Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Emërimi i Sonila Bejtes në GJK, Soreca: Përgëzoj Metën dhe KED, vendimi përforcon funksionalitetin e Gjykatës!
28 Dhjetor 2020, 19:18Nga DOSJA
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, ka reaguar pasi Presidenti Ilir Meta ka emëruar gjyqtaren Sonila Bejtja, që të jetë anëtare e shtatë në Gjykatën Kushtetuese. Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Soreca ka përgëzuar Metën dhe KED, duke thënë se ky vendim përforcon funksionalitetin e Kushtetutës.
“Sot President Ilir Meta ka dekretuar Znj. Sonila Bejtja si Anëtare e 7-të e Gjykatës Kushtetuese. Ne e përgëzojmë Presidentin dhe KED për plotësimin e këtij vendi të lirë të punës. Ky vendim i rëndësishëm përforcon më tej funksionalitetin e Gjykatës.”- shkruan Soreca.
Presidenti Ilir Meta ka vendosur që gjyqtarja Sonila Bejtja të jetë emërimi i shtatë në Gjykatën Kushtetuese. Pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi sot listën përfundimtare me renditjen e kandidatëve, Meta emëroi magjistraten Bejtja, e cila renditej në listë me 76.83 pikë. Tanimë në Kushtetuese kanë mbetur vetëm 2 vende vakante. Gjykata Kushtetuese u bë funksionale disa ditë më parë me betimin e anëtarit të gjashtë të saj, Përparim Kalo. Institucioni përbëhet nga 9 anëtarë, 3 që zgjidhen nga kreu i shtetit, 3 nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë e cila ende nuk është funksionale. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë një mandat 9-vjeçar pa të drejtë riemërimi.
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vendosur që gjyqtarja Sonila Bejtja të jetë emërimi i shtatë në Gjykatën Kushtetuese. Pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi...
TIRANË– Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka hedhur poshtë skemën e prezantuar nga ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili p...
Politike28 Dhjetor 2020, 18:19
TIRANË– Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, pas sqarimit që ai bërë lidhur me çështje...
TIRANË– Deputeti Myslimi Murrizi do të ankimojë ditën e nesërme në orën 11:00 në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet e bëra në Kodin Zgjedhor. Partia Lëvizja D...
TIRANË– Çështja e detit me Greqinë është kthyer sërish në ‘mollë sherri’ mes ‘kokave’ të politikës shqiptarë. Presidenti Ilir Meta sot i është përgj...
TIRANË– Këshilli i Emërimeve në Drejtësi do i dërgojë Presidentit Ilir Meta emrin e Sonila Bejtja për vendin vakant si anëtare e shtatë e Gjykatës Kushtetu...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.Në një postim në rrjetet sociale, ambasad...
TIRANË–Kreu i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani nw njw letwr qw i ka dwrguar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kërkon ndryshime në ...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kundërshtuar ashpër zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon. Nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook, kreu i shtetit...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar diplomën e drejtueses se KPK-së, Pamela Qirko dhe shkruan se ajo është një e mbetur në klasë. Në një sta...