Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
VD-EMRI i ri i Presidentit nga opozita? Gjiknuri: S’paragjykojmë, jemi të hapur nëse…
6 Maj 2022, 08:10Nga DOSJA
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi se presin emra edhe nga opozita për zgjedhjen e presidentit të ri. Gjiknuri u shpreh se nuk paragjykojnë asnjë kandidaturë që vjen dhe janë të hapur nëse ajo merr pëlqyeshmëri nga shumica.
Pyetja: Sa të sinqerta janë negociatat?
Damian Gjiknuri: Janë të sinqerta, ka veprime konkrete, thirrja për tu ulur, kompromisi për një axhendë, kemi një kalendar. Pse jo për të dëgjuar edhe një emër nga ata. Sinqeritet nuk merret i mireqënë veçse kur shihet. Veprimet e PS kanë qënë në funksion të sinqeritetit.
Mund të jetë një emër nga opozita?
Damian Gjiknuri: Kur diskutojmë për profil, jemi të hapur, nëse ka pëlqyeshmëri, s’kemi pse paragjykojmë dhe nëse vjen nga opozita. Është një pjesë e negocimit, kur ulesh, ulesh pa paragjykime por me parime. Të jetë një njeri pa plane politike. U duk qartë që Meta kishte plane pas zyre… Them se profili i këtyre kontureve, pa ambicie, duhet të jesh mbi palët, një person i hapur për dialog dhe të respektosh kushtetutën, je në kushte të mira për ta bërë këtë detyrë. Kemi rastin e Moisiut, s’do të thotë që të jesh politikan, dhe në vendet fqinje shohim njerëz që kanë mbyllur jetën politike dhe janë në vende të favorshme.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi publikisht se ka një grup pro-Basha në PD. I ftuar në “Open” në “News24” Berisha tha se mbështetja e B...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ish-kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka përmendur vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur vetëm 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. I ftuar n...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha e pranoi publikisht se ka një grup pro-Basha në PD. I ftuar në “Open” në “News24” Berisha tha se mbështetja e B...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se është e pamundur që një parti të drejtohet nga një deputet. Ai iu referuar Enkelejd Alibeajt,...
TIRANË- Talat Xhaferi, kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, është i pari politikan me etni shqiptare nga Ballkani Perëndimor që ka vizituar Ukra...