LIVE UPDATES
Bota

Evropa nën ethet e varianit Omicron, mbyllen Belgjika, Spanja, Gjermania e Finlanda

23 Dhjetor 2021, 07:52 Nga DOSJA
Evropa nën ethet e varianit Omicron, mbyllen Belgjika, Spanja, Gjermania e

EVROPË – Disa shtete të Evropës janë duke u përballur me një numër të rritje të rasteve të reja me varianin e ri të Covid, Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën e Jugut. Kjo është arsyeja se përse disa vende kanë filluar rikthimin e kufizimeve antiCOVID duke marrë masa që nata e vitit të ri të jetë e qetë.

Disa shtete kanë ndërmarrë hapa kundrejt të pavaksinuarve, ndërkohë që programe po zhvillohen gjithashtu në disa vende të tjera për të vaksinuar edhe fëmijët e vegjël.

Belgjika

Belgjika do të mbyllë kinematë, teatrot dhe aktivitetet e tjera në ambiente të mbyllura. Muzetë, bibliotekat dhe qendrat e fitnesit do të mund të qëndrojnë të hapura. Qeveria belge po u kërkon gjithashtu njerëzve që të testohen përpara festave. Ndërkohë, mijëra qytetarë protestuan në Bruksel të dielën (19 dhjetor) kundër masave të qeverisë duke përfshirë punonjësit e kujdesit shëndetësor që do të duhet të vaksinohen nga prilli ose rrezikojnë të humbasin punën e tyre. Infeksionet kanë qenë në rënie kohët e fundit, por varianti i ri i COVID tashmë përfaqëson 27% të rasteve të reja në vend, thanë autoritetet.

Spanja

Spanja do ta bëjë të detyrueshme edhe njëherë vënien e maskave në ambiente të jashtme. Vendi raportoi infeksione rekord me COVID-19 ndërsa varianti Omicron përhapet. Kryeministri Pedro Sanchez ofroi gjithashtu vendosjen e forcave të armatosura për të ndihmuar rajonet të rrisin vaksinimet. Sánchez tha se ai synon 80% të grupmoshës 60-69 që të ketë marrë dozzë përforcuese deri në fund të javës së ardhshme. Autoritetet në Katalonjë, një nga rajonet më të populluara të vendit, njoftuan të hënën se do të vendosin kufizime që përfshijnë një shtetrrethim në orën 1 të mëngjesit, mbylljen e jetës së natës. Disa rajone kanë vendosur gjithashtu masa më të rrepta për të pavaksinuarit përpara sezonit të Krishtlindjeve, duke zgjeruar përdorimin e certifikatës së COVID-19 për të hyrë në vende publike si bare dhe restorante. Më shumë se 80% e popullsisë spanjolle tashmë është imunizuar, por frika e variantit Omicron ka shkaktuar një nxitje vaksinimi

Gjermania

Gjermania do të kufizojë tubimet private në 10 persona dhe do të mbyllë klubet e natës përpara vitit të ri pasi vendi përballet me një “valë të pestë masive” të COVID-19 për shkak të omicron. Ngjarjet e mëdha si ndeshjet e futbollit do të zhvillohen pa audiencë si pjesë e kufizimeve të reja që do të hyjnë në fuqi më 28 dhjetor. Kufizimet tashmë të vendosura synojnë kryesisht të pavaksinuarit, me prova të vaksinimit ose rikuperimit që kërkohet për të hyrë në dyqanet jo thelbësore, ndër të tjera. Që nga e diela, turistët në Mbretërinë e Bashkuar janë të ndaluar nga Gjermania. Qendra kombëtare e kontrollit të sëmundjeve të vendit, Instituti Robert Koch, shtoi Mbretërinë e Bashkuar në listën e saj të “zonave të varianteve të virusit”. Kjo do të thotë se kushdo që udhëton nga Britania e Madhe në Gjermani duhet të paraqesë një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë dhe të hyjë në një karantinë të detyrueshme për 14 ditë, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit.

Finlanda

Qeveria në Helsinki forcoi masat kufizuese kundër koronavirusit duke përjashtuar mundësinë për të festuar Vitin e Ri në lokale. Që nga Krishtlindjet, lokalet do të mbyllen në orën 22:00, dhe nga 28 dhjetori në orën 18:00 në rastin e lokaleve dhe në 20:00 në rastin e restoranteve. Alkooli do të shërbehet vetëm deri në orën 17:00. Baret dhe klubet e natës mund të mbushin vetëm gjysmën e kapacitetit, restorantet të paktën deri në 75 për qind.Këto dhe masa të tjera u njoftuan të martën vonë në mbrëmje pas negociatave të gjata nga kryeministrja Sanna Marin. Kjo masë vlen deri në mes të janarit. Përmes masave kufizuese, finlandezët duan të ngadalësojnë përhapjen e koronavirusit dhe të fitojnë kohë për të qenë në gjendje për të administruar sa më shumë vaksina përforcuese kundër Covid-19.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota belgjike finlandë gjermani omicron spanje belgjike finlandë gjermani omicron spanje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet