LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Emocione, takime të reja, shenjat që sot do të lumturohen/ Horoskopi 24 nëntor 2019

24 Nëntor 2019, 05:56 Nga DOSJA
Emocione, takime të reja, shenjat që sot do të lumturohen/

Dashi 

Gjatë kësaj dite lodhja do të jetë mjaft e pranishme duke shkaktuar humor të keq dhe nervozizëm. Mundohuni që këtë gjendje shpirtërore të mos e reflektoni në raportin në çift, pasi mund të ketë pasoja. Sa i takon punës, ka disa ndryshime që duhet ti bëni, ndaj mos u kapni pas gjërave që nuk ecin.

Demi

E diela do të jetë mjaft pozitive, pasi kjo është një periudhë shumë e rëndësishme për ju dhe do të zgjasë mjaftueshëm. Nëse jeni vetëm, mundohuni që të mos mbylleni në shtëpi, por dilni dhe tregohuni pasi yjet favorizojnë takimet e reja. Edhe projektet e reja janë mjaft të favorshme.

Binjakët

Duhet të mundoheni që të jeni më të besueshëm dhe optimist. Shumë shpejtë do të keni mundësi të mira, të cilat duhen kapur fluturimthi. Shumë gjëra do të varen nga mosha dhe gjendja juaj, por ju bëni mirë që të tentoni. Gjërat do të nisin që të përmirësohen.

Gaforrja

Gjatë këtyre ditëve jeni duke bërë disa analiza sa i takon ndjenjave qofshin ato miqësore, dashurore apo edhe sa i takon raporteve në familje. Jeni duke vlerësuar nëse duhet ose jo të vazhdoni një raport. Mundohuni që të shihni më qartë brenda vetes.

Luani

Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar gjatë kësaj të diele, qoftë për ata që janë çift, edhe për ata të cilët do të kenë mundësi që të bëjnë takime të reja. E rëndësishme është që të mos mbylleni në shtëpi. Duhet të guxoni, të dilni më shumë dhe të takoni njerëz të rinj. Çiftet do të gjejnë ekuilibra të rinj, sidomos nëse kanë kaluar kriza gjatë javëve të fundit.

Virgjëresha

Mundohuni që të jeni më optimist, sidomos sa i takon dashurisë dhe ndjenjave përgjithësisht. Mjaft të favorizuara janë miqësitë dhe raportet ndërpersonale. Sa i takon punës, mund të ketë ndryshime.

Peshorja

Ka disa probleme në planin financiar, të cilat do të kushtëzojnë jetën tuaj, sidomos nëse jeni çift. Bëni kujdes, pasi kjo gjë mund të shkaktojë debate dhe keqkuptime. Edhe sa i takon sferës profesionale, mund të ketë tensione me ndonjë koleg. Mundohuni që të shmangni debatet, duke i shtyrë për një kohë më të mirë.

Akrepi

Kjo është një periudhë e bukur, gjatë së cilës mund të ketë surpriza, por bëni kujdes që të mos shkatërrojnë diçka. Ndoshta ju duhet ndihma e një konsulenti ose profesionisti, për të riparuar një dëm të mundshëm. Ndikimi i favorshëm i Hënës në shenjën tuaj, mund t’iu ndihmojë shumë. Dashuria do të jetë mjaft e favorizuar, ndaj lëreni veten që t’iu rrëmbejë pasioni.

Shigjetari

E diela do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj mund të jetoni emocione të bukura. Ky është një moment shumë i mirë edhe për të bërë paqe dhe për të zgjidhur ndonjë problem. Në dashuri kujdes me të lindurit e shenjës së akrepit dhe luanit, pasi mund të ketë përplasje.

Bricjapi

Mundohuni që të lini mënjanë zënkat dhe debatet, pasi duke ruajtur qetësinë, do të shmangni shumë tensione të kota. Kohëve të fundit, ditët kanë qenë të disi të rënda. Edhe gjatë kësaj të diele mund të përballeni me ndonjë problem ose vonesë, ndonëse energjia do të jetë e pranishme.

Ujori

Keni nevojë për pak më shumë kohë për të menduar për vete dhe për të pasur më shumë hapësirë. E diela do të jetë mjaft e veçantë sa i takon ndjenjave, pasi do të përjetoni emocione të bukura, sidomos çiftet që nuk kanë shumë kohë që janë bashkë. Është momenti për të menduar si të stabilizoni të ardhmen.

Peshqit

Kjo periudhë është mjaft pozitive dhe do të vijojë në këto ritme deri në vitin që vjen. Të reja premtuese parashikohen në raport me të tjerët, do të keni udhëtime dhe mundësi pune. Dikush ama mund të mendojë për të kaluarën dhe për një dashuri që nuk është më dhe me gjasë do të tentojë riafrimin.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

horoskopi horoskopi horoskoppi 24 nëntor 2019 horoskoppi 24 nëntor 2019

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës