Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Policia e Shtetit njofton se është bërë ekstradimi nga Greqia në Shqipëri, i dy shqiptarëve që kanë probleme me drejtësinë shqiptare.
Ali Toskaj, 36 vjeç nga Fieri, është i dënuar për vrasje me dashje me 16 vite burg, ndërkohë që G.B, 48 vjeç është i kërkuar pasi gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg”.
Njoftimi i plotë:
Interpol Tirana – Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Ali Toskaj, 36 vjeç, lindur në Fier.
Shtetasi Ali Toskaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin në vitin 2017 e ka dënuar me 16 vite burg për veprat penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”, “Vjedhje me armë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Gjithashtu, po nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar G.B., 48 vjeç, pasi autoritetet Greke të drejtësisë kanë miratuar ekstradimin e tij, drejt vendit tonë.
Shtetasi G.B. ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec në vitin 2017, ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprën penale,” Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tyre në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
(F.g/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– KLP-ja ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje ku është miratuar me shumicë votash edhe projektbuxheti për periudhën 2020-2022 hartuar nga Ko...
Tiranë- Pak minuta më parë ka nisur seanca në Kuvend ku pritet të betohen disa nga deputetët e rinj.Jashtë kësaj godine të rinjtë e FRPD-së dhe LRI-së janë du...
TIRANË–Kryediplomatja amerikane në Tiranë, Leyla Moses-Ones lëvdon policinë shqiptare dhe thotë se kjo polici është një ndër më të mirat në Europë. Në një ...
Tiranë– Pas padisë që bëri në Gjykatë, Agron Tufa ndaj gazetës Dita kjo e fundit e ka sulmuar.Gazeta Dita ka publikuar një shkrim me titull “Një lepurush në Mo...
Rastet e rasteve të fruthit kanë vazhduar të rriten në 2019. Të dhënat paraprake globale tregojnë se rastet e raportuara u rritën me 300 për qind në tre muajt e...
BRUKSEL- Ditën e djeshme një delegacion i Ministrisë së Brendshme ka raportuar pranë Komisionit Europian ecuritë e Shqipërisë në ecurinë e 5 prioriteteve, që BE...
TEPELENË– Janë mësuar detaje të reja në lidhje me aksidentin me vdekje që ndodhi një ditë më parë në Tepelenë.Në segmentin rrugor ku po punohet për Bypass-...
Tiranë- Ditën e sotme opozita do të zhvillojë protesta në mbarë vendin të cilat do të zgjatin vetëm 1 orë.Mësohet se protestat do të nisin në orën 18:00 dhe do ...
Tepelenë- Pak minuta më parë ka ndodhur një aksident i rëndë në Tepelenë ku ka humbur jetën drejtuesi i mjetit.Dosja.al mëson se aksidenti ka ndodhur në Bypas...
4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e njohur si Qafë Buall, Bulqizë. Dosja.al mëson se dy prej të plagosurve janë në...