Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Sport
“Euro2020” / Mancini me dhembje koke, nuk di kë të fusë dhe kë të lejë jashtë
26 Qershor 2021, 05:14Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
ANGLI – “Wembley” është gati të “ndizet”për Itali-Austri. “Euro2020” nga sot hyn në fazën më të nxehtë, atë të “knock-out”-it, me një eliminim mizor, por emocionues në sfidë të vetme. Roberto Mancini, trajner i Italisë, në konferencën për shtyp për këtë takim, u shpreh:
“Të luash në “Wembley” është kënaqësi. Ka lojtarë që nuk luajnë kurrë atje. Kur luan futboll, dëshiron të luash në stadiume si ky. Jam i sigurt që djemtë do të luajnë mirë. Do të luajmë para 25 mijë spektatorëve, atmosfera është krejt tjetër. Diçka e veçantë u krijua në Romë, por ky është një Europian udhëtues. “Wembley” është një stadium fantastik”.
Por gjatë fjalëve të tij, trajneri “azzurr” Roberto Mancini, u shpreh e ka mjaft të vështirë të përzgjedhë formacionin titullar, pasi të gjithë lojtarët janë në formë dhe duan të luajnë.
“Lojtarët e mi më kanë futur në telashe me ndeshjet që kanë zhvilluar. Është një kënaqësi për mua që duhet të zgjedh mes lojtarëve të shkëlqyer dhe të qetë mendërisht. Do të vendos 11 vetë në fushë, por të tjerët do të jenë aty, të gatshëm për të hyrë dhe për të ndryshuar lojën. Duhet të jemi me fat”.
Megjithatë, trajneri i Italisë në përfundim të konferencës, tregon respekt për Austrinë, teksa tha: “Do të na duhet të zhvillojmë një ndeshje të shkëlqyer. Austria ka cilësi dhe është agresive.”
Sonte, në orën 21:00, në “Wembly” të Londrës, Italia do të përballet me Austrinë, në një ndeshje me sistem eliminimi, për të përcaktuar skuadrën e cila do të vazhdojë garën në fazën e çerekfinaleve të “Euro2020”.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN-Elbasan Arena qëllon fatsjellëse për Prishtinën. Pasi fituan ndeshjen e parë ndaj kampionëve të San Marinos, Folgore, këtë herë të besuarit e Zekerija R...
EUROPË-Italia, e cila fluturoi në raundin e 16-të të Euro 2020 të pamposhtur dhe me zero gol, nuk e bindi UEFA-n që në top-11 të fazës së grupeve të garës ...
BELGJIKË– Përfaqësuesja e Belgjikës ndodhet në Tubize ku nesër do të fluturojë për në Sevilla, Spanjë, për t’u përballur me Portugalinë në 1/8-tat e ...
EUROPË-Anthony Taylor është zgjedhur nga UEFA për të gjykuar takimin e ditës së shtunë ndërmjet Italisë dhe Ausritë për raundin e 1-16-tave, takim që do të...
ANGLI – “Euro2020” mes shumë risive, këtë viti për herë të parë ka implementuar edhe sistemin VAR. Një sistem, sa i kontestuar aq edhe i pranuar nga bota ...
EUROPË– Futbollistët e Portugalisë po përgatiten me humor të lartë për ndeshjen më të rëndësishme atë kundër Belgjikës. Cristiano Ronaldo si kapiten ...
FRANCE – Kjo është e vërtetë, madje edhe zyrtare. Por kontratën me Paris SG-në nuk e ka rinonuar Kylian, por vëllai i tij i vogël, Ethan Mbappe. Vëllai i yllit ...
EUROPË-EURO 2020 po mban miliona njerëz të “ngulur” përballë TV-së, ndërkohë që një pjesë kanë mundësinë t’i ndjekin ndeshjet edhe në stadiume.Ngjarjet që ...
ANGLI – Trajneri i ri i Romës, i ashtuquajturi “Special One”, portugezi Jose Mourinho ka komentuar kombëtaren e Italisë, një intervistë për ‘The Sun’, ku ...
ANGLI – Kapiteni i austriakëve, David Alaba, i cili u transferua nga Bayern Munchen për te Real Madrid si lojtar i lirë, ka folur për “Sky Sport Italia” në prag...