Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Një 35-vjeçar, i identifikuar si Blerim Allaraj, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe me kanabis sativa në makinë, ra në prangat e Policisë së Tiranës, pasi nuk iu bind më herët “bluve” duke shkaktuar aksident gjatë ndjekjes.
Pasi morën njoftimin se një makinë po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha” patrulla e policisë shkoi në vendngjarje dhe i kërkoi drejtuesit të mjetit të ndalonte. Ky i fundit shtoi shpejtësinë duke aksidentuar për pasojë një automjet tjetër në lëvizje.
Sipas njoftimit të bluve të Tiranës, drejtuesi i automjetit, shtetasi Blerim Allaraj, 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sativa.
Njoftimi i Policisë Rrugore:
Tiranë
Alkool dhe drogë në timon, prangoset 35-vjeçari që nuk iu bind Policisë dhe shkaktoi aksident gjatë ndjekjes.
Rrugorët e kryeqytetit, pasi kanë marrë një njoftim nga qytetarët se një automjet po bënte manovra të rrezikshme në rrugën “Dritan Hoxha”, menjëherë vlerësuan telefonatën dhe informacionin e dhënë duke u vunë në ndjekje të automjetit, drejtuesi i të cilit sapo ka parë patrullën e Policisë Rrugore, jo vetëm që nuk i është bindur shenjës së ndalimit, por ka shtuar shpejtësinë duke aksidentuar një automjet tjetër në lëvizje dhe duke rrezikuar edhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Ndjekja e automjetit ka vijuar nga patrullat e tjera të Policisë Rrugore, të cilat kanë arritur të ndalojnë dhe neutralizojnë drejtuesin e automjetit në rrugën “Ibrahim Rugova”, pa shkaktuar pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës. Nga verifikimi me aparatin alkooltestues rezultoi se drejtuesi i automjetit, shtetasi me iniciale B. A., 35 vjeç, ishte në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l testi i parë dhe 0.65 mg/l testi i dytë. Gjithashtu, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar canabis sattiva.
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
#NeseDrejtonMjetinNenEfektin?KaVetemNjeDestinacion?
#MosQendroniIndiferentNdajSjelljeveTeTillaTelefono112??♀
#PoliciKomunitet?SiguriPartneritet?
(E.H / Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË – Duke nisur nga dita e sotme, për të udhëtuar drejt Austrisë dhe Holandës mjafton një pasaportë biometrike dhe maska gjatë udhëtimit. Me këto të f...
VLORË- Një 57-vjeçar i identifikuar si Ferdinant Petriti ka mbetur i plagosur pas një sherri me thika. Mësohet se Petriti është përleshur me fqinjët...
GJIROKASTËR / PËRMET – Dy shtetas kanë rënë në prangat e Policisë, pasi akuzohen se kanë ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit....
TIRANË- Temperaturat në Shqipëri janë zyrtarisht ‘jashtë kontrollit’. Sot pritet të jetë dita më e nxehtë e pikut të kësaj vale të nxehti, ku termometri pr...
TIRANË– Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.Mësohet se &c...
KURBIN– Një 35-vjeçar i identifikuar si Xhan Kaçi është vënë në pranga pasi është kapur teksa tentonte të mbillte kanabis. Sipas njoftimit të poli...
KAKAVIJË– Edhe ditën e sotme janë krijuar radhë të gjata kilometrike në Kakavijë, ku qindra qytetarë presin për të kaluar kufirin.Mësohet se radhët e...
LEZHË – Nxjerrja e një vendimi dy herë brenda pak ditësh për mosfillim hetimesh në lidhje me një çështje, ka vënë në alarm Prokurorinë e Lezhës. Bëh...
GJIROKASTËR– Një 23-vjeçar i identifikuar si Altin Voga është vënë në pranga pasi është kapur duke transportuar emigrantë. Sipas njoftimit të polici...