LIVE UPDATES
Aktualitet

Etika në media, krahas problemeve institucionet raportojnë përmirësime

26 Janar 2020, 21:54 Nga DOSJA
Etika në media, krahas problemeve institucionet raportojnë

TIRANË- Përfaqësues të organizatave, që monitojnë ecurinë e medias në Shqipëri, raportojnë disa probleme në lidhje me etikën, të dhënat personale dhe të drejtat themelore të njeriut. Më të pambrojturit, sipas disa studimeve, janë fëmijët. Analizat dhe vëzhgimet në këtë fushë konstatojnë, se mediat fokusohen më shumë tek viktima, se tek zgjidhja, dhe se vetëm në 2% të rasteve i kushtohet rëndësi zgjidhjes, sipas Observatorit për të drejtat e fëmijëve të rinjve. Autoriteti i mediave Audiviziove dhe Komisioneri për të dhënat personale dy institucionet që trajtojnë ankesat, vërjenë se gjatë viteve të fundit ka përmirësime të dukshme gjatë raportimeve në media në lidhje me këto probleme.

Mediat në Shqipëri, sipas monitorimeve të organizatave që trajtojnë ecurinë e saj, vihet re të ketë disa probleme kur bëhet fjalë për respektimin e etikës dhe mbrojtjen e të dhënave personale. Këshilli shqiptar i medias pas një monitorimi të 30 mediave on line, por edhe të faqeve on line të disa televzioneve, vëren se vetëm në një ditë kryhen 8-9 shkelje të etikës. Studiuesja medias dhe e komunikimit, Valbona Sulçe thotë se fëmijët vazhdojnë të jenë më të prekurit nga raportimet në media.

“Fëmijët janë të pambrojtur nga raportimi i të dhënave personale, sidomos kur bëhet fjalë për abuzimet seksuale. Në kodin e transmetimit theksohet në mënyrë të prerë, ndalohet transmetimi i të dhënave personale, për të gjithë fëmijët, të cilët kanë qenë viktima ose dëshmitarë të një rasti abuziv seksual”, thotë Valbona Sulçe, studiuese e medias dhe komunikimit. “Observatori për të drejtat e fëmijëve dhe tw rinjve ”, pas një studimi konstatojnë se në 40% të rasteve në media jepen të dhëna të tërthorta në lidhje me fëmijët viktima të dhunës apo abuzimeve seksuale, duke bërë që të dhënat personale të tyre të zbulohen lehtësisht.

“Kemi qenë dëshmitarë të ngjarjeve të ndryshme, ku fëmija jo vetëm ka pësuar dhunë në momentin kur ka ndodhur kjo ngjarje, por dhunën më të madhe e ka marrë me pas nga opinion publik, nga mënyra se si media e ka bërë lajm këtë informacion. Kemi arritur dhe deri në momentin kur familja vendosi të braktisë vendin bashkë më fëmijën, pikërisht për të shpëtuar jetën e fëmijës, që ishte në një kaos pas identifikimit”, shprehet Elma Tërshana Drejtore e Observatorit për të drejtat e fëmijëve dhe rinisë. Zonja Tërshana thotë se gjatë një monitorimi u vu re se vetëm në 2% të rasteve media fokusohet në zgjidhje. Edhe studiuesja e medias dhe komunikimit Valbona Sulce mendon se një prej prboleme kryesore të raportimit në media është fokusimi tek viktima dhe jo tek zgjidhja e problemit.

“Në momentin që ne fokusohemi tek viktima i japim shumë hapësirë intepretimeve të opinionit publik dhe të asaj se kush e kishte fajin në një marrëdhënie abuzive. Dhe kjo vetëm sa e shpërndan fajin dhe nuk i bie në kokë problemit dhe shkaqeve”, vijon Valbona Sulçe, studiuese e medias dhe komunikimit. Sipas Këshillit Shqiptar të Medias probleme vihen re edhe në raportimin e proçedurave gjyqësore dhe prezumimin e pafajësisë. Ndërsa gjuha e urrejtjes sipas Koloreto Cukalit vjen e kamufluar

“Pra gjuha e urrejtjes u lihet komentuesve, por ndonjëherë janë shumë të dukshme përpjekjet e medias vetë për të provokuar, nga mënyra se si e formulojnë dhe se si e hedhin lajmin. Dhe për faktin se si i moderojnë kryesisht komentet që shkojnë në favor të axhendës së tyre politike, sepse kjo e përmbledhur e gjitha është dhe pjesë e axhendave ekonomike apo politike që ka një pjesë e medias”, shprehet Koloreto Cukali, Kryetar i Këshillit shqiptar të medias.

Autoriteti i mediave audiovizive është institucioni tek i cili sipas ligjit mund të adresohet një ankesë për shkelje të etikës. Anëtar i Këshilli i ankesave ngritur tre vjet me parë, Urim Bajrami thotë se në pjesën më të madhe shkeljet në përmbajtjen audiovizove lidhen me shkeljet e etikes, të se drejtës së fëmijëve, të privacisë, të identifikimit të tyre si dhe shkelje të të drejtave themelore të njeriut. Por pertej problemeve thotë ai ka përmirësime.

“Nga viti në vit, nga viti 2016 dhe tani që po flasim ankesat për shkelje të etikës kanë ardhur në rënie. Për fat të mirë edhe reagimi i operatorëve audiovizivë ka qenë pozitiv. Në çdo rast që ne u kemi tërhequr vëmendjen, ka patur një reagim pozitiv. Dhe më vjen mirë të pohoj, që kjo po vjen duke u përmirësuar shkallë, shkallë. Sigurisht ne jëmi pjesë e një shoqërie, e cila do të duhet kohë për të zhvilluar kulturën e respektimit të etikës, megjithatë ky është një zhvillim pozitiv”, shprehet Urim Bajrami, anëtar Këshillit të ankesave në AMA. Por përfaqësues të shoqërisëcivile janë kritikë me këtë institucion që vihet në lëvizje sipas ligjit pas një ankese. Por Zoti Bajrami thotë se ndërhyhet edhe kur nga monitoruesit në AMA konstatohen shkelje dhe se masat ndëshkuese janë gjoba nga 40 mijë deri në 4 milion.

“Në momentin e parë ne vihemi në lëvizje kur vjen një ankesë. Por dhe në organizimin e brendshëm që kemi vetë si njësi brenda AMA-s sigurisht që vihemi në dijeni për ndonjë shkelje edhe nga monitorimi që kryhet nga drejtoria e mbikqyrjes. Sigurisht që kemi shumë materiale për vizionim, dhe në fund dalim me konkluzione përkatëse”, thotë Urim Bajrami anëtar Këshillit të ankesave në AMA. Komisioneri për mbrojtjen e të dhënave personale thotë se janë vërejtur disa raste shkeljesh në raportimet gjyqësore dhe prezumimin e pafajësisë. Ai thotë se bashkëpunimi me median ka qenë efektiv dhe se përmirësimet janë të dukshme.

“Duhet të them se media ka bërë hapa të rëndësishëm para përsa i përket dhe mbrojtjes të të dhënave personale. Natyrisht që ka shumë për të bërë, por nuk jemi në stadin fillestar, kur askush nga mediat dhe gazetarët nuk ja kishte idenë se çfarë është mbrojtja e të dhenave personale”, shprehet Besnik Dervishi Komisioner për mbrojtjen e të dhenave personale. Media në Shqipëri vazhdon të jetë në një përpjekje të vazhdueshme për të mos cënuar gjatë raportimin, as lirinë e saj dhe as atë të qytetarit, që ka të drejtë të jetë i mbrojtur nga abuzimet. Gjithnjë e më shumë organizatat e gazetarëve dhe të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e njeriut, nënizojnë me forcë se raportimi etik nuk është një favor që i bëhet qytetarit, por profesionit të gazetarit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet etika ne media mimoza picari paketa anti shpifje etika ne media mimoza picari paketa anti shpifje

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet