Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANE – E diela e 26 shtatorit nuk do të harrohet në klubin shumësportësh te Tiranës. Skuadra bardheblu brenda një dite ka mundur të fitojë 3 trofe në basketboll për meshkuj dhe volejboll për femra e meshkuj.
Në basketboll për meshkuj, Tirana triumfoi ndaj rivalëve historikë të Partizanit, teksa i mundi me rezultatin 88-64. Një ndeshje e dominuar totalisht nga skuadra e Tiranës, gjë që e tregoi edhe diferenca prej 24 pikësh në rezultatin përfundimtar.
Lojtari më i mirë i sfidës për skuadrën bardheblu u shpall Agolli me 24 pikë personale dhe 14 topa në tabelë. Ky është trofeu i parë për këtë sezon për skuadrën e Tiranës në basketboll për meshkuj që do të kërkojnë të shpallen edhe kampionë të vendit
Në volejbollin e meshkujve, Tirana fitoi Kupën e Federatës, teksa mposhti në finale Vllazninë me rezultatin e pastër 3-0. Ishte një sfidë të cilën volejbollistët e skuadrës kryeqytetase nuk e vunë asnjëherë në dyshim dhe e shkatërroi totalisht në rezultat skuadrën shkodrane.
25-12 ishte rezultati i setit të parë të fituar nga Tirana që zgjati 23 minuta. Në të dytin, Vllaznia bëri pak më mirë, por diferencat gjithsesi ishin shumë të mëdha, teksa e fitoi këtë fraksion 25-16. Akoma më i thellë ishte rezultati në setin e tretë me Tiranën, që e fitoi 25-10 dhe krejt ndeshjen 3-0 duke ngritur trofeun e kupës.
Në finalen e Kupës së Federatës në volejboll për femra, Tirana e pati shumë më të vështirë të triumfonte ndaj Partizanit, teksa iu deshën 5 sete për të arritur këtë sukses. Tirana e nisi mjaft mirë sfidën, kur fitoi dy setet e parë të ndeshjes me rezultatin 25-21 dhe 25-14.
Partizani reagoi dhe arriti të fitojë setin e tretë 25-20 dhe më pas edhe të katërtin 25-17, për ta çuar këtë përballje në set final. Në këtë fraksion Tirana u shfaq në nivelet e seteve të pare, duke e fituar atë 15-8 dhe krejt ndeshjen 3-2, për të ngritur edhe trofeun e Kupës së Federatës.
B.T (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FRANCË-Leo Messi është gati për PSG. Sulmuesi argjentinas ka lënë pas dëmtimin dhe është rikthyer të stërvitet me skuadrën. Ish-futbollisti i Barcelonës nu...
ROMË-“Ju keni dhënë gjithçka, nuk keni pse jeni të trishtuar, vazhdoni kështu”. I zemëruar që humbi në derbi, Jose Mourinho mblodhi skua...
FRANCE – Me të mbërritur në Paris, Lionel Messi u vendos në një hotel dhe pak ditë më pare, sulmuesi argjentinas gjeti shtëpinë e re, ku do të jetojë. &Eu...
SPANJË-Pas humbjes kundër Bayern Munich në Champions League dhe dy barazimeve të njëpasnjëshme në La Liga, Barcelona ia doli të fitonte ndaj Levantes me sh...
FRANCE – Mungesa e Lionel Mesit për shkak të dëmtimit në dy ndeshjet e fundit të PSG-s ka bërë që të komentohet edhe më shumë gjesti që bëri argjentinasi ...
ANGLI – Manchester City regjistroi një fitore të rëndësishme në këtë fundjavë, ndaj skuadrës së Chelseas në Stamford Bridge me rezultat minimal 1-0.Golin ...
ANGLI- Fillojnë tensionet e para te Manchester United mes Cristiano Ronaldos dhe shokëve të skuadrës. Gjithë faji është i ushqimit. Sulmuesi portugez bindi kuzh...
ITALI – Sipas lajmeve të fundit nga “La Gazetta dello Sport” Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur kundër Atletico Madridit dhe prite...
GJERMANI – Erling Haaland është talenti i momentit dhe ndër lojtarët më të përfolur të merkatos verore që shkoi, por gjithësesi Dortmundi ka mbetur stoik ...
ANGLI – Suksesi i Florian Markut ka marrë urime të shumta nga personazhe të ndryshme dhe sigurisht në raste të tilla nuk mungojnë edhe ato të politikanëve...