Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Zv.kryeministri Erion Braçe ka dalë sot nga Tirana për të inspektuar nëse qytetet janë izoluar ashtu siç është dhënë edhe urdhëri nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Braçe ka postuar video, fillimisht nga Tirana, më pas ka kaluar në Durrës, Kavajë, Lushnje e Fier për të parë nëse qytetarët janë vetë-karantinuar ashtu siç është dhënë edhe direktiva nga qeveria për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Kavaja, Durrësi dhe Tirana kanë qënë ‘model’ në zbatimin e urdhrave të qeverisë, pasi të gjitha ambientet publike janë mbyllur dhe në rrugë sheh shumë pak qytetarë. Dy qytetet më të “pabindura” kanë qënë Lushnja e Fieri, ku i fundit ka mbajtur hapur të gjitha lokalet edhe pse ka pasur raste të dyshuara, duke dalë kundër edhe thirrjes së qeverisë.
“Të gjitha kafenetë hapur në Fier! O njerëz a e kuptoni në çfarë rreziku jeni apo jo? Çohuni tani nga tavolinat e kthehuni në shtëpitë tuaja! Boll rrezikuat jetën tuaj, familjeve dhe gjithë qytetit!,”-shkruan Braçe.
Ndërsa në Lushnje, kanë qënë të moshuarit ata që nuk kanë pranuar që të rrinë brenda, duke detyruar zv.kryministrit që t’i largojë vetë nga rruga.
“Pashë kafenenë hapur dhe me njerëz të moshës së riskut nëpër tavolina. Disa i çova unë nga aty; të tjerë do t’i cojë policia! A e kuptoni që rrezikoni pa fund apo jo! Është për ju, familjet e qytetin, jo për mua!,”- shtoi zv.kryeministri.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 33 të prekur. Një prej të prekurve, ndërroi jetë në Spitalin e Durrësit dhe vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Mes të infektuarve është dhe një mjek, i cili i kishte shërbyer të moshuarës që ndërroi jetë në Durrës. Ndërkohë jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, po ashtu dhe shumë vende punë janë mbyllur. Shumë qytete janë në ‘shtet-rrethim’ dhe është ndaluar dhe lëvizja e makinave private. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Nurmi i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 33. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot të dhënat e reja, pas testimeve që jan...
Tiranë-Mjeku Tritan Kalo iu ka bërë thirrje qytetarëve që të vetëizolohen në shtëpitë e tyre, që të mos përhapet më shumë koronavirusi. Ai është shprehur se qyt...
MORINË– Qytetarët e Kosovës nuk do të lejohen që të hyjnë në territorin e Shqipërisë për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.Lajmi është bërë i d...
TIRANË- Meriton Siqeca kardiolog invaziv në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, iu ka kushtuar një shkrim kolegëve të tij, mjekë dhe infermierë që prej 5 ditësh po ...
Vlorë- Policia e Vlorës ka ndaluar 6 shoferë dhe ka ndaluar mjetet e tyre, pasi ditën e sotme po lëviznin nëpër qytet, duke thyer kështu urdhrin e Policisë. Bur...
Dibër- Paralizohet qarkullimi ndërqytetas në qarkun e Dibrës. Mesa duket qytetarët janë të frikësuar nga koronavirusi dhe kanë vendosur që të qëndrojnë të izolu...
TIRANË- Policia në Tiranë, Durrës e në qytetet e tjera që janë në ‘shtet-rrethim’ ka ndaluar 50 persona të cilët nuk i janë bindur urdhrit për të mos lëviz...
Korçë- Mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, dy persona me iniciale R.Ç dhe I. A. plagosën me thikë 38-vjeçarin E.Pula, pas një ko...
Tiranë- “Kam mikun 6 ditë me 40 temperaturë, nuk ka ardhur njeri në shtëpi”, kështu tha një qytetar live në Top Channel në emisionin Open. I pyetur nëse dyshon ...
Durrës-Polica në Durrës ka ndaluar 5 persona, pasi nuk ia janë bindur urdhrit që të mos lëvizin nëpër qytet mjetet e tyre. Burime policore bëjnë me dije se do ...