Politike

E PADËGJUAR/ Etilda Gjonaj dorëzon DRAFTIN: Ndalohen me ligj MEMET, 1 vit burg kush publikon pa leje imazhe

  • Nga u frymëzua ministrja e Drejtësisë për të vënë ‘burgun’ si dënim për krijuesit e memeve
  • Burg ose gjobë e majme për ata filmojnë në ambiente publike e private
  • Ndalohen me ligj MEMET! Rama MOHON gjithçka: Asnjë shans s’ka! Ku ta gjenim…
  • Duket se ministres Gjonaj nuk i pëlqejnë "Memet" e rrjetit të cilat deri më sot, kanë ndihmuar shqiptarët ti marrin me humor dhe sportivitet abuzimet që politika bën me ta.
    Featured image of article: E PADËGJUAR/ Etilda Gjonaj dorëzon DRAFTIN: Ndalohen me ligj MEMET, 1 vit burg kush publikon pa leje imazhe Etilda Gjonaj, ministre e Drejtesise dhe MEMET

    TIRANË- Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që ndalon montazhin e pamjeve të një personi pa pëlqimin e tij, ose siç njihen ndryshe në të gjithë botën “Meme”. Ky projekt që është hartuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj parashikon dënimin me deri në 1 vit burg të kujtdo që realizon këto montime.

    Konkretisht në nenin 238 të ligjit thuhet se:

    1. Publikimi në cdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
    2. Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.

    Zbërthimi i këtij ligji të mbiveshur me terminologji, është i thjeshtë. Qeveria ka në plan të kalojë në Kuvend në ligj, i cili do të dënojë me burg çdo njeri që guxon të bëjë meme në rrjet.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Duket se ministres Gjonaj nuk i pëlqejnë “Memet” e rrjetit të cilat deri më sot, kanë ndihmuar shqiptarët ti marrin me humor dhe sportivitet abuzimet që politika bën me ta. Pa argumentuar me asnjë arsye nevojën e këtij ligji, e pa ndarë ligjërisht faktin se a e shkel ky nen të drejtën dhe lirinë e shprehjes, qeveria do të bëjë një ligj, ku të gjithë krijuesit e meme-ve do të duhet të marrin leje tek kryeministri dhe ministrat, para se ti publikojnë, në të kundërt i pret dera e burgut.

    LEXO DRAFTIN E PLOTË KËTU: 

    Meme-shembull

    (F.g/dosja.al)

    Shto Koment