LIVE UPDATES
Politike

6 Prill 2020, 10:35 Nga DOSJA

TIRANË– Emigrantët e mbetur në kufi ka sjellë replika në distancë mes ish-deputetit të LSI-së, Petrit Vasilit dhe ministrit të Diasporës, Pandeli Majkos. Mëngjesin e sotëm, Vasili shkoi një status në Facebook, ku thoshte se pozita i do emigrantët vetëm për vota, ndërsa tani nuk ua hap kufirin.

Më tej, ish-deputeti bënte me faj, ministrin Majko, duke e akuzuar se po hesht për të mbrojtur shqiptarët në kufi pasi ka frikë se kryeministri Edi Rama do ta shkarkojë nga posti që i ka besuar.

“Rri Pandi rri, mos e shqetëso Ramën. Mos harro, kur të vijnë zgjedhjet, ti me Ramën me autobuzë plot do  t’i sillni emigrantët për të votuar. Atëherë kufiri do të jetë dy kanate hapur, tani në kohën e pandemisë mbylljani kufirin. Ata flenë jashtë, ndërsa ti Pandi së bashku me Ramën, flini në shtëpi,”-shkruan ndër të tjera Vasili.

POSTIMI I PLOTË:

Rama dhe Majko flene shtepi,ndersa emigrantet jashte! Eshte kriminale sjellja e Rames me shqiptaret e bllokuar ne kufi te cilet qeveria nuk i le te hyjne ne ardheun e tyre.
Po shkelet Kushtetuta, ligji, por edhe cdo norme njerezore. Po ne kemi edhe Ministri per Diasporen. Po ne kemi edhe ministrin Majko, qe rri e veshtron me permallimin e tij interesant, karakteristik e babaxhan, ndersa emigrantet flene jashte te dera e kufirit, qe ua ka mbyllur qeveria e tij. Po ky Majko kerkoi edhe zyra per emigrantet neper rrethe.Si duket edhe kjo paska qene ndonje nga shakate e tija, sigurisht pa humor. Po ky Majko u ça dysh edhe per voten e emigranteve. Ndersa sot Majko hesht.Sa gjynah qe e mbyll trembshëm gojen nga frika e tmerrshme se Rama e heq. Te tjere socialiste ishin ata, qe e bene Majkon Kryeminister, kur Shqiperia hapte deren per qindra mijra vellezer nga Kosova ne 1999. Por ata socialiste nuk jane më, ndersa Majko po se eshte vertet me “parimor” se ata. Rri Pandi rri, mos e shqeteso Ramen. Mos harro, kur te vijne zgjedhjet vervitu edhe ti me Ramen etj, me autobuze plot qe ti sillni emigrantet per te votuar dhe atehere kufiri do te jete dy kanate hapur, tani ne kohen e pandemise mbylljani kufirin lerini te gdhihen jashte. Ata flene jashte, ndersa ti Pandi se bashku me Ramen flini ne shtepi, se ata per kete ju kane votuar ne fund te fundit….!?

Pak orë më vonë ka reaguar edhe vetë ministry Majko, i cili fillimisht ka sqaruar se çështje e shqiptarëve të mbetur në kufi nuk është përgjegjësi e digasterit që ai drejton. Megjithatë ka bërë me dije se është interesuar me të gjitha instancat e tjera për gjetjen e një zgjidhjeje për ta.

Shqetësimin e opozitës dhe presidentit Ilir Meta për shqiptarët, Majko e ka quajtur legjitim megjithatë ka përmendur edhe njëherë se gjendja e koronavirusit në vend është serioze, duke theksuar se qeveria po punon edhe pse nuk e tregon çdo detaj ‘online’.

Megjithëse jashtë fushës së përgjegjësisë sime, por me përgjegjësi njerëzore kam komunikuar prej ditësh me Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Ministren e Shqëndetësisë, Ministrin në detyrë për Europën dhe Politikën e jashtme, zëvendësministren e brendshme dhe zëvendësministrin (tjetër) në Ministrinë e për Europën dhe Politikën e Jashtme… dhe vazhdoj të komunikoj. Kjo është luftë! Dikush mund ti duket retorikë por ende ska kuptuar se bota po ndryshon me egërsimin e gjendjes së pandemisë! Dhe kjo që po ndodh është një gjendje lufte e paprecedent! Rregullat e saj janë të ashpra dhe urdhërat diskutohen vetëm pas mbarimit të saj! Shqetësimi për qytetarët e bllokuar në kufi është legjitim! Mënyra e të kërkuarit është sikur në Shqipëri ska ndodhur asgjë, a thua se ka ikur energjia elektrike e cila do të vijë pas pak…!,”-iu përgjigj Majko-Vasilit.

POSTIMI I PLOTË:

Qëndrimi në shtëpi për një kohë relativisht të gjatë nxit fantazinë. Sot pash se një ish-socialist (Petrit Vasilin) që gjen kënaqësinë duke goditur ish-shtëpinë e tij. Ai aludonte se nuk po bëhej (dhe bëja) asgjë për fatin e njerzve të bllokuar në kufirin shtetëror nga emergjenca kombëtare. Logjika të tilla në “kohë kolere” janë të justifikuara! Inati e ka rrugën e gjatë! Puna si rregull bëhet në zyrë dhe ku nuk kam munguar asnjë ditë! Megjithëse jashtë fushës së përgjegjësisë sime, por me përgjegjësi njerëzore kam komunikuar prej ditësh me Kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Ministren e Shqëndetësisë, Ministrin në detyrë për Europën dhe Politikën e jashtme, zëvendësministren e brendshme dhe zëvendësministrin (tjetër) në Ministrinë e për Europën dhe Politikën e Jashtme… dhe vazhdoj të komunikoj. Shpresoj, që rregullat e emergjencës dhe task-forca që drejton atë do të gjejnë mekanizmin e zgjidhjes së situatës! Kjo është luftë! Dikush mund ti duket retorikë por ende ska kuptuar se bota po ndryshon me egërsimin e gjendjes së pandemisë! Dhe kjo që po ndodh është një gjendje lufte e paprecedent! Rregullat e saj janë të ashpra dhe urdhërat diskutohen vetëm pas mbarimit të saj! Por, edhe në luftë, diskutimet janë të lejuar nga distanca! Dikush nuk sheh aspak luftën por interesat e pushtetit pas saj! Dikush do të thotë se ai është më burr i “zoti”. Psherëtimat politike në kohë kolere kanë erën e saj! Duke njohur gjendjen e luftës ju siguroj se kam parë të gjithë të vërtetat që mund të duroj. Ky është momenti ku ndahen karakteret dhe ndarjet politike kanë të bëjnë shumë pak! Kjo është një kohë e cila kërkon reflektim dhe jo “batuta”. Rezultatet e post-luftës aktuale do të jenë të trishta. Ato do të godasin ekonominë dhe elitat politike të qarta në paqartësi! Opozita në Tiranë është e qartë vetëm për atë që nuk do! Diskretitimi i marrdhënies politike nuk është opozitarizmi më efikas! Opozita nuk ka kuptuar se bashkë me virusin ndarjet e ideologjisë e majtë e djathtë po “vdesin” nën presionin e opinionit publik të rrjeteve sociale! Një milion refugjatë sirianë ndryshuan një pjesë të strukturës politike europiane. Në një pjesë të Europës ndodhi “zëvendësimi” i opozitave! E njëjta situatë rrezikon edhe në Shqipëri! Shqetësimi për qytetarët e bllokuar në kufi është legjitim! Mënyra e të kërkuarit është sikur në Shqipëri ska ndodhur asgjë, a thua se ka ikur energjia elektrike e cila do të vijë pas pak…! Ju siguroj se jemi në punë pa qenë on-line! Publiku do rezultate dhe jo një teatër partizan në rrjetet sociale. Kujdesi i tepërt në emergjencën kombëtare është ana e keqe por edhe ana më emirë e trajtimit të kësaj krize nga qeveria. Kush dëshiron të ndihmojë është i mirëpritur! Kush dëshiron të kritikojë e ftoj për mirëkuptimin që fuksionon në të tilla raste! Uroj të kuptoni rregullin e artë të Luftës. Ai është, të shpresosh më të mirën dhe të përgatitesh për më të keqen! Besoni të parën dhe mos haroni të dytën!

Prej disa ditës, disa dhjetra emigrant janë mbetur të bllokuar në tokë neutrale në kufirin greko-shqiptar, pasi kanë kërkuar që të kthehen në vendin e tyre. Disa prej tyre janë lejuar të hyjnë (të sëmurët dhe ata me leje të posaçme), megjithatë ka të tjerë që ende presin prej ditësh në temperature të acarta. Presidenti Ilir Meta dhe kryedemokrati Lulzim Basha kanë kërkuar riatdhësimin e tyre, ndërsa kryeministri Edi Rama, i ka konsideruar si ‘bomba biologjike’ që mund të përhapin koronavirusin në vend. Rama u ka kërkuar që të qëndrojnë aty ku janë duke i suguruar se nuk do të ndëshkohen për tejkalimin e lejes së qëndrimit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike pandeli majko petrit vasili shqiptaret e bllokuar jashte pandeli majko petrit vasili shqiptaret e bllokuar jashte

Sondazh

Poll
Politike 6 Prill 2020, 09:25

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i ka kthyer përgjigje thirrjes së opozitës për të bërë testime massive në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit.Rama...

Politike 6 Prill 2020, 06:52

ITALI– Ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi e ka kthyer në një ritual thuajse të përditshëm, zhvillimin e një ‘video-live’ në Instagram ku edhe komunikon me...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet