Nuredin Dumani dëshmon mes tensioneve në GJKKO, rrëfen grabitjet në bashkëpunim me Talo Çelën: Goditi kam...
Aktualitet
EMRI / Ekzekutimet mafioze në Elbasan, SPAK çon në GJKKO dosjen ndaj të akuzuarit
18 Dhjetor 2021, 10:59Nga DOSJA
ELBASAN – SPAK ka përcjellë në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar kërkesën për kalimin për gjykim të të pandehurit Erion Alibej, (Andrea Dylgjeri), i akuzuar se në grup të strukturuar kriminal me të proceduarit Xhulian Hoxha e Euglen Halili dhe përmes pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal ka kryer krimet:
“Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Emiljano Ramazani më datë 20 korrik 2020 në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan; “Vrasja me paramendim” në dëm të viktimës Regis Runaj më datë 29 korrik 2020 në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.
Ndërkohë ndaj personave nën hetim Albert Manahasa dhe Seit Manahasa është kërkuar pushimi i çështjes për shkak se nuk e kanë kryer veprën penale për të cilën janë dyshuar.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka mbyllur hetimet për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runaj. Ngjarje të ndodhura nëntë ditë larg njëra-tjetrës, verën e vitit 2020. SPAK ka ngritur akuza ndaj Alibejt për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” në formën e veçantë të “Grupit të strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarje në grup të strukturuar kriminal”. Sipas SPAK i vetmi person që ka pasur arsye për tu hakmarrë ndaj të rinjve ka qenë Alibej dhe për këtë arsye ka ‘punësuar’ dy të rinjtë që ndodhen tashmë pas hekurave, Xhulian Hoxha e Euglen Halili.
Prokuroria thotë se tre të pandehurit së bashku me dy persona të tjerë, që kanë marë pjesë në vrasjen e Emiljano Ramazanit, kanë vepruar si grup kriminal. Xhuliano Hoxha dhe Euglen Halili në këtë rast kanë qënë vëzhgues të Ramazanit, ndërsa vrasjen e kanë kryer dy persona të tjerë, ende të paidentifikuar, ku njëri ka shërbyer si shofer tjetri si qitës.
“…organizatori i vrasjeve, personi nën hetim Erion Alibej ka arritur të “pajtojë” si bashkëpunëtorë në krimet e vrasjeve Xhulian Hoxhën dhe Euglen Halilin, duke u kujdesur që me këtë të fundit, të mos kishte takime e kontakte të drejtpërdrejta, duke u dakortësuar që kjo do të realizohej nga vetë, Xhulian Hoxha. Ndërsa Xhulian Hoxha e Euglen Halili, janë joshur nga paratë, që ai u jepte dhe nga premtimi se do të paguheshin mirë në të holla për ndihmën që jepnin në realizimin e vrasjeve. Para kryerjes se vrasjeve, Xhulianit i janë dhënë nga personi nën hetim Erion Alibej shuma të hollash, armë zjarri e telefon mobile, për të mbajtur kontakte. Organizatori, Erion Alibej, është kujdesur që shuma të hollash dhe telefon mobile, ti jepeshin edhe vrasësit, Euglen Halilit nga vete Xhuljan Hoxha…”-thuhet në dosjen e prokurorisë së posaçme.
Emiljano Ramazani që njihej ndryshe edhe si “ILI” u vra me armë zjarri teksa kthehej nga palestra në shtëpi më 20 korrik 2020. Nëntë ditë më vonë, më 29 korrik u masakrua me thikë dhe shoku i tij, Regis Runaj. Të dy viktimat ishin shokë me njëri-tjetrin. I akuzuari si urdhërues dhe financues të këtyre dy atentateve Alibej dyshonte se Runaj e Ramazani kanë marë pjesë në vrasjen e vëllait të tij, Endrit Alibej i njohur me nofkën “Tarzani”, dajës së tij dhe një shtetasi turk, ngjarje e ndodhur më 29 dhjetor të vitit 2018.
Në Shqipëri, Partia Demokratike e opozitës është vënë sot e gjitha në lëvizje për të marrë pjesë në dy veprimtari me qëllime të kundërta, të organizuara nga kry...
IGUMENICË – Një përplasje e dhunshme fizike mes emigrantësh ka ndodhur në kufirin greko-shqiptar. Ngjarja është regjistruar në Asproklis të Igumenicë...
GJIROKASTËR– Prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm ka nisur procesi i votimit në referendumin e anëtarësisë së Partisë Demokratike për shkarkimin e L...
TIRANË– Pamjet e incidentit të ndodhur në degën numër 1 në Tiranë janë bërë publike. Dosja.al ju sjell pamjet ku shihet se në shkallë është hedhur va...
TIRANË– Demokratët vijojnë të votojnë për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Dosja.al ju sjell pamjet nga njësia e PD-së në njësinë 8 në Tiran...
TIRANË– Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi për mediat se të hënën do të zhvillohet protesta e madhe në mbrotjtje të inte...
Tiranë – Një aksident i rëndë, por fatmirësisht pa viktima, ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethrrotullimin e Kamzës, ku një 10-vjeçar është goditur nga...