LIVE UPDATES
Aktualitet

I riu i humbur prej 7 vitesh në Indonezi, ekstradohet drejt Tiranës Luan Bundo që i mori 13 mijë € dhe i premtoi se do ta

17 Korrik 2021, 08:46 Nga DOSJA
I riu i humbur prej 7 vitesh në Indonezi, ekstradohet drejt Tiranës

TIRANË– Është sjellë në Shqipëri pas më shumë se dy vitesh 64-vjeçari Luan Bundo. Ai u arrestua në vitin 2019 në Madrid me kërkesë të autoriteteve shqiptare pasi ndihmoi një të ri për të shkuar në Australi, ndërsa që prej vitit 2014 familjarët nuk kanë më kontakt me djalin e tyre.

Bundo ka marrë 13 mijë euro nga 32-vjeçari Mensur Prençi me qëllim shkuarjen në Australi. Ky i fundit u nis nga Indonezia me një peshkarexhë sipas kontakteve që i dha Bundo, por më pas familjarët humbën çdo kontakt me të.

Historia:

Luan Bundo dhe 32-vjeçari Preçi, sipas policisë kanë shkuar fillimisht në Maqedoni ku janë pajisur me viza për në Indonezi dhe më pas janë transportuar drejt Australisë me anë të një peshkarexhe nga një indonezian. Nga hetimet ka rezultuar se linja e ndjekur nga Bundo ishte nëpërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë, ku klandestinët bashkë me të humburin Mensur Prençi, pajiseshin me vizë indoneziane për arsye turistike. Nga Indonezia linja vijonte në ishullin Kupang të Singaporit, ku nëpërmjet indionezianëve dërgoheshin për në Australi. Pas këtij momenti i pandehuri Luan Bundo është kthyer në Shqipëri dhe i ka komunikuar familjarëve të Prençit se djali i tyre kishte mbërritur në një kamp refugjatësh në Darwin të Australisë. Lidhur me këtë ngjarje Luan ështe dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

Njoftimi i policisë:

Vijon bashkëpunimi me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Spanjë dhe ekstradohet drejt Shqipërisë, një shtetas i dënuar me 10 vite burg.

Nga Interpol Tirana është bërë ekstradimi nga Spanja drejt Shqipërisë, i shtetasit Luan Bundo, 64 vjeç.

Shtetasi Luan Bundo është arrestuar nga autoritetet policore në Madrid, pas shkëmbimit të informacionit policor mes Interpol Tiranës me Interpol Madridin, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 2 vite të tjera heqje lirie, për veprën penale “Mashtrimi”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Shtetasi Luan Bundo i ka premtuar shtetasit M. P. se do ta shoqëronte për në Australi, kundrejt pagesës. Të dy së bashku kanë shkuar fillimisht në Indonezi dhe prej atje, me një peshkarexhë që drejtohej nga njerëz të cilët ishin njohje me shtetasin Luan Bundo, do të kalonin ilegalisht për në Australi. Familjaret e shtetasit M. P. kanë humbur kontaktet me të dhe më pas nuk kanë patur asnjë komunikim apo informacion për vendndodhjen e tij.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet luan bundo luan bundo ekstradohet luan bundo luan bundo

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Korrik 2021, 08:41

TIRANË– Artistët e Cirkut kombëtar kanë dalë ditën e sotme në protestë, pasi janë kundër vendimit që kërkon çmontimin e çadrës së cirkut.Akti...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj