Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Ekspertët e mjekësisë ligjore nuk kanë gjetur ende identitetin e personit të cilit i përkasin eshtrat që u gjetën në Fushë Kuqe. Pavarësisht se kanë kaluar 23 ditë nga gjetja e etrave në Fushë Kuqe të Kurbinit, ekspertët mjekoligjore kanë zbardhur vetëm se bëhet fjalë për një person që është keqtrajtuar e goditur me sende të forta para se të vritej. Kjo pasi në kocka, kryesisht në pjesën e kafkës janë konstatuar shenja të shkaktuara nga të goditurat.
Deri më tani mësohet se i është marrë AND-ja Liljana Gjonajt, nënës së Mariglen Gjonajt, adoleshentit të zhdukur që prej vitit 2015, të cilit dyshohet se i përkasin dhe eshtrat në fjalë.
Zhdukja e adoleshentit Mariglen Gjonaj është hetuar fillimisht nga prokuroria e Laçit dhe më pas çështja ka kaluar në prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë. Pas shpërbërjes së këtij institucioni, dosja kaloi sërish në Kurbin, por me kalimin e viteve, hetimet u pezulluan.
Mariglen Gjonaj nxënës i klases së 10-të në Gjimnazin e Mamurrasit, u nis në vitin 2015 për një ekskursion me shkollën me mjetin e të vëllait por nuk u kthye më. Ndryshe nga herët e tjera atë ditë nuk kishte telefon me vete, por kishte në dorë orë Roleks dhe disa bizhuteri që kapnin një vlerë prej 10 milionë lekësh të vjetra. Ishte nëna e tij, ajo që dha e para alarmin duke kërkuar të birin, të cilin fillimisht e kishin kërkuar me të gjithë të afërmit e familjes, më pas ishin dorëzuar duke e denoncuar në Polici. Adoleshenti nuk u gjet më kurrë.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
DURRËS– Altin Sulku është plagosur me armë zjarri në Durrës nga Augert Zera. Ka qenë një zënkë banale e autorit të dyshuar me punëtorët që po kryenin...
TIRANË– Në momentin kur deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa po vijonte në fjalimin e saj gjatë konferencës për mediat në një nga sallat e Kuve...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje nga sherri që ndodhi mes dy djemve të Tom Doshit e një 38-vjeçari dhe përfundoi me dhunimin e efektivëve t...
LUSHNJE- 45-vjeçari i identifikuar me inicialet A. F., banues në Berat është dëmtuar gjatë punës në një firmë ndërtimi. 45-vjeçari punonte në të z...
KORÇË– Tre persona kanë rënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm. Në pranga kanë rënë Rafet Ferizi, Maksut Jos...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, do të udhëtojnë në SHBA të martën, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të ish...
SARANDË- A. P., 45 vjeç, banues në Sarandë është arrestuar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjkike ndaj gruas së tij. Gjithashtu janë arrest...
TIRANË– Disa persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga ka përfunduar personi me inicialet D. V., 48 vje&...
TIRANË– Një grup prej tre personash kanë dhunuar ditën e djeshme një 38-vjeçar në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ismail Qemali”...
ELBASAN– Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë. Dosja.al sjell pamjet nga mjeti i cili shihet i tëri në flakë....