LIVE UPDATES
Politike

Lirimi i Dokles/ Gjonaj e ashpër me gjyqtaren Hoxha: Këmbanë alarmi për drejtësinë! Kam kërkuar shkarkim, ndjekje penale

17 Janar 2020, 11:13 Nga DOSJA
Lirimi i Dokles/ Gjonaj e ashpër me gjyqtaren Hoxha: Këmbanë

TIRANË– Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë në një deklaratë për mediat pas lirimit të dy personave të ‘rrezikshëm’ nga burgu. Në deklaratën e saj, Gjonaj ka dënuar vendimin e marrë nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila liroi të burgosurin përjetë Endrit Dokle, duke e cilësuar atë një këmbanë alarmi për drejtësinë.

Ministrja deklaroi se ka kërkuar pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares Enkeleda Hoxha për të nisur më pas procedurat për shkarkimin e saj dhe kalimin në sitën e Vettingut, duke risjellë edhe njëherë se të njëjtën masë për të kishte kërkuar edhe pas lirimit të Genc Tafilit (I dënuar për vrasje). Sipas ministres, ajo është ndeshur nga ILD-ja e asajkohe më heshtje dhe gjyqtarja ia hodhi me një masë disiplinore. Po ashtu nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i shërbimit të provës në Krujë, ndaj të cilit njëjtë si me gjyqtaren është depozituar ndjekje penale.

“I jam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra, si dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra si gjyqtar, me qëllim mostolerimin e asnjë vendimi të tillë, i cili sfidon haptazi procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë, dhe punën e përkushtuar të institucioneve të reja në këtë proces jetik për forcimin e shtetit të së drejtës. Njëkohësisht i kam kërkuar Institucionit të Prokurorisë, ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares, jo vetëm për ndëshkimin e vendimmarrjeve abuzive, por edhe për parandalimin e fenomeneve të tilla me pasoja të rënda në besimin e qytetarëve tek drejtësia,”-deklaroi Gjonaj. 

Në fund, Gjonaj paralajmëroi i kërkoi Kuvendit që të miratonte sa më shpejt ofensivën e paralajmëruar edhe kryeministri Edi Rama, për gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar KÇK (Kap ç’at kapësh).

“Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë dhe shpresoj miratoj, me urgjencë, në ditët e ardhshme propozimet e bëra nga qeveria në kuadrin e paketës së reformës në drejtësi për masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve (e ashtëquajtura paketa anti-KÇK), e cila, padyshim do t’u japë institucioneve te reja të drejtësisë, instrumenta të rinj efikas, për të reaguar ndaj kësaj kategorie gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët,duhet të përgjigjen penalisht për vendimet e tyre, dhe jo ta kenë vendin në sistemin e drejtësisë,”-shtoi në fund Gjonaj. Më pas, ministrja e Drejtësisë i është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve të pranishëm në konferencë. 

Pyetjet e gazetarëve: 

Pyetje: Keni kërkuar për hetim të çështjes, keni prova se Hoxha është e korruptuar?

Etilda Gjonaj: Kemi administruar një sërë dokumentash, përmbajnë fakte për shkelje penale.

Pyetje: A ka pasur ndonjë reagim asokohe pas lirimit të Genc Tafilit?

Etilda Gjonaj: Është kërkuar hetimi disiplinor nuk është marrë asnjë masë ndaj saj dhe çështja është lënë në heshtje.

Deklarata e plotë:

Ndaj me ju sot, shqetësimin e thellë timin dhe të qeverisë mbi vendimin skandaloz të gjyqtares së rrethit gjyqësor Krujë, Enkeleida Hoxha, për lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm, në thyerje flagrante të ligjit dhe të çdo norme funksionale të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë.  Lirimi në shkelje të ligjit, i të dënuarve me burgim të përjetshëm – fenomen gjithnjë e më i shpeshtë kohët e fundit – është një këmbanë alarmi, për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet drejtësia në këtë fazë tranzitore të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve, që evidenton edhe njëherë nevojën e thellë për këtë spastrim të radhëve të gjyqësorit. Ndjehem e keqardhur për këtë vendim, edhe pse shqetësimin për këtë çështje, e kam shprehur dhe adresuar institucionalisht që në fazën e gjykimit të saj, bazuar në informacionin që disponononim nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i provës, duke patur indicie apo dyshim mbi objektivitetin dhe paanësinë e këtij gjykimi, duke kërkuar veç të tjerash verifikim të menjëhershëm nga Institucionet përgjegjëse. Sjell në kujtesën e publikut se shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, është adresuar që më datën 8 janar 2018, pas publikimit të lajmit të lirimit të një tjetër të dënuari me burgim të përjetshëm, Genc Tafili. E njejta gjyqtare, e njëjta sjellje skandaloze me ligjin, i njëjti rezultat deshpërues për drejtësinë e për shoqërinë, që pret vetëm drejtësi nga gjykatat e këtij vendi. Zyrtarisht i jam drejtuar ateherë Inspektoratit të Këshillit (në atë kohë Këshilli i Lartë i Drejtësisë), duke kerkuar fillimin e hetimit disiplinor ndaj gjyqtares Enkeleda Hoxha, por, duke ndeshur të njejtën heshtje dhe papërgjegjshmëri që për shumë e shumë vite ka kalbëzuar sistemin e drejtesise ne Shqipëri. Lidhur me vendimin e finalizuar pak ditë më parë nga gjyqtarja Hoxha, nga ana e Ministrisë së Drejtësisëështë kryer me hollësi e shpejtësi një verifikim administrativ i dokumentacionit të administruar, vendimit të gjyqtares dhe fakteve publike, për të zbardhur të gjitha shkeljet dhe anomalitë në këtë vendim. Nisur nga analiza e detajuar që Ministria e Drejtësisë ka kryer, gjithashtu referuar edhe rasteve të tjera, të cilat, kanë pasur ngjashmëri në trajtim dhe të cilat i janë referuar inspektoratit dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, rezulton se gjyqtarja ka marrë vendim në kundërshtim të hapur me parashikimet ligjore të Kodit Penal lidhur me kriteret ligjore të parashikuara për lirimin me kusht, ashtu si dhe të vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë në të cilën argumentohet zbatimi i ligjit në kohë dhe në hapësirë.  Edhe pse Ministria e Drejtësisë, nuk ka kompetenca të drejtëpërdrejta ligjore mbi sistemin e drejtësisë, si një aktor në kuadrin e monitorimit dhe zbatimit të reformës në drejtësi, ndjej detyrimin kushtetues dhe qytetar, të sjell në vëmendjen e të gjitha institucioneve të drejtësisëdhe aktorëve të tjerë nevojën për të ndërmarrë veprime institucionale në përgjigje të abuzimeve te gjyqtarëve dhe prokurorëve, që me vendimmarrjet e tyre haptazi në shkelje të ligjit po cenojnë hapur rendin kushtetues e juridik, interesin e qytetarëve, dhe besimin e tyre te drejtësia. Si rezultat i shkeljeve të konstatuara dhe duke mbajtur parasysh se veprime të tilla, me pasoja të rënda në çështjet e rendit dhe sigurisë në vend, kanë krijuar zemërim të opinionit të gjerë publik, kanë cenuar rëndë paanshmërinë dhe objektivitetin në dhënien e drejtësisë, në datën 15 janar: I jam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra, si dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra si gjyqtar, me qëllim mostolerimin e asnjë vendimi të tillë, i cili sfidon haptazi procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë, dhe punën e përkushtuar të institucioneve të reja në këtë proces jetik për forcimin e shtetit të së drejtës. Njëkohësisht i kam kërkuar Institucionit të Prokurorisë, ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares, jo vetëm për ndëshkimin e vendimmarrjeve abuzive, por edhe për parandalimin e fenomeneve të tilla me pasoja të rënda në besimin e qytetarëve tek drejtësia. I jam drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit për ndjekjen me prioritet të përshpejtuar të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtares, por edhe të gjithë rasteve të tjera të ngjashme, mbi të cilët, në vite, rëndojnë akuza të shumta publike për paligjshmëri dhe korrupsion.Po gjithashtu, nga hetimi ka rezultuar se edhe Drejtoria e shërbimit të provës Krujë, e cila ka depozituar raportin e saj në këtë gjykim për të dënuarin Dokle, duke sugjeruar rehabilitimin me dënim alternativ, ka vepruar në shkelje të rënda të dispozitave ligjore dhe vlerësimit që ky shërbim ka kryer për këtë rast. Si rezultat i kësaj, janë marrë të gjitha masat administrative nga Ministria e Drejtësisë, duke pezulluar menjëherë nga detyra Drejtorin e shërbimit të provës Krujë dhe po dje, është depozituar kallzim penal ndaj tij, në Prokurorinë e rrethit gjyqësor Krujë për shpërdorim detyre. Duke marrë shkas nga vendimi i gjyqtares Hoxha, vendim haptazi në kundërshtim me ligjin, ashtu si dhe duke mbajtur në vëmendje, vendimmarrje të ngjashme të gjyqtarëve dhe prokurorëve, për lirimin apo favorizimin e subjekteve kriminalë me rrezikshmëri të lartë, të cilat po kthehen në një precedent negativ, përsëris me zë të lartë nevojën e një reagimi të menjëhershëm institucional nga të gjithë aktorët e sistemit të drejtësisë. Vendime të tilla të dhëna nga individ të caktuar, apo individë të tjerë të cilët po shfrytëzojnë këtë periudhë tranzitore, duke e patur të qartë që nuk do ta kalojnë procesin e vettingut,  dhe që po veprojnë për interesa personale, duhet të marrin reagimin dhe ndëshkimin e menjëhershëm nga institucionet e reja të drejtësisë me qëllim kthimin e besimit të qytetarëve tek sistemi i ri që po ndërtojmë por njëkohësisht edhe imazhin e vëndit në procesin e integrimit evropian. Nderkohë, Kuvendi i Shqipërisë do të shqyrtojë dhe shpresoj miratoj, me urgjencë, në ditët e ardhshme propozimet e bëra nga qeveria në kuadrin e paketës së reformës në drejtësi për masat ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve (e ashtëquajtura paketa anti-KÇK), e cila, padyshim do t’u japë institucioneve te reja të drejtësisë, instrumenta të rinj efikas, për të reaguar ndaj kësaj kategorie gjyqtarësh dhe prokurorësh, të cilët,duhet të përgjigjen penalisht për vendimet e tyre, dhe jo ta kenë vendin në sistemin e drejtësisë.

Disa ditë më parë, me vendim të Gjykatës së Krujës, u liruar nga burgu Endrit Dokle. Për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, disa vite më parë për lirimin e Genc Tafilit, një tjetër të burgosuri të rrezikshëm ishte ministrja Gjonaj ajo që kërkoi shkarkimin e saj nga detyra. Por gjyqtarja ‘ia hodhi’ me një masë disiplinore. Ndërsa ditën e djeshme u lirua nga Gjykata e Apelit në Tiranë, Ergys Kolaveri, i cili u la në ‘arrest shtëpie’ edhe pse ishte i dënuar 20 vite burg. Dosja.al prej disa ditësh ka dërguar kërkesë zyrtare për informacion në të gjitha kanalet e informimit për Drejtorinë e Burgjeve, dhe drejtorin Agim Ismaili, por ende asnjë përgjigjie. Burgjet heshtin, ndërsa jo më larg se sot, Altin Avdyli u filmua teksa doli nga burgu dhe shkoi për vizitë në poliklinikën nr.3 të Specialiteteve në qendër të Tiranës. Ndërkohë, Emiljano Shullazi ishte emëruar deri dje përgjegjës biblioteke duke përfituar ulje të ditëve të dënimit, ndërsa Dritan Dajti, u shoqërua me eskortë për tek klinika private në ish-bllok.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike enkelejda hoxha etilda gjonaj lirohet endrit dokle lirohet ergys kolaveri enkelejda hoxha etilda gjonaj lirohet endrit dokle lirohet ergys kolaveri

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet