani është prangosur nga Forcat RENEA. Ai ndodhej në lagjen “Apollonia” në Fier, vetëm 1 km larg spitalit, ku tentoi të mjekohej mjekohej vetë, por më pas është dorëzuar dhe ka kërkuar ndihmë na mjekët e Fierit. Ishin këta të fundit që njoftuan edhe Policinë, duke bërë që në zonë të zbarkonte FNSH-ja, Shqiponjat dhe RENEA-t, që me drone kontrolluan zonën dhe bënë të mundur arrestimin.

Me auto-ambulancë që shoqërohej nga dy furgonë me efektivë të armatosur, ai u soll në spitalin e Traums ku dhe ndodhet aktualisht.  Mjekët janë shprehur se Dumani deri më tani është shfaqur i qetë dhe nuk ankohet nga dhimbjet. Bashkë me të u vunë në pranga dhe tre persona të tjerë. Një prej tyre është identifikuar si Henrik Hoxhaj, 40 vjeç, të cilit iu gjet një pistoletë në brez dhe një në makinë. Dy të tjerët nuk janë identifikuar ende. Në të njëjtin apartament u gjetën dhe u sekuestruan jelek antiplumb, dylbi, snajper e armë. Përveç tyre janë prangosur edhe dy mjekët dhe infermieri që i erdhën në ndihmë duke i mjekuar plagën e marrë, ndërsa në Polici janë shprehur se nuk e dinin kë po ndihmonin. Ndërsa vazhdojnë kërkimet në Elbasan për Talo Çelën.

Çfarë ndodhi një natë më parë?

Fshati Papër në Elbasan u kthye në një arenë alla “Far ëest” ku u përballën dy kriminelë të përbetuar: Talo Çela dhe Nuredin Dumani, të dy të shumëkërkuar nga Polica e Shtetit. Talo Çela por udhëtonte brenda mjetit “BMË” me targa të vjedhura në Durrës, vjet në prill të 2021 kur në zonën e njohur si “Ura e Zezë”, pikërisht në vendin ku ndahet Cerriku me Paprën, i ka prerë rrugën Dumani, i cili ka lëshuar breshëri kallashnikovi ndaj Çelës. Por kundërpërgjigjia nuk ka munguar as nga “shënjestra”. Shkëbimi i zjarrit ka ndodhur për disa minuta ku të plagosur kanë mbetur Talo Çela, Nuredin Dumani dhe ushtari i këtij të fundit, Henrik Hoxhaj. Pas breshërisë të gjithë janë larguar menjëherë në drejtime të ndryshme. Talo Çela ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u fshehur në zonën ku ka ndodhur atentati, por pas la një kallashnikov dhe një bidon me 5 litra benzinë. Detaje këto që lënë të kuptohet se ai bashkë me njerëzit e tij, ishin nisur gjithashtu të përgatitur për një atentat, e shënjestra mund të ketë qenë Dumani.

Por si u kthyen të dy në armiq të përbetuar?

Historia nis me vrasjen e vëllezërve Haxhia (Viktor dhe Besmir) në Durrës e atentatit tjetër të dyfishtë ku viktimë mbetën Dorian Shkoza e Anxhelo Avdia, ku Nuredin Dumani akuzohet së bashku me Talo Çelën. Bashkëpunimi vijoi, Dumani ekzekutoi Emiljano Ramazanin dhe ‘doras’ përdori Klevis Kapllanajn. Piëkrisht këtu nisën konfliktet. Kapllanaj u vra, krim pas të cilit dyshohet se fshihet Talo Çela dhe Dumani nuk fali! Për hakmarrje, ai i ekzekutoi të vëllanë, Bujar Çela, një taksist që pagoi për mëkate që as vetë s’i dinte. Kjo gje hapi luftën mes tyre deri më sot dhe ndërkohë që Polciia e Shtetit i kërkonte, gjetën njëri-tjetrin. E Talo Çela, duke se vijon të jetë njeriu-hije, asnjë shenjë nuk ka prej tij….

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Stuhia” s’ka pushuar! Talo Çela ende në arrati, kontrolle kudo në Elbasan e përreth

Ndihmuan Nuredin Dumanin, ja kush janë mjekët e shoqëruar: Nuk e njihnim (EMRAT)

“Thesar” për hetuesit! Nuredin Dumani kishte një telefon të inkriptuar,me kë ka komunikuar?

I shkuan tek koka e shtratit! Nuredin Dumani “qep” gojën, asnjë fjalë për hetuesit

Arrestimi i Dumanit, detaje: Janë shoqëruar 1 mjek dhe 2 infermierë

FOTO&VD- Ja MOMENTI kur Nuredin Dumani transportohet me barelë drejt ambulancës

Vrasja e vëllait të Talo Çelës nga Nuredin Dumani, publikohet fotoja e ekzekutimit

Atentati në Papër/Shkon në 7 numri i të shoqëruarve në Polici, Nuredin Dumanit i marrin ADN

Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin? Si u zbulua me saktësi ish-krahu i djathtë i Talo Çelës

Del nga reaminacioni Nuredin Dumani, e shtrojnë tek kirurgjisë…

Flokët kaçurrel! FOTO, Nuredin Dumani në momentin e arrestimit në Fier

Sot takohen për tu vrarë! Kur Çela vinte ‘dorën në zjarr’ për Dumanin: Ia njoh e kalamajt!

Zbulohet roli i Henrik Hoxhajt, 40-vjeçari u kap me Dumanin, e largoi nga Papri

Plumbi i ka prekur mushkërinë, Dumani do operohet sërish, s’flet dot për hetuesit

Sanitarja zbulon gjithçka: Di kush e ka shtëpinë ku jetonte Dumani, njerëz të rregullt!

VIDEO- Ruhet ende nga policia, ky është apartamenti me numrin ‘7’ ku jetonte Dumani

Gjysmë bionde e joshqiptare, momenti kur partneren e Dumanit e merr policia

Flasin fqinjët e Nuredin Dumanit: Erdhi me qira para një jave, u tmerruam

Plumbi i kapi shtyllën kurrizore! Si paraqitet gjendja e Dumanit, mjekët: Nuk ankohet

U arrestua në banesë bashkë me Nuredin Dumanin! Kush është 40-vjeçari (EMRI)

VD/ NUK NJIHET! Nuredin Dumani me flokë të gjata, trupi plot tatuazhe, në kurriz me fasho

Arrestimi i Nuredin Dumani! Prokurori: Kemi gjetur prova, kjo i jep impulse disa ngjarjeve

VD-Mbi shtrat vetëm me të brendshme! Si u kap Nuredin Dumani në Fier,RENEA-t i vunë prangat

A ka pasur përplasje mes grupeve? Gledis Nano 0 detaje: S’flas dot! Sekret hetimor…

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nuredin dumani atentat ne paper nuredin dumani talo çela arrestohet nuredin dumani atentat ne paper nuredin dumani talo çela

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet