Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
“Është me tuba. Të gjithë që kanë kontaktuar me të do dalin pozitiv”, Pipero flet për rastin e rëndë të Durrësit
10 Mars 2020, 21:41Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për situatën e pacientes së shtruar në spitalin e Durrësit. I ftuar në studion e “Opinion”, Pipero tha se gruaja në fjalë është e moshës mbi 65 vjeç dhe e intubuar.
“Është me tub dhe frymëmarrje të drejtuar. Është një rast i rëndë. Nuk kam të dhëna se sa vonë i është bërë analiza. Nëse personi ka pasur histori udhëtimi është bërë gabim që analiza nuk i është bërë më shpejt. Nëse mjekët janë ekspozuar pa mjete mbrojtëse kanë bërë gabim. Kini parasysh që mjekësia nuk është shkencë ekzakte, edhe ne bëjmë gabime. Po bëhet gjurmimi i të gjitha kontakteve. Unë besoj se të gjithë do dalin pozitiv por t’ja lëmë kohës,”– tha Pipero.
Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale. Rama një ditë më parë dha urdhërin që të mbyllen institucionet e arsimit me dy javë dhe të anulohen të gjitha aktivtetet deri më 3 prill. Shahini shtoi se mësimi do të zhvillohet online me anë të platformës Akademia.al. Ajo që këshillohet është higjiena maksimale dhe shmangia e vendeve që grumbullohen shumë njerëz.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS– Tragetet Durrës-Bari dhe anasjelltas janë niur mbrëmjen e sotme për herë të fundit pas ndërprerjes së tyre për shkak të futjes së Covid-19 në...
TIRANË– Gazetari Blendi Fevziu është shprehur se gruaja që ndodhet e shtruar në spitalin e Durrësit, me shumë mundësi ka infektuar edhe shumë persona rreth...
TIRANË– “Mund të kemi minimumi 30 persona të infektuar me koronavirus”. Kështu u shpreh mjeku Pëllumb Pipero i ftuar në “Mbrëmje në Abc”.Pipero tha s...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora është zhvilluar një debat i ashpër mes mjekut Petrit Vargun dhe Silva Binos për mënyrë...
TIRANË– Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i ftuar në “Mbrëmje në Abc” teksa ka folur për situatën nga koronavirusi në Shqipëri, u ndal edhe te gjendja e të...
TIRANË- Kreu i Instituti i Shëndetit Publik, Silva Bino, nga studioja e “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora, është shprehur se të gjitha kontaktet e...
TIRANË- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal me zonat e mbrojtura në Shqipëri. Megjithëse Kanioni i Llëngës, në Mokër të Pogradecit është zo...
FIER- Videoja e mëposhtme tregon se si uniformat e bardha të një kompanie dezinfektuese kanë zbarkuar në qytet për të sterilizuar rrugët e qytetit. Siç s...
ITALI- 4 shqiptarët me inciale A.C, M.K, F.S dhe R.M, ditën e sotme kanë dalë përpara gjykatës së Romës, pasi dyshohen se janë marrë me trafikim të lëndëve nark...