LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Bashaliut, pranga kushëririt e fqinjit të viktimës, përgjimet: Mos flisni

29 Dhjetor 2021, 07:53 Nga DOSJA
Vrasja e Bashaliut, pranga kushëririt e fqinjit të viktimës,

ELBASAN– Veiz Bashali, 41 vjeç dhe Mikel Xhaja, 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj të Peqinit janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë prishur provat si dhe kanë penguar organet e Policisë së Shtetit që të vijojnë me zbardhjen e atentatit të ndodhur dy ditë më parë ku mbeti i vrarë Albi Bashaliu. Dosja.al ka mësuar se Veiz Bashaliu është kushëriri i parë i viktiëms (djali i xhaxhait), ndërsa Mikel Xhaja ishte fqinj me të ndjerin. Duke qenë se pista kryesore e hetimit të vrasjes së Albi Bashaliut ka qenë hakmarrja, të gjithë të afërmit e tij kanë qenë në vëzhgim nga policia dhe përgjimet kanë zbuluar një bisedë të 41-vjeçarit me fëinjin Xhaja.

Konkretisht Mikel Xhaja në përgjimet ambientale nga grupi hetimor rezulton t’i jetë drejtuar Veiz Bashaliut e të jetë shprehur: Çfarë na duhet ne…

Xhaja bashkë me 41-vjeçarin janë rikthyer sërish në vendin e krimit dhe kanë prishur provat si dhe kanë kapur dëshmitarët okularë, duke u kërkuar të mos flisnin.  “Mos flisni dhe mos tregoni personat që keni parë,”– kanë thënë ata, duke iu referuar autorëve të vrasjes. Në prokurori të arrestuarit janë regjistruar si të akuzuar për ‘përkrahje të autorëve dhe për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës’.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit, mëngjesin e datës 27 dhjetor 2021. Vihen në pranga 2 shtetas, të dyshuar si përkrahës të autorëve të krimit. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Peqin, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, kanë vijuar intensivisht punën hetimore, me qëlim zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Albi Bashaliu. Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, u bë i mundur arrestimi i shtetasve: V. B., 41 vjeç dhe M. Xh., 30 vjeç, të dy banues në fshatin Gjoçaj, Peqin. Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera është dokumentuar se këta shtetas kanë kryer veprime aktive për të fshehur rrethanat e ngjarjes dhe kanë penguar aktivisht organet e Policisë, për t’u informuar për ngjarjen, rrethanat si ka ndodhur dhe motivin. Gjithashtu, në kuadër të kryerjes së veprimeve procedurale dhe thellimit të hetimeve për këtë ngjarje të rëndë kriminale, në ndjekje e sipër të autorëve të dyshuar të veprës penale, më datë 28.12.2021, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Gosë-Vibashtovë, Rrogozhinë, është gjetur automjeti tip “Volksëagen Caddy”, që ka qenë në përdorim nga viktima, shtetasi A. B. Nga rrethanat e hetimit dyshohet se autorët kanë marrë mjetin e viktimës për t’u larguar, ndërsa mjetin me të cilin ata udhëtonin e kanë djegur në vendngjarje. Në vendngjarje janë gjetur sende të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale dhe që u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore. Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurori, për veprime të mëtejshme.

Albi Bashaliu u ekzekutua mëngjesin e të hënës nga dy persona të cilët e qëlluan atë sapo doli nga automjeti. Pasi e qëlluan disa herë me armë zjarri dhe u siguruan që kishte vdekur, autorët tentuan të largoheshin me makinën e tyre, por mjeti i la në baltë. Më pas, ata i vunë flakën mjetit të tyre dhe morën atë të viktimës. Kjo e fundit u gjet ditën e djeshme në aksin rrugor Gosë-Vilë Bashtovë pranë Rrogozhinës. Të dyja mjetet, pavarësisht se janë djegur janë sekuestruar dhe janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore.

Për momentin janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, ndërkohë që në polici është shoqëruar për tu marrë në pyetje edhe djali i 44-vjeçarit Ylber Xhahysa, Enriko Xhahysa, për vrasjen e të cilit po bën burg vëllai i Albi Bashaliu, Leonard Bashaliu. Vrasja e ndodhur dy ditë më parë dyshohet të jetë pikërisht për të marrë hakun e 44-vjeçarit Xhahysa. Një tjetër ngjarje që po hetohet është ajo e ndodhur në vitin 2017. Albi Bashaliu është arrestuar në vitin 2017 për plagosje. Më 17 janar të vitit 2017, Bashaliu qëlloi me armë zjarri automatik në drejtim të dy personave të tjerë me iniciale V.SH, 57 vjeç dhe A.B, 38 vjeç, banues në Peqin. Bashaliu në atë kohë u akuzuar për veprat penale “Vrasja me dashje mbetur në tentativë” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, por më pas fitoi lirinë në rrethana të paqarta.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Vrasja e Bashaliut, të arrestuarit janë djali i xhaxhait dhe fqinji i viktimës

(a.b;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet mikel xhaja veiz bashaliu vrasje në peqin vritet albi bashaliu mikel xhaja veiz bashaliu vrasje në peqin vritet albi bashaliu

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet