LIVE UPDATES
Editorial

Erion Veliaj, ai që do humbasë betejën e Ramës

3 Prill 2021, 12:46 Nga DOSJA
Erion Veliaj, ai që do humbasë betejën e Ramës

Si sot tre javë do jetë heshtje zgjedhore. Gjithë rrëmuja, zhurma, hallakama e këtyre zgjedhjeve do fashitet për një ditë. Do jetë si heshtja para gjuajtjes së penalltisë së fundit, një heshtje e ankthshme që edhe më shumë ta shton padurimin.

Do doja shumë të kisha fuqinë të shkoja menjëherë te ajo ditë.

Fushatat zgjedhore nuk sjellin asgjë përpos blerjes së votës dhe transferimit të vullnetit të vërtetë në atë të blerë.  Pakkush dëgjon ligjërimin e dikujt që ka qeverisur për qejf të vet për 8 vjet. As edhe të atij që pretendon të vijë në pushtet si alternativë. Vota e shqiptarëve ka qenë gjithmonë e ndikuar nga Kryeministri që i ka qeverisur, e kanë konfirmuar apo kundërshtuar atë. Në këtë kontekst, të gjithë nën zë e pranojnë : “Vota e 25 Prillit do të jetë një votë pro ose kundër Edi Ramës”.

Rreziku i Ramës është se tashmë njerëzit e njohin mirë. Ai nuk mund të thotë më: “Nuk keni parë asgjë akoma”. Edhe timoni nuk vlen më, ia dhamë jo vetëm timonin por gazin, frenat, freksionin dhe gjitha sediljet, mund të ulte kë të donte në to dhe të na çonte ku të donte.

Duke i ditur fort mirë këto disavantazhe, Rama u mobilizua si kurrë më parë me propagandën, në një fushatë të gjatë, monotone  e të lodhshme mediatike.  Ai e ndjente aq shumë frikën se qytetarët do të votonin  kundër tij saqë për herë të parë vendosi të ndante Shqipërinë në dy pjesë: Tirana dhe pjesa tjetër. Lideri i Tiranës për Partinë Socialiste do të ishte Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë.

Veliaj e mori me zell të madh detyrën e ngarkuar.

Ishte gushti 2020, 8 muaj përpara, kur një koleg gazetar më dërgoi një shkrim me titull: “Erion Veliaj, ai që ka në dorë betejën e PS-së” me sugjerimin për ta publikuar edhe në Express. Sigurisht e refuzova pasi dukshëm ishte një shkrim propagandë.

Ai shkrim u publikua menjëherë në të gjitha portalet pro qeveritare. Mund të klikoni me atë titull dhe do habiteni sa shumë portale, në të gjithë Shqipërinë, e kanë publikuar.

Erion Veliaj po pregatiste terrenin e vet. Zgjedhësit e tij le të prisnin një vit se nuk u bë qameti. Ai kishte një qëllim më “të lartë” sesa t’i shërbente zgjedhësve të tij; duhej të konfirmohej si çelësi i fitores së Ramës dhe të pregatiste ardhjen në krye të Partisë pas katër vitesh.

Qysh nga shtatori e deri tani, “Kryeshërbëtori” i Tiranës është krejtësisht në dispozicion të fushatës elektorale. Atë e gjen çdo ditë nëpër katunde apo njësi bashkiake duke mbajtur fjalime elektorale, duke imituar shefin e tij në sharje, gjeste apo batuta. Fjalimet e tij të montuara,  transmetohen sikur janë “live” në mediat online dhe ato informative.

Kjo ka tetë muaj që ndodh përditë. Tetë muaj që qytetarët presin që Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të kthehet në punë.

* * * * * * * * * * * * *

Një njeri që i duhet të bëjë rrugën nga periferia e afërt e Tiranës, fjala vjen nga Kopshti Zoologjik  deri në Tiranën e Re, është i tmerruar nga kalvari që i del përpara. Njëmijë peripeci e presin qysh në fillim të ditës duke ia sterrosur njëfarë entuziasmi që sjell mëngjesi. Mizëri makinash të ngecura në trafik, shoferë që shajnë e bori që bien papushim. Një betoniere ka bllokuar rrugën, tre makina kanë parkuar dyshe dhe njerëzit që shfryjnë dufin. Ritual i përditshëm. Policët e Bashkisë nuk gjenden për të gjobitur shkelësit, pritja bëhet e gjatë, e kur ndodh çlirimi nga trafiku, e hedhim prapa krahëve si një normalitet torturues.

Nëse je këmbësor dhe vendos të presësh urbanin, aha, qaje ditën. Ka vetëm një linjë urbane që kalon asaj ane, nuk ka orar të caktuar kur mbërrin autobusi. Pasagjerët presin më kot. Ndodh shpesh që  pret 50 minuta dhe pasi humbet çdo shpresë nisesh në këmbë duke mallkuar veten pse nuk u nise prej në fillim. Ndodh që autobusi mbërrin plot me njerëz, e, shumë prej tyre nuk kanë maskë.

Nuk di çtë bësh…

Rrugëtimi në këmbë më ka kthyer në vrojtues të vëmendshëm të kaosit urban. Sapo futesh në rrugën e Kosovarëve, një nga zonat që dikur ishte nga më të kërkuarat e Tiranës, sytë të zënë pallate të reja me një dendësi të frikshme. Një pallat i vjetër, i gjorë, 5 katësh, ishte rrethuar gjithandej nga skelat e larta të 4 shumëkatëshve që e kishin rrethuar kërcënueshëm. Dielli për të kishte mbetur një kujtim i së shkuarës.

Klientët e Bashkisë kanë marrë lejet e ndërtimit dhe i janë vërsulur çdo cepi tokë që kanë mundur të gjejnë në mes pallateve dhe po ngrejnë shumëkatëshet. Gjen gjithfarë forme shumëkatëshi, me bazë në formë trekëndëshi, trapezi, paralelopipedi, rombi apo shtatëkëndori. Boll të shfrytëzohet toka 90%. Për tu futur në pallatet e reja janë lënë ca rrugicëza si monopate fshati që të çojnë në hyrjen e ëndërruar. Betoni na ka pushtuar, ustallarët me kokore sipër skelave janë ngado të ngresh kokën.

Nga dritarja, banori sheh vetëm skela dhe punëtorë me uniformën e gjelbërt. Në heshtje shfryn dufin. Shan Velinë, Çiljetën, Noizyn, Tarifën, Ndrenikën e përdorur dhe Tinkën e mirë….

Do të shesë shtëpinë por nuk ia blen njeri. Si t’ia blejë atë vrimë në hijen e atyre gjigandëve të betonit?

Porosit një murator tia mbyllë atë dritare prej ku hyn dhuna e pushtetit dhe pret ditën kur të bërtasë në kutinë e votimit.

Në zyrat e Bashkisë ka lënë Maznikun që kapardiset tavolinave e shqyen taljatet te Nusreti, fle në hotele me 908 dollarë nata dhe shtrihet kolltuqeve të Fevziut me i-pad duke mbrojtur sondazhet e Batonit. Një ironi therëse me hallet e njerëzve.

Votuesit shqiptarë, masa që përcakton fituesin, ajo shtresa gri që herë voton majtas e herë djathtas këtë herë nuk do votojë me mendje por me zemër! Mospërfillja e plotë ndaj halleve të përditshme të njerëzve, bërja njësh me klientët e ndërtimit, gjobat abuzive të inspektorëve  me stilin “e ke në faturë të ujit”, kjo politikë arrogante nuk do na lërë të mendojmë se për kë po votojmë.

Kryefjala është “Me zemër kundër Veliajt”!

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

editorial editorial edi rama ermal mulosmani zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama ermal mulosmani zgjedhjet 25 prill 2021


Sondazh

Poll
Editorial 3 Prill 2021, 10:12

ANALIZA: Draghi shkatërrues

Në ditët kur ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, e konsideronte veten si një instrument të shkatërrimit krijues, atij i pëlqente pseudonimi il rottamatore...

Editorial 3 Prill 2021, 07:46

Lideri që po na shpëton jetët

A ju kujtohen rilindasit? Mos më thoni se i keni harruar? Nuk jam duke folur për Abdylin, Naimin dhe Samiun etj., jo mos u ngatërroni. Nuk e kam fjalën për ata...

Editorial 28 Mars 2021, 10:24

The Economist: Mosshlyerja e borxheve

ZAMBIA– Borxhi i Zambisë është një nga borxhet me rritje të shpejtë në Afrikë. Kina është një kreditor i madh. Disa histori po qarkullojnë mbi Kinën duke marrë ...

Editorial 28 Mars 2021, 09:02

Duhet të mësojmë nga SHBA

Plot nëntë muaj nuk kam qenë në Gjermani. Në fillim të verës së vitit 2020, vendosa të shkoj në SHBA dhe të raportoj për Deutsche Welle-n për zgjedhjet. Disa nu...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale