Viktima e tretë për sot! Gjen vdekjen në spital 33-vjeçari në Elbasan, Policia: Qëlloi veten me thikë në zemër
Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër version: Hajdari e qëlloi veten me thikë në zem&...
Vrasja e 33-vjeçarit në Elbasan, Policia nxjerr një tjetër version: Hajdari e qëlloi veten me thikë në zem&...
Zbulohen identitetet e viktimave, kush u vra brenda lokalit në Kavajë 29 Mars, 19:31 Thellohet bilanci në Kavaj...
Lajçak vizitë në Berlin e Londër, bisedime për dialogun Kosovë-Serbi 29 Mars, 18:00 'Nuk do t&...
Sulmi ndaj Top Channel, gazetarja: ‘Range Rover’-i pësoi defekt dhe i la në mes të rrugës, pjesa përpara s&...
Para pak ditësh emisioni Fiks Fare transmetoi problemin e banorëve në Spitallë të Durrësit, të cilët ankoheshin për fabrikën e konservimit të peshkut, që shkakton ndotje.
Fiksi solli pamje të ujit të ndotur në sipërfaqe në mes të lagjes edhe pse Inspektoriati i Mjedisit e kishte pezulluar, por prokuroria kishte mbyllur çështjen, duke dalë në përfundimin se nuk kishte ndotje edhe pse nuk kishin bërë asnjë analizë për ujin.
Menjëherë pas transmetimit reagoi Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Drejtoresha Ekzekutive, Erida Skendaj tha se ato njihen me këtë problematikë kanë hartuar dhe një raport, por asgjë nuk është përmirësuar. Ajo tregoi se do ribëjnë një vëzhgim në terren dhe t’ju ridrejtohen institucioneve të cilat deri tani kanë luajtur ping pong me banorët.
“Kërkojmë që të merret seriozisht shqetësimi i banorëve , pasi institucionet janë përgjegjëse për atë situatë” thotë znj. Skendaj.
Gazetarët e Fiksit shkuan edhe pranë Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave në Durrës, përgjegjësi i mjedisit tha për Fiksin se subjekti ka marrë masa pas trasmetimit të kronikës në Fiks Fare.
“Fabrika ka vendosur një pajisje për filtrimin e ujërave ndaj ne kemi lënë që ai të punojë” shprehet përgjegjësi i inspektoriatit, po kur gazetarët e pyesin se a bëhet vërtetë filtrimi, i zënë ngushtë ai harron çfarë kishte thënë pak më parë duke u shprehur se inspektoriati e ka pezulluar. Gjithashtu përgjegjësi i këtij institucioni pranoi se nuk kanë asnjë procesverbal inspektimi në këtë subjekt. ” Ne nuk e dimë që punon, ju po thoni punon, na e faktoni” iu drejtua përgjegjësi.
Ndërkohë pronari i këtij subjekti menjëherë pas transmetimit të kronikës, u kërkoi gazetarëve të Fiksit që të shkonin në subjekt. Ai tregoi se ka blerë pajisjet dhe do bëjë ndërhyrjen sapo të marrë lejen nga bashkia.
“Ky problem do zgjidhet dhe me këtë tubacion që unë vetë kam blerë do shërbejë edhe për ujërat e zeza të tjera që derdhen në këtë kanal”, tha z.Mata.
Marrë nga Top Channel
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHQIPËRI– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka parashikuar motin për fundjavën. Ditën e sotme nuk priten reshje shiu, ndërsa temperat...
FIER- Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur sot në mbrëmje në Fier. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja është shënuar rreth orës 20:00, ...
TIRANË- Media në Shqipëri po kalon kohëra të vështira financiare pas rrudhjes së tregut të reklamave vit pas viti. E megjithatë ai vazhdon të mbijetojë.Një...
ELBASAN- Një grua është gjetur e vdekur sot në hekurudhën që lidh qytetin e Elbasanit me atë të Peqinit. Sipas një njoftimi nga Policia mësohet se gruaja që ësh...
TIRANË- Skema e zgjedhjes së Prokurores së Përkohshme (e cila u bë një vit e gjysëm në detyrë), Arta Marku po tenton të thellohet në mënyrë skandaloze edhe...
KLOS– Moti i keq ka shkaktuar vdekjen e 28 krerëve dhi. Dosja.al mëson se ngjarja ka ndodhur në Klos në Njësinë Administrative Xibër.Teksa një çoban me i...
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjeti një mënyrë diplomatike për t’ju përgjigjur letrës së presidentit që kërkoi informacion mbi vakancat në Gjykatën e Lartë. E ndërs...
AZERBAXHAN- Komiteti i Trashëgimisë sot në Baku merr vendimin që Liqeni i Ohrit, të trajtohet njësoj dhe të menaxhohet si një i tërë, si pasuri botërore e UNESC...
TEPELENË– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në aksin Tepelenë-Memaliaj.Dosja.al mëson...
DIBËR- Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se sulmoi KZAZ-në nr.19 në Dibër mbrëmjen e 28 qershorit, ku gjatë zjarrit u dogjën ...