LIVE UPDATES
Ekonomi

Elvin Guri, histori suksesi – mësime mbi sipërmarrjen

18 Shkurt 2022, 15:56 Nga DOSJA
Elvin Guri, histori suksesi – mësime mbi sipërmarrjen

Vit pas viti lulëzojnë shumë biznese të reja, shumë prej tyre mbyllen, vetëm disa i rezistojnë tregut dhe konkurenca vijon pambarimisht. Të gjithë ata që dëshirojnë të nisin një biznes të suksesshëm, janë në kërkim të vazhdueshëm për idenë gjeniale e cila do u garantojë suksesin. Sipas raportit të Drejtorisë së
Tatim-Taksave, për vitin 2021 janë hapur 4787 biznese të reja dhe janë mbyllur 1661. Startup Grind Tirana, një komunitet global sipërmarrësish, zhvillon takime periodike mes komunitetit dhe sipërmarrësve të suksesshëm. Pjesëmarrës në panel gjatë takimit të fundit ishte Elvin Guri, një investitor me përvojë 26-vjeçare në tregjet rajonale dhe i njohur në Shqipëri për blerjen e operatorit One Telecommunications.

“Momenti më i rëndësishëm në jetë është të njohësh veten dhe të ndash mendjen për aftësitë që ke,” – ishte një prej këshillave që Elvini ndau gjatë rrëfimit të përvojave të tij personale. Me të tilla mesazhe të vlefshme ishte e mbushur biseda me Elvinin. Nëse je aspirant për të zhvilluar një ide biznesi dhe nuk ishe prezent në këtë takim, mund të gjesh këshilla të vlefshme përgjatë këtij leximi. Aneida Bajraktari, moderatoja e takimit dhe drejtuesja e Startup Grind Tirana, arriti të merrte prej tij historitë e suksesit por edhe të dështimit, mësimet që ai ka nxjerrë prej përvojës së tij dhe udhëzime për të ndërmarrë hapa të matur në jetë.

“Aftësitë sipërmarrëse mësohen, nuk është e thënë të jesh i lindur sipërmarrës” – u shpreh Elvini, duke thyer mitin se sipërmarrësit e suksesshëm janë të lindur. Përgjatë mentorimeve që Elvini zhvillon, ajo që thekson vazhdimisht është se “nuk ka nevojë as të jesh gjeni për të patur një biznes të suksesshëm, mjafton të jesh i zgjuar mjaftueshëm për të përshtatur një ide funksionale biznesi, që e ke parë diku, dhe ta adaptosh në mjedisin tënd”. Kjo qasje ka qenë ajo që i ka garantuar Elvinit suksesin e tij të parë, një kompani që e nisi me 4 persona dhe pas 6 vitesh e shiti me 2800 punonjës që i shërbenin 23% të popullsisë madhore në Bullgari. E çfarë ishte kjo ide fantastike? Ofrimi i kredive konsumatore për qytetarët e Bullgarisë. E parë dhe e provuar në perëndim. Tashmë shumë familjare edhe per ne, por në kohën që ai e ofroi në Bullgari, ende nuk kishte mbërritur si shërbim.

Në këto momente do jesh duke vrarë mendjen çfarë ka ndonjë gjë që i mungon Shqipërisë dhe që mund ta ofrosh ti, duke menduar se e gjete çelësin e suksesin. Por, nuk mjafton vetëm kaq. Je ende disa këshilla larg për të kuptuar çfarë nevojitet për të qenë i suksesshëm. Kur Elvini foli për njohjen e vetes, ai i vuri theksin edhe përcaktimit të vlerave personale, kufinjtë përtej të cilave ti si individ nuk ndjehesh komod me veten që të dalësh.

“Pasi i përcakton këta kufinj, mos i shkel më. Mund të shkosh në kufi të tyre, të manovrosh brenda tyre, por mos shkel vlerat që i ke përcaktuar vetes”.

Një tjetër element thelbësor suksesi që Elvini përmendi janë njerëzit!

“Ne punësojmë njerëzit, njerëz të mirë, që ndajnë të njëjtat vlera me ne, të mirë-edukuar. Këto janë tipare që dikush ose i ka mësuar deri 7 vjeç, ose nuk i ka më. Ndërsa aftësitë profesionale mësohen”.

Në këtë kuadër, për rritjen e qëndrushme të operatorit One Telecommunications dhe trendin e suksesit që ka, ai ia njeh meritat stafit.

“Ne investuam në One Telecommunications sepse e kuptuam që kishte nevojë vetëm për ristrukturim por kjo nuk do ishte e mundur pa 400 persona staf të ONE dhe mbi 450 të tjerë pjesë e rrjetit të partnerëve. Ndaj, investimi në atë kompani është një prej përvojave më të bukura në këto 26 vite.”

Pyetjes së Aneidës, se si mund të rritet një biznes, Elvini iu përgjigj se “nuk ka një recetë. Cilësia e bizneseve kushtëzohet nga tregu në të cilin operojnë. Shqipëria është treg i vogël dhe që bizneset të tërheqin investime, duhet të sigurohen që të kenë fitim. Pa patur fitim, investitorët këtu nuk afrohen
sepse tregu është i tillë që nuk mbijeton dot në humbje.”

Gjithashtu, Elvini theksoi shumë fort se për të patur një biznes të suksesshëm ka të bëjë shumë edhe mosha se kur investon.

“Duhet patjetër të kesh kaluar disa gjëra në jetë, të kesh edukatën e punës dhe të kesh pjekurinë e duhur për të filluar një biznes. Pra, kur je tek të 20-tat, ka më pak gjasa të nisësh një biznes me sukses afatgjatë.”

Dhe së fundmi, Elvini u shpreh për atë që flitet shumë në këtë botë konkuruese, për shkrirjen mes jetës private dhe punës. Teksa ne flasim për balancë dhe përpiqemi të vendosim kufinj për të arritur këtë balancë, Elvini thotë se në fakt nuk ekziston një balancë e tillë.

“Koha punë-jetë private është një e vetme. Ti vendos se ku do fokusohesh më shumë në momente të ndryshme të jetës. Varet nga stadi që je në jetë dhe nga çfarë do të arrish. Në këtë fazë të jetës sime, ajo që më bën të lumtur përherë e më shumë, është familja dhe fëmijët. Por gjetja e balancës është një proces i përditshëm.”

(Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sociale sociale one telecommunications one telecommunications


Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet