LIVE UPDATES
Bota

Escobar: Njohja reciproke është ideale për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi

28 Tetor 2021, 16:38 Nga DOSJA
Escobar: Njohja reciproke është ideale për normalizim të

SHBA- Zëvendësndihmës-Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, njëherësh i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë të enjten se administata e presidentit amerikan, Joe Biden ka dyfishuar përkushtimin amerikan për të punuar me aleatë dhe partnerë që Ballkani Perëndimor të avancojë në rrugën evropiane.

Në një dëshmi para Nën-Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Evropë, Energji dhe Ambient, ai ka thënë se autoritetet amerikane janë duke punuar me partnerë të Bashkimit Evropian për të përforcuar mesazhin se anëtarësimi mbetet mundësi brenda afateve realiste kohore, më pas shtysë për kryerjen e reformave, si dhe për forcim të rezistencës ndaj ndikimit rus dhe kinez në prag të Evropës.

“Mesazhi më i fuqishëm që mund të japë tani BE-ja është që të caktojë nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, para fundit të këtij viti”, ka thënë deklaruar Escobar.

Sipas tij, vonesat në këtë drejtim mund të nxisin dyshime dhe rrezikojnë të shkatërrojnë shpresat e një brezi të ri për të ardhmen evropiane. Për këtë arsye, ai ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, kanë dalë me komunikatë të përbashkët, më herët gjatë këtij muaji, për të theksuar se anëtarësimi në bllokun evropian është rruga e vetme përpara për rajonin.

Gjatë dëshmisë së tij ai ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Escobar ka thënë se për këtë arsye ka udhëtuar në Bruksel muajin e kaluar për të përkrahur përpjekjet e Përfaqësuesit Special të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, që të shtyjë të dyja palët për të shtensionuar situatën për shkak të targave të makinave dhe për të gjetur zgjidhje. Escobar i është referuar marrëveshjes së arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 30 shtator, sipas së cilës, makinat e regjistruara në Kosovë dhe në Serbi duhet të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore në targat e makinave kur të kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.

“Së bashku e kemi bërë të qartë se dialogu është forum në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet e tyre dhe për të normalizuar marrëdhëniet, në mënyrë ideale përmes një njohjeje reciproke”.

“Partneriteti i SHBA-së është me njerëzit e Malit të Zi”

Kur ka folur për Malin e Zi, Escobar i ka konsideruar të rëndësishme ndryshimet që kanë ndodhur pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në gusht të vitit 2020.

“E kemi bërë të qartë që partneriteti me Malin e Zi është partneritet me popullin dhe institucionet demokratike të këtij shteti, dhe jo me ndonjë parti politike”.

Ai ka thënë mes tjerash se autoritetet amerikane janë të përgatitura për të punuar me të gjithë partnerët malazezë që ndajnë vizionin për Malin e Zi si një shtet sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik, i cili avancon në kryerjen e reformave të nevojshme si vend aspirant i BE-së dhe mbetet aleat i palëkundur i NATO-s.

“Kërcënimet e Dodikut janë të rrezikshme”

Sa i përket Bosnje-Hercegovinës, Escobar ka thënë gjatë dëshmisë së tij se autoritetet amerikane dhe ato evropiane janë duke punuar për të shtyrë përpara reformat që e çojnë këtë vend drejt komunitetit euro-atlatnik. Sipas tij, kërcënimet e fundit në nivel institucional nga anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, janë të rrezikshme dhe kërcënojnë dëmtimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe perspektivën evropiane të qytetarëve të këtij shteti.

“Ne jemi duke u angazhuar fuqishëm me aktorët lokalë dhe partnerët tanë për të shmangur çdo lëvizje që kërcënon kthimin e Bosnjës në të kaluarën e trazuar”.

Dodik është anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, i cili kërkon transferimin e të gjitha kompetencave nga shteti në nivel të entitetit. Ai po ashtu ka thënë se Republika Sërpska do të shkëputet nga Bosnje e Hercegovina nëse këto kompetenca nuk i kthehen entitetit. Transferimi i kompetencave nga shteti i Bosnjës tek entitetet nuk është në përputhje me Kushtetutën e Bosnjës.

“Moska dhe Pekini kundërshtojnë rrugën e rajonit drejt Perëndimit”

Shtetet e Bashkuara kanë ndarë mbi 2.4 miliardë dollarë për rajonin e Ballkanit në dekadën e kaluar, ka thënë Escobar. Sipas tij, Moska dhe Pekini vazhdimisht kundërshtojnë integrimin perëndimor të rajonit përmes dezinformatave dhe duke shfrytëzuar dobësitë e këtyre vendeve.

“Rusia është duke i përdorur si armë furnizimet me energji, për të nxitur korrupsionn dhe për të penguar potencialin e rritjes. Republika Popullore e Kinës është duke punuar po ashtu për të zgjeruar ndikimin përmes infrastrukturës dhe detyrimeve ekonomike. Nuk mund t’i lëmë të kenë sukses”, ka thënë mes tjerash Escobar.

Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në programin e sanksioneve

Kongresisti Bill Keating, njëherësh udhëheqës i Nën-Komitetit për Evropë, Energji dhe Ambient, e ka konsideruar rajonin e Ballkanit Perëndimor me rëndësi gjeo-strategjike dhe tejet të rëndësishëm për stabilitetin e Evropës. Megjithatë, Keating ka thënë se dhe duhet bërë punë në këtë rajon. Ai ka thënë se mbështet përpjekjet e presidentit Biden për të luftuar korrupsionin në rajon, përmes përfshirjes së Ballkanit Perëndimor në programin e sanksioneve në qershor të këtij viti, dhe se ata që destabilizojnë rajonin dhe keqpërdorin fondet publike duhet të mbahen përgjegjës.

Më 19 maj 2021, Departamenti amerikan i Shtetit, u ka ndaluar hyrjen në territorin amerikan ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha dhe anëtarëve të familjes së tij të ngushtë, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të gjerë. Në deklaratën e Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, është thënë se Berisha, në cilësinë e tij zyrtare, në veçanti si kryeministër i Shqipërisë, ka qenë i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike. Berisha ka thënë se akuzat e ngritura ndaj tij janë “shpifje publike” dhe ka dorëzuar padi në Gjykatën Korreksionale të Parisit ndaj Sekretarit Blinken.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni antony blinken dialogu kosove-serbi gabriel escobar antony blinken dialogu kosove-serbi gabriel escobar

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet