LIVE UPDATES
Aktualitet

Fajësohet viktima pas aksidentit. IML të njëjtin kampion gjaku e nxjerr me tri vlera të…

30 Mars 2022, 20:10 Nga DOSJA
Fajësohet viktima pas aksidentit. IML të njëjtin kampion gjaku e

ELBASAN- Një e moshuar nga Elbasani ankohet në emisionin Fiks Fare se drejtësia ka nxjerr fajtor djalin e saj, pasi ka humbur jetën në një aksident. Gruaja u tregon gazetarëve të Fiksit se 7 vite më parë, djali i saj Gjergji Panxhi 33 vjeç ka mbetur viktimë e një aksidenti. Ai ishte duke udhëtuar me motorr bashkë me kushëririn, kur janë përplasur nga një kamioçinë e cila po hynte në ambientet e OSHEE-së.

Gruaja e moshuar me lot në sy rrëfen se fajtor për këtë aksident nuk ka qenë djali i saj, por sipas hetimeve të kryera nga prokurori Platin Aliçka rezulton po. Zonja nuk ka besim tek drejtësia shqiptare ndaj dhe kërkon ndihmën e Fiks Fare, pasi mendon se prokurori nuk ka hetuar fare.

Gazetarët e Fiksit takojnë ekspertin Gëzim Hoxha që është edhe President i Shoqatës në Ndihmë të të Aksidentuarve. Eksperti rindërton skemën e vendit ku ka ndodhur aksidenti. Njëkohësisht ai sqaron për Fiksin se duke u bazuar nga akti i ekspertimit, fajtor për aksidentin është drejtuesi i kamionçinës dhe jo viktima.

Sipas ekspertit kamionçina i ka prerë gabimisht rrugën motorrit me të cilin udhëtonte viktima. Duke shkelur nenin 152 të kodit rrugor. Gazetarët e Fiksit në vendngjarje takojnë dhe një dëshmitar që është thirrur në kohën kur ka ndodhur aksidenti nga prokuroria për të dëshmuar rreth ngjarjes. Ai tregon se kamionçina dhe motori po ecnin paralel ku me sy të lirë dallohej se shpejtësia e motorit ishte më e ulët se e kamionçinë.

Gjithashtu dëshmitari rrëfen se viktima ishte i shtrirë në pikën ku edhe eksperti e kishte vendosur përgjatë ngritjes së skemës së aksidentit, por policia u vonua shumë për të arritur në vendin e ngjarjes. Gazetarët takojnë edhe avokatin e çështjes . Duke treguar për Fiksin se sipas tij viktima nuk është fajtor pavarësisht se të gjitha shkallët e gjyqësorit kanë dhenë vendime kundër, avokati Ilia Gugu thotë se lëvizja e fundit mbetet rekursi në Gjykatën e Lartë.

Ndërkohë nga aktet e ndryshme të ekspertimit avokati nxjerr edhe një tjetër detaj. Në fotot e bëra në vendin e ngjarjes tregohet se kamioçina nuk ka pasur pasqyrë në krahun e pasagjerit ku dhe u përplasë me motorrin. Në aktet e ekspertimit thuhet e kundërta, se pasqyra është gjetur e varur nga grupi i hetimit në vendngjarje.Po ashtu në një akt ekspertimi thuhet se kamioçina ka shkelur nenin 152 të kodit rrugor, por në vendimin e prokurorisë kjo nuk përmendet.

Në dosjen që siguroi Fiks Fare zbuloi se ekzistojnë tre norma alkooli në gjak për viktimën. Në fillim pas analizave të kryera në Institutin e Mjekësisë Ligjore, viktima ka rezultuar me 0 gr/l alkool në gjak. Pas disa ditësh e njëjta mjeke përsërit analizat e përqindjes së alkoolit në gjakun e viktimës, me arsyetimin se norma e parë është e gabuar për shkak të një problemi që kanë pasur me aparatin që mat normën. Në analizat e dyta, niveli i alkoolit në gjakun e viktimës ka dalë 1.282 gr/l .

E gjendur përpara 2 normave të ndryshme, prokuroria vendosi ripërsëritjen e kësaj analize me kampionin e gjakut që ndodhej në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në analizën e tretë të të njëjtit kampion gjaku, niveli i përqindjes së alkoolit në gjak u rrit. Kësaj here rezultoi se përqindja e alkoolit në gjak ishte 1.364gr/l Pra për të njëjtin kampion gjaku, analizat e kryera në të njëjtin laborator, dolën me 3 vlera teë ndryshme të pranisë së alkoolit , ku viktima dilte çdo herë e më shumë i alkoolizuar.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan ilia gugu platin aliçka elbasan ilia gugu platin aliçka

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet