Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË – Policia e Shtetit ka goditur një rast të trafikut të klandestinëve, duke vënë në pranga tre persona. Mësohet se të arrestuarit janë Isuf Durmishllari, Andrea Veisi dhe Joana Sageri.
Sipas policisë, tre personat e arrestuar transportonin emigrantë të paligjshëm nga Devolli drejt Tiranës, më pas në Kukës dhë destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.
Ata janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të Tiranës, duke transportuar 3 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Pararoja”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni nga strukturat e DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm. Procedohen penalisht edhe 3 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, transportonin emigrantë të paligjshëm, nga Devolli drejt Tiranës dhe më pas në drejtim të Kukësit, me qëllim kalimin në vendet fqinje, me destinacion final vendet e BE-së, organizuan dhe finalizuan operacionin “Pararoja”, për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– I. D., 25 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”;
– A. V., 22 vjeç dhe J. S., 20 vjeçe.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë, në hyrje të Tiranës, duke transportuar 3 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit monetar. Shtetasi A. V. bënte transportin e emigrantëve, me një automjet “Mercedes Benz”, ndërsa shtetasi I. D. dhe shtetasja J. S. qarkullonin me një mjet tjetër përpara shtetasit A. V., për ta informuar atë nëse kishte shërbime policore. Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht dhe 3 shtetasit e huaj, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Po punohet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
(e.h/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Konfindustria ka reaguar pas skandalit të publikimit të listave me pagat dhe targat e automjeteve personale të qytetarëve shqiptarë, mes të cilëve...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca në ‘Vila 30’ në Tiranë. Dosja.al mëson se në ta...
TIRANË– Punimet e rehabilitimit në aksin Qafë Kashar-Rinas kanë nisur dhe pritet që të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike. Auto...
TEPELENË– Policia ka mundur të parandalojë një vrasje në Memaliaj. Sipas njoftimit të tyre, një 63-vjeçar me inicialet A.L është arrestuar dit...
Ndonëse Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përmes fushatave të ndryshme ekspozon një kryeqytet të gjelbër, në fakt po ndodh e kundërta. Bashkia e dre...
GREQI – Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar, i cili është kapur teksa kalonte ilegalisht në territorin grek, duke ecur në këmbë, ndërsa në &cce...
BURREL-Një person ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi është përfshirë në një aksident në fshatin Cerujë të Klosit. Mësohet se mjeti ka përfunduar në greminë...
POSTRIBË/SHKODËR – Banorët e Njësisë Administrative Postribë në Shkodër kanë protestuar ditën e sotme sërish në lidhje me ujin e pijshëm.Sipas b...
GREQI– Drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, profesori Akis Tselentis, ka deklaruar se tërmeti i mbrëmjes së djeshme ishte kryesori.Duke komentuar ecuri...
TIRANË– Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë reagimin zyrtar pas tërmetit që shkundi 5 shtetet mbrëmjen e kaluar. Sipas ty...