LIVE UPDATES
Ekonomi

Faktoringu, tregu u “varfërua” edhe më shumë në 2020

23 Tetor 2021, 06:48 Nga DOSJA
Faktoringu, tregu u “varfërua” edhe më shumë në

Faktoringu është një produkt financiar që nuk po arrin të fitojë kuotë në tregun shqiptar. Megjithëse nuk bëhet fjalë për një produkt të ri, apo veçanërisht të sofistikuar, bizneset shqiptare ende sot e përdorin shumë pak. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për në fund të vitit 2020, teprica e portofolit të faktoringut kishte vlerën totale të 520 milionë lekëve, me një rritje 8.3% krahasuar me një vit më parë.

Megjithëse teprica e portofolit ishte më e lartë krahasuar me një vit më parë, volumi i përgjithshëm vjetor i financimeve pësoi rënie për të tretin vit radhazi, në vlerën e 960 milionë lekëve, ose më pak se 8 milionë euro, 7.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Në total, numri i faturave të financuara nëpërmjet faktoringut zbriti në 2076, nga 2609 që kishin qenë në vitin 2019. Banka e Shqipërisë bën të ditur se aktiviteti i faktoringut është realizuar në pjesën dërrmuese në tregun vendas dhe kryesisht për financime me garanci, që përbëjnë 88% të volumit të aktivitetit për vitin e kaluar.

Faktoringu, alternativë për likuiditet

Faktoringu është një produkt financiar që ka në thelb kthimin e llogarive të arkëtueshme të biznesit në likuiditet, përmes shitjes së faturave tek ofruesi i këtij shërbimi financiar. Kjo i mundëson biznesit likuiditet të menjëhershëm, pa pritur deri në momentin e shlyerjes së faturës nga blerësi.

Faktoringu mund të ofrohet nëpërmjet skontimit të vlerës së faturës nga financuesi, në formë komisioni, ose përmes pagesës së një norme interesi për periudhën që nga shitja e faturës deri në arkëtimin e saj. Sipas asaj që raporton Banka e Shqipërisë, ky lloj i dytë faktoringu është më i përdorur në tregun shqiptar dhe zakonisht aplikohet me garancinë e shitësit (me rekurs). Garanci të tjera mund të jenë zakonisht garanci personale të llojit financiar të ofruara nga aksionerët e bizneseve.

Aktiviteti i faktoringut në Shqipëri është i rregulluar me një ligj të veçantë që prej vitit 2006. Kompanitë e para të faktoringut u ngritën afërsisht një dekadë më parë, por aktiviteti i tyre pati përmasa mjaft të kufizuara. Dy kompanitë e para të licencuara të faktoringut, tashmë kanë dalë nga tregu dhe iu është revokuar licenca. Sipas regjistrit të institucioneve financiare jobanka të Bankës së Shqipërisë, aktualisht janë shtatë kompani me licencë për të ofruar shërbimet e faktoringut.

Megjithatë, mbështetur në të dhënat e pasqyrave financiare, për pjesën më të madhe të subjekteve, faktoringu është aktivitet dytësor, madje një pjesë e tyre nuk kanë një portofol aktiv të faktoringut. Licencë për ofrimin e shërbimit të faktoring-ut kanë edhe pjesa më e madhe e bankave tregtare në vend, por ofrimi i këtij shërbimi prej tyre është në nivele të papërfillshme.

Bizneset nuk e njohin

Dorin Rama, Drejtor i Përgjithshëm i Crimson Finance Fund Albania, thotë se arsyeja kryesore pse tregu i faktoringut në Shqipëri nuk po rritet është mosnjohja e mjaftueshme e produktit nga biznesi. Faktoringu ka specifikën që, në çdo rast, kërkon miratimin e dy palëve për të aplikuar, pra, të lëshuesit të faturës (shitësit) dhe pranuesit të saj (blerësit). Nga përvoja e institucioneve të faktoringut, bindja e të dyja palëve, në kushtet edhe të njohjes së pakët të produktit, është e vështirë.

“Problemi kryesor te faktoringu i drejtpërdrejtë është se kemi nevojë për bashkëpunimin e palës tjetër. Ne financojmë shitësin, por na duhet edhe miratimi i blerësit që kjo faturë do të paguhet te ne. Ligjërisht, nuk ka një detyrim që ta imponojë blerësin ta paguajë faturën te faktori. Duke mos e njohur faktoringun si produkt, shpesh blerësi nuk dëshiron të bëhet pjesë e një marrëdhënieje të tillë” – thotë z. Rama.

Problem tjetër, sipas tij, mund të jetë marrëdhënia e blerësit me organet tatimore, sepse ka pasur raste kur kanë pasur vështirësi për t’ua shpjeguar inspektorëve të Tatimeve mekanizmin e pagesës dhe arsyen pse të drejtat mbi faturat janë regjistruar në emër të institucionit financiar dhe jo të shitësit të mallit apo shërbimit.

Një problem tjetër është momenti i ekzekutimit të detyrimit. Për shkak të praktikës së pakët të gjykatave me këtë produkt, shpesh ekzekutimi mund të rezultojë një proces shumë i gjatë dhe i vështirë. Ndryshe nga sa ndodh me kredinë, për një kontratë të faktoringut është e vështirë të kërkohet nxjerrja e urdhrit të menjëhershëm të ekzekutimit.

Në shumicën e rasteve, gjykatat kërkojnë hapjen e një çështjeje themeli për detyrimin që rrjedh nga këto kontrata dhe në këtë rast, kohëzgjatja e çështjes, mund të arrijë në vite të tëra. Z. Rama, nga Crimson Fund, sugjeron që kjo çështje duhet saktësuar në ligj, sepse koncepti i kredisë nuk i referohet vetëm produktit financiar, por financimit në parim.

Avantazhet e faktoringut

Në një treg financiar të dominuar historikisht nga kredia bankare, depërtimi në treg i produkteve alternative të financimit rezulton shpesh i vështirë. Megjithatë, drejtuesit e kompanive të faktoringut shprehen se faktoringu është një produkt që ka avantazhe, sidomos në procedura dhe fleksibilitet.

“Faktoringu është një nga produktet financiare me më shumë fleksibilitet dhe më të shpejtë. Ai është një produkt që biznesi mund ta përfitojë atëherë kur ka më shumë nevojë, ndërsa me kredinë një gjë e tillë shpesh nuk është e mundur” – thotë Anduena Aliaj, drejtore e përgjithshme e kompanisë Omnifactor.

Sipas ekspertëve, faktoringu është një produkt që ka potenciale përdorimi për shumicën e sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike. Endrit Beqaj, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Factoring & Lease, thotë se çdo biznes që ka afate të vonuara pagese mund të jetë klient potencial faktoringu.

“Për këtë produkt nuk ka një sektor tipik apo specifik. Duke parë portofolin tonë në këto vite, kemi pasur klientë të sektorëve dhe aktiviteteve të ndryshme. Por, në parim, mund të them se çdo biznes që ka afate të vonuara pagese është klient i mirë potencial për faktoringun. Normat e interesit pastaj janë fleksibël, sipas industrisë dhe sipas rrezikut” – thotë ai.

Megjithatë, z. Beqaj thotë se faktoringu është një produkt që mund të ketë potenciale të mëdha përdorimi te bizneset eksportuese, kryesisht në financimet e letër-kredive apo garancive bankare.

“Nuk ka ende njohuri të subjekteve eksportuese që ekziston mundësia e financimit edhe me faktoring, përveçse me produktet klasike të kredisë. Në thelb, një eksportues nuk e di që mund t’i marrë fondet në avancë, duke i bërë skontim të letër kredisë apo garancisë bankare” – shprehet z. Beqaj.

Ndikimi i krizës, i kufizuar

Drejtuesit e kompanive mendojnë se pandemia nuk pati pasoja shumë të mëdha në këtë treg, edhe për shkak të përmasave të kufizuara dhe politikave të kujdesshme të financimit të ndjekura. Dorin Rama, nga Crimson Fund, thotë se efektet u ndien më shumë në menaxhimin e portofolave, sesa në ecurinë e financimeve të reja.

“Nuk mendoj se u ndie në mënyrë specifike, të paktën jo më shumë se për produktet e tjera. Besoj se ndjeshmëria lidhet më shumë me profilin e klientit, sesa me produktin financiar në vetvete.

Frekuenca e disbursimeve ka një trajektore që është pak a shumë e ngjashme çdo vit, ka periudha me kërkesë më të lartë dhe më të ulët. Vitin e kaluar nuk pamë ndonjë shmangie nga kjo luhatshmëri e zakonshme” – thotë ai

Megjithatë, sipas tij, periudha më e vështirë nuk ishte faza e parë e pandemisë, por kryesisht tremujori i parë i këtij viti. “Borxhi i keq që lidhet me faktoringun është më i lartë sesa ai që lidhet me pjesën tjetër të portofolit. Megjithatë, cilësia e këtij portofoli sot, të paktën për ne, është shumë më e mirë krahasuar me 2-3 vitet e para të aktivitetit. Në momentin kur faktoringun e fut në një cikël, është shumë më e lehtë ta menaxhosh” – thotë z.Rama.

Tirana Factoring & Lease zotëron mbi 60% të tregut

Mbështetur në statistikat e Bankës së Shqipërisë, në fund të vitit 2020, tregu i faktoringut kishte një tepricë portofoli prej 520 milionë lekësh, ose rreth 4.2 milionë euro. Duke kryqëzuar të dhënat me pasqyrat financiare të subjekteve, rezulton se subjekti që zotëron pjesën dominuese të portofolit është Tirana Factoring & Lease, me një shumë prej 328 milionë lekësh, ose sa 63% e totalit të tregut. Tirana Factoring & Lease raportoi një zmadhim të portofolit me rreth 13% krahasuar me vitin 2019.

Subjekti i dytë më i madh rezulton Crimson Finance Fund Albania, me një portofol faktoringu prej 125 milionë lekësh, vlerë që i jep rreth 24% të tregut të këtij produkti. Për vitin 2020, portofoli i faktoringut të Crimson Finance Fund Albania pësoi rënie me 11% krahasuar me një vit më parë.

Subjekti i tretë është Omnifactor, me një portofol prej 40 milionë lekësh, ose rreth 8% të tregut. Omnifactor shënoi rritje të ndjeshme vitin e kaluar, duke e zmadhuar portofolin e faktoringut me afërsisht 60%.

Fitimet u rritën në 2020

Performanca financiare e kompanive me aktivitet domethënës të faktoringut, vitin e kaluar, ka qenë pozitive. Tirana Factoring & Lease raportoi një fitim para tatimit në vlerën e 42 milionë lekëve, në rritje me 40% krahasuar me një vit më parë.

Edhe Crimson Finance Fund Albania raportoi një rezultat financiar në përmirësim. Fitimi para tatimit kishte vlerën e 8.1 milionë lekëve, ndërsa në vitin 2019, pësoi humbje në vlerën e rreth 1.9 milionë lekëve.

Edhe Omnifactor për 2020 shënoi fitim në rritje. Rezultati para tatimit arriti vlerën e 1.9 milionë lekëve, nga 0.7 milionë lekë që kishte qenë fitimi i vitit 2019. Megjithatë, të paktën për Tirana Factoring & Lease dhe Crimson Finance Fund Albania, rezultati nuk është gjeneruar vetëm nga aktiviteti i faktoringut, por edhe nga produkte të tjera, kryesisht qira financiare.

Marre nga MONITOR

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

ekonomi ekonomi faktoring faktoring

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës