LIVE UPDATES
Bota

Europa e ngërthyer nga Corona, 12 shtetet ku koronavirusi po bën “kërdinë”

25 Tetor 2020, 09:11 Nga DOSJA

EUROPË- Në fillim ishte kancelarja Merkel që u shpreh për një reduktim në minimum të kontakteve dhe heqjen dorë nga udhëtimet, e pas kësaj u bë i ditur lajmi, se ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn është infektuar me Corona. Më 23 tetor Instituti Robert Koch bëri të ditur se janë kaluar më shumë se 11.000 infektime në 24 orë. Në vende të tjera situata është më e rënduar.

Holanda

Me një përqindje infeksionesh me 596 persona për 100.000 banorë në 14 ditët e fundit, Holanda renditet pas Çekisë me 1066 raste për 100.000 banorë dhe Belgjikës, 932 raste për 100.000 banorë. Për shkak të rritjes kaq të madhe të infektimeve, qeveria holandeze ka vendosur një lockdown të pjesshëm më 14 tetor. Lokalet, kafenetë dhe restorantet janë mbyllur, nga ora 20:00 nuk lejohet më të ofrohet alkool, kurse në shtëpi nuk lejohet të ftohen më shumë se 3 vetë. Metrotë dhe autobusët përdoren vetëm në raste emergjence. Më 27 tetor vendoset për masa të tjera.

Suedia

Qeveria e këtij vendi ka vendosur për qytetin e katërt më të madh, Uppsala kufizime të forta. Deri më 3 nëntor banorët as nuk lejohet të organizojnë festa dhe dhe as të marrin pjesë në to. Kontaktet me njerëz të tjerë duhet të mënjanohen dhe transporti publik të mos përdoret. Epidemiologu suedez, Anders Tegnell u shpreh se nuk e përjashton që kufizimet të vendosen në pjesë të tjera të vendit. Aktualisht numri i infektimeve të reja ditore është rritur mbi 5000.

Portugalia

Edhe ky vend shënon rritje të mëdha të infektimeve të reja. Në fillim të muajit më 5 tetor u regjistruan 734 raste, në 22 tetor 3270. Që nga 14 tetori vendi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, kurse më 23 tetor ka pasur kufizime të reja në rajonet veriore të vendit. Në këtë vend u vendos 2 nëntori si ditë përkujtimore për 2000 viktimat e Coronës. Gjurmimi digjital do të zgjerohet, kurse aplikacioni „Stay away Covid” do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë.

Belgjikë

Në tetor u rrit tej mase numri i infektimeve në Belgjikë. Ky vend me treguesin 14 ditor të infektimeve prej 932 rastesh në 100.000 banorë konsiderohet si një nga rajonet më të prekura në Europë. Ministri belg i Shëndetësisë, Frank Vandenbroucke e sheh vendin „pak para një cunami”. Pandemia ka kushtuar deri më tani rreth 10.000 jetë njerëzish në Belgjikë. Numri ditor i infektimeve nga 1-22 tetor u rrit nga 1300 në 13.200 raste.

Çeki

Edhe më e tensionuar është gjendja në Çeki. Që nga 5 tetori në këtë vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në vendin me 10,7 milionë banorë. Sipas të dhënave të ECDC numri i infektimeve është rritur 1066 raste për 100.000 banorë, vlera më e lartë në të gjithë Europën brenda 14 ditësh. Nga e enjtja janë hapur vetëm supermarketet dhe farmacitë. Qeveria ka urdhëruar që qytetarët të kufizojnë maksimalisht kontaktet.

Frankreich I Erneuter Lockdown in Paris (Elko Hirsch/lmago lmages)Lockdown sërish në Paris

Franca

Në Francë shënohet një rekord i ri i numrit të infektimeve. Të enjten u shënuan 41.000 raste infektimesh, 15.000 më shumë se një ditë më parë, dhe të premten u kalua numri i përgjithshëm i 1 milionë infektimeve. Qeveria ka vendosur ndalimqarkullimin nga ora 21:00-06:00 të mëngjesit në Paris dhe disa qytete të tjera. Nga kufizimet janë prekur më shumë se dy e treta e francezëve, rreth 46 milionë vetë.

Spanja

Në Spanjë këtë javë numri i infektimeve kaloi 3 milionë vetët. Nga 13-22 tetor u trefishua numri i infektimeve nga 7100 në 21.000 raste. Megjithatë miri fund në Madrid mbyllja e përgjithshme e vendosur deri më 23 tetor, aktualisht synohet që të izolohen vetem lagjet më të prekura nga virusi.

Belgien Lüttich | Coronavirus: Universitätskrankenhaus (Kenzo Tribouillard/AFP)Belgjika para cunamit, thotë ministri belg i Shëndetësisë Vandenbroucke

Polonia

Edhe ky vend renditet në trendin negativ të rritjes së infektimeve. Nga 19-22 tetor numri i infektimeve të reja në ditë u rrit nga 7400 në 12.000 raste. Në një kohë që fazën e parë të pandemisë, për shkak të një mbylljeje të shpejtë, vendi e përballoi mirë. Qeveria po e kthen stadiumin kombëtar në Varshavë në spital të Coronës për shkak të numrit të infektimeve. Deri në fund të kësaj jave aty do të jenë gati 500 shtretër për pacientët Covi dhe 50 shtretër intensivë. Nga 18 tetori janë vendosur kufizime të kontakteve. Të shtunën u bë e ditur se presidenti Andrzej Duda është infektuar me Corona.

Austri, Zvicër, Luksemburg dhe Danimarkë

Edhe fqinjët e Gjermanisë shënojnë shifra të larta infektimesh. Më mirë është gjendja në Danimarkë, që ka një tregues 14 ditor 113 raste për 100.000 banorë. Luksemburgu konsiderohet një vatër e pandemisë me 507 raste për 100.000 banorë. Edhe në Austri shifrat janë rritur me mbi 2000 infektime në ditë. Më e rrezikuar paraqitet gjendja në Zvicër. Gazeta ditore “Südostschweiz” nga Chur bën një prognozë të errët: Zvicra kaq e organizuar dhe e pasur mund të kthehet në një vatër ndërkombëtare të pandemisë. Mesatarja javore shënon një rritje të infektimeve me 112%.

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne gjermani përhapja e covid në europë koronavirusi ne gjermani përhapja e covid në europë

Sondazh

Poll
Bota 25 Tetor 2020, 07:49

Shefi i stafit të Pence infektohet me Covid-19

SHBA– Shefi i stafit të Zëvendës Presidentit Amerikan Mike Pence, Mark Short, ka rezultuar pozitiv me kroonavirus.Mediat vendase, bëjnë me dije se Pence d...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet