Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRËS– Aktivistja Evi Kokalari ka lëshuar akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha për të cilin deklaroi se praktikisht e ka ‘shitur’ liderin historik të Partisë Demokrarike, Sali Berisha, në këmbim të mbylljes së dosjes së lobingut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E ndodhur krah Berishës në foltoren e mbajtur sot me demokratët e Durrësit, Kokalari tha se Bashës iu zbulua historia e lobingut përmes një kompanie ruse në SHBA dhe se iu anulua viza për dy apo tr evite, por që tashmë kjo dosje është e mbyllur me kushtin e përjashtimit të Berishës.
Kokalari shtoi se ajo vetë do të kontrollojë nëse kjo gjë është e vërtetë, pra nëse Basha ka të drejtë të udhëtojë sërish drejt SHBA-ve dhe do ta çojë këtë çështje në Kongres.
Fjala e Kokalarit:
Dua të flas pak për dosjen e Lul Bashës që ka ekzistuar në Amerikë dhe në Shqipëri. Them pak sepse s’dua të shkoj shumë në detaje, por është një dosje dhe secili nga ju mund të shkoni tek ‘fara’, agjencia ku regjistrohen agjentët e huaj, quhet kështu por në fakt janë grupet lobiste që prezantojnë qeveritë e huaja në Amerikë dhe këtu nuk ka asgjë të keqe sepse çdo shtet kur vjen një administratë e re në Shtëpinë e Bardhë kanë për detyrë që të paguajnë njerëz që të ndërtojnë relacione me njerëzit që janë në Shtëpinë e Bardhë, në Deparatmentin Amerikan të Shtetit, etj, dhe nuk ka asgjë të keqe deri këtu. Por ka shumë rregulla. Ka shumë rregulla të rrepta në mënyrën se si bëhen këto gjëra në Amerikë. Këtu është çështja ku Lulzim Basha u ngatërrua me veten, se po të ishte pak me tepër i zgjuar nuk do fshihte fondet që ai po sillte nga Shqipëria për të paguar individët në Amerikë për të lobuar për Lulzim Bashën. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, çfarë më ka bërë mua përshtypje është që brenda 3-4 muajsh PD ka paguar 750 mijë dollarë për të lobuar në Amerikë. T’ju them të drejtën është shumë, se çdo familje e thjeshtë punon shumë gjatë për të bërë 25% e asaj shumë, thjesht po e shpejgoj që të kuptoni se sa shume e madhe është edhe me standartet e SHBA-së.
Problemi tjetër është që një pjesë e këtyre parave se Basha nuk donte që të merrje vesh kjo gjë dhe përdori një kompani ruse, e cila bëri një kontratë me firmën e lobimit sikur po bënin një konsulentë për organizata shqiptare që do investonin në Shqipëri dhe kjo është ilegale në Amerikë. Fillimisht kjo nuk doli por kompania që përdori Lulzim Basha në Amerikë pati disa probleme me ligjin dhe drejtuesi, Nik Mazi e deklaroi dhe atë pjesë të parave që e mori nëpërmjet kompanisë ruse. Këtu nisën problemet. Bashës iu hoq e drejta e vizës për 2-3 vite dhe në këtë moment kjo dosje është mbyllur me kushtin që ai që të nxirrte Sali Berishën nga grupi parlamentar. Pse e them këtë? Sepse do kthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarë të tjerë do kontrollojmë nëse Lul Basha guxon të shkojë në Amerikë dhe shohim që ai ka marrë vizë, ne do e bëjmë problem dhe dosjen do ta çojmë në kongres. Lulzim Basha nuk mundi të shpëtojë veten, por i hapi gropën vetes se asnjë nuk do e braktisë Berishën.
(F.m/Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Aktivistja Evi Kokalari ka akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha se e ka përjashtuar ish-kryeministrin Sali Berisha nga grupi parlamentar i Par...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbardhur një bisedë që ka zhvilluar me një student, e cila mendonte se kishte fituar ulëse në Këshillin Komb...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se ku ka gabuar me menaxhimin e çështjeve brenda Partisë Demokratike, pasi humbën zgjedhjet n...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kryeministritn Edi Rama një person që ka dëshmuar një pasion të shfrenuar për hekurat.I pranishëm...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndjesë nga Durrësit duke pranuar se një pjesë të madhe të fajit që kryeministrit Edi Rama vijon ende...
DURRËS– Çuditërisht një qytetar që deklaroi vetë se zyrtarisht rezulton në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, ishte sot i pranishëm në takimin...
DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se projekti për transformimin e Portit të Durrësit është një aferë e përbashkët mes kryeministrit ...
DURRËS– Një vajzë është shprehur nga Durrësi se edhe pse nuk jeton në qytetin bregdetar, ka shkuar aty vetëm për të par ëish-kryeministrin Sali Beris...
TIRANË– Partia Demokratike ka përgënjeshtruar deklaratën e aktivistes Evi Kokalari, e cila tha në takimin e radhës s ëish-kryeministrit Sali Bersha n...
DURRËS- Qytetarë të shumtë që janë mbledhur në Durrës për “Foltorën për PD-në”, janë shprehur se janë mbeshtetës të demokracisë dhe të drejtës....