LIVE UPDATES
Aktualitet

Ermali kundër Elvisit/ Luftë mes shqiptarëve për tregun e drogës në Romë

18 Janar 2022, 15:56 Nga DOSJA
Ermali kundër Elvisit/ Luftë mes shqiptarëve për tregun e

ITALI– 27 personat që u vunë në pranga në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Itali rezultojnë të jenë anëtarë të dy organizatave kriminale mafioze që operojnë në kryeqytetin italian në trafikun e drogës. Mediat italiane shkruajnë se hetimet kanë nisur që në muajin dhjetor të vitit 2017, pas vrasjes së Cristian Di Lauro, në Velletri. Ky krim futi në objektivin e hetuesve Ermal Arapajn, një prej drejtuesve të klaneve mafioze.

Pikërisht në territorin e komunës së Castelli Romani, Arapaj, bosi shqiptar ka fituar përherë e më tepër pushtet falë aftësive që kishte për tu furnizuar me sasi të mëdha kokaine dhe hashashi.

Grupi tjetër kryesohej nga Elvis Demçe, edhe ky një tjetër shqiptar i njohur për forcat e rendit. Në rastin e tij, hetimet kanë nisur që më 2000, kur forcat e rendit ushtruan kontroll në shtëpinë e tij në Prenestino.

Prova të ndryshme e vendosin bosin shqiptar në rrjetin e Fabrizio Piscitellit, i njohur si Diabolik, i vrarë më 7 gusht 2019. Hetimi ka nxjerrë në dritë agresivitetin e Demçes, i vendosur për të fituar përherë e më tepër hapësirë në panoramën kriminale romane, me shitjen e sasive të mëdha të drogës e duke fituar ‘kredite’ me akte të dhunshme.

Konflikti mes dy grupeve nisi nga një zhvatje në dëm të dy vëllezërve rezidentë në lagjen San Basilio, një nga sheshet kryesore të shitjes së drogës, për kthimin e një borxhi që shkonte në 100 mijë euro për një sasi të papaguar droge. Pikërisht dëshira e Demçes për zgjerim bëri që dy grupet të hynin në konflikt. Ai synonte marrjen e kontrollit në sheshet ku shiste Ermal Arapaj, një treg i mirë-organizuar, të cilin ai e kishte marrë nën kontroll pas arrestimit të të parit. Përgjimet tregojnë mërinë e Demçes karshi Arapajt.

Kështu nisin përplasjet që kulmojnë me dy episode të rënda më 5 shtator 2020, kur rivalët i vënë zjarrin vilës së Velletrit dhe makinës së Arapajt e të shoqes së tij. Ai vendos të shkojë në Spanjë për të shmangur rrezikun e prej andej nis të planifikojë vrasjen e Demçes, e cila nuk realizohet vetëm për shkak të arrestimit të rivalit.

Në fazat finale të operacionit të përfunduar sot, u ushtrua një kontroll në banesën e Ermal Arapajt dhe shoqes së tij në Fermo, ku u gjet një pistoletë model Steyr, kalibër 40 me matrikull të fshirë, një karikator me 12 fishekë dhe një maskë silikoni, pajisje që mund të përdoreshin për vrasjen e rivalit.

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elvis demçe ermal arapaj elvis demçe ermal arapaj

Sondazh

Poll

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?

Shoqata e Biznesit: Rënia e euros po na falimenton, BSH po fsheh atë që po ndodh!

Vasili në SPAK/ Meta: Asnjë shqetësim me drejtësinë, por afera e inceneratorëve

'Jemi pro protestave'/ Takoi Berishën, Meta: Do bashkëpunojmë për sezonin e ardhshëm parlamentar

Proteste per guroren

Tragjedi në Gramsh! Mbyten në Liqenin e Banjës, polumbarët nxjerrin trupat e babait dhe 2 djemve

“Rama ik” thirrje ne Rogozhine

Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

VIDEO/ Veliaj shthur gojën për kandidatin e Rrogozhinës: Ik o bixhozxhi, për sumën tate paske lekë!

Newsroom 8 | MJEKU: EDHE UNË BËRA THIRRJE TË FIKEJ TV

Newsroom 8 | FJONA ÇELA: MEDIAT OPOZITARE U DISKRIMINUAN