LIVE UPDATES
Bota

Eurozona lufton të krijojë marrëveshje për krizën ekonomike

6 Prill 2020, 11:16 Nga DOSJA
Eurozona lufton të krijojë marrëveshje për krizën

BRUKSEL– Ministrat e Financave do të mbajnë një mbledhje pasditen e së martës, ku mësohet se ata do të përpiqen të bien dakord për një paketë emergjente për rimëkëmbjen, për bizneset dhe individët nga virusi.

Ky plan me tre drejtime, i përqendruar në Mekanizmin e Stabilitetit Europian, Bankën Europiane të Investimeve dhe një skemë të re të risigurimit të papunësisë të Komisionit Europian, arrin në rreth gjysmë trilionë euro. Por fati i paketës është i paqartë pasi Italia, Spanja, Franca dhe aleatët e tyre kërkojnë masa shtesë afatgjata që përfshijnë emetimin e përbashkët të një borxhi publik shtesë për të financuar shpenzimet pas koronavirusit. Masa e propozuar prej tyre për borxhin e përbashkët ka ringjallur një ndarje mes veriut dhe jugut në Europë  ku sakaq Gjermania dhe aleatët e saj veriorë  vijojnë të rezistojnë.

Mario Centeno, presidenti i Eurogroup, paralajmëroi ministrat gjatë fundjavës të mos lejojnë mosmarrëveshjet që të rrezikojnë paketën e detajuar të shpëtimit që tashmë gjendet në tryezë. Gjithashtu ai u përpoq të fitonte në qasjen e tij tek vendet e  Europës Jugore duke thënë se do të përshpejtonte debatin për instrumentet e ardhshme të përbashkëta për rindërtimin ekonomik pas koronës.

‘Ne me siguri kemi nevojë për para të freskëta pas kësaj periudhe për të krijua një plan rimëkëmbjeje.’- tha ai.

Eurogrupi synon të mbështesë një raport me propozime që liderët e BE duhet ti marrin në konsideratë për ti diskutura në mbledhjen e tyre virtuale të ardhshme më vonë këtë muaj. Disa nga temat kryesore që ministrat do të diskutojnë nesër:

1. Zbatimi i Mekanizmit Europian të Stabilitetit

BE dhe zyrtarë të minsitrisë së financave kanë punuar se si të zhbllokojnë fuqinë e huadhënies së Mekanizmit Evropian të Stabilitetit, fondi sovran i shpëtimit të zonës së euros. Plani është për një linjë kredie ESM prej 240 mld euro, e hapur për të gjitha vendet. Por ESM u krijua në vitin 2012, gjatë krizës europiane të borxhit, kur Gjermania dhe të tjerët këmbëngulën që Greqia dhe vendet e tjera të shkatërruara ekonomikisht të regjistroheshin në kushte të vështira, siç janë objektivat fiskal dhe programet e reformës ekonomike, në këmbim të mbështetjes së eurozonës.

Ndërkohë Klaus Regling, drejtori menaxhues i ESM, ka punuar mbi propozimet për të rregulluar kushtet e bashkangjitura në Linjën e Kredisë, një formë e mbështetjes financiare paraprake që ndalon kur përfundon shpëtimi. Kërkesa kryesore do të ishte që paratë të përdoren për të mbuluar shpenzimet e sektorit shëndetësor ose për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë. Dhe do të ketë një angazhim për të respektuar kornizën e mbikëqyrjes së BE-së për buxhetet kombëtare,  që është një detyrim për të gjitha vendet anëtare të BE-së në çdo rast.

Euroskeptikët në Itali kanë demonizuar ESM, duke thënë se çdo hua nga mekanizmi do të pasonte në mënyrë të pashmangshme me kërkesa të ashpra për reforma. Italia dhe aleatët e saj do të duan të regjistrohen në një paketë përfshirë ESM, vetëm nëse ministrat aspirojnë edhe perspektivën e një emetimi më të madh të borxhit të përbashkët gjatë rrugës.

2.Nxitja e huazimit të Bankës Europiane të Investimeve

Huadhënësi me bazë në Luksemburg ka propozuar tashmë një plan për të mobilizuar deri në 40 miliardë euro financim, i cili do të përdoret për kredi të ndryshme dhe masa të tjera që synojnë të dëmtojnë ndikimin e bllokimeve në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Shtetet anëtare po diskutojnë gjithashtu një fond garancie Europiane prej 25 miliardë eurosh.

3. Risigurimi i papunësisë në BE

KE ka propozuar një instrument të quajtur SURE që do të sigurojë kredi për ekonomitë që përballen me një rritje të papritur dhe të rëndë të shpenzimeve për skemat e punës në një kohë të shkurtër, siç janë ato të modeluara në programin Kurzarbeit të Gjermanisë. Idea konsiston në komisionin që të prek tregjet e kapitalit dhe të mbledhë 100 miliardë euro kredi, mbështetur pjesërisht tek garancitë nga vendet anëtare.

Ndërkohë sigurimi i garancive do të kërkonte blerje nga një numër i përfaqësive të parlamenteve të vendeve anëtare, që mund të ngadalësojë procesin e ngritjes dhe funksionimit të tij. Disa shtete anëtare veriore mbeten dyshuese për planin, duke pasur parasysh kundërshtimin e tyre tradicional ndaj projekteve të reja europiane që synojnë transferimin e burimeve buxhetore diku tjetër.

4. Planifikimi i rindërtimit ekonomik

3  elementët e paketës janë përqendruar në zbutjen e urgjencës aktuale, por kryeqytetet e BE-së janë përqendruar gjithnjë e më shumë në ato që vijnë më pas. Pyetja parësore është sesi qeveritë mund të fillojnë të ringrenë ekonomitë e tyre përmes masave stimuluese përfshirë projekte të mëdha investimesh publike, ndërsa financojnë shpenzimet e tyre përmes huamarrjes publike në normat më të ulëta të mundshme. Një pjesë e përgjigjes do të jetë një rishikim i buxhetit të ardhshëm 7-vjeçar të BE-së për të rialokuar shpenzimet për investime, por disa shtete thonë se kjo vetëm nuk do të mjaftojë.

Në këtë rast lind idea e emetimit të borxhit të përbashkët. Mes 9 shteteve anëtare duke përfshirë Francën, Italinë dhe Spanjën kanë propozuar hedhjen në treg të coronabonds, që do të shiten nga një institucion europian me mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare dhe përdoren për të financuar programet e shpenzimeve në shtetet anëtare individuale.

Një javë më parë qeveria franceze i shtoi ‘pak dhjam’ tek ideja me një letër që argumentonte në favor të një fondi të përbashkët të jashtëzakonshëm dhe të përkohshëm që do t’i ndihmonte vendet të nisin rikuperimin. Ky koncept i emetimit të borxhit kolektiv mbetet mjaft i diskutueshëm në një zinxhir vendesh anëtare të Europës veriore. Zyrtarët kanë luftuar gjatë ditëve të fundit për të gjetur një mënyrë për të bërë ndarjen midis dy kampeve përpara takimit të nesërm.

Burimi: Financial Times

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bashkimi europian kriza e covid-19 marrëveshje për krizën ekonomike ministrat e financave bashkimi europian kriza e covid-19 marrëveshje për krizën ekonomike ministrat e financave

Sondazh

Poll
Bota 6 Prill 2020, 09:13

ITALI– Merren masa të reja, akoma më strikte për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në Itali, i cili është një nga vendet më të prekura në botë. Sipas med...

Bota 6 Prill 2020, 07:33

COVID-19/ Shkon në 3 numri i viktimave në Kosovë

Kosovë- Mëngjesin e sotëm dy persona kanë humbur jetën në Kosovë, pasi u infektuan me COVID-19.  Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, e...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet