Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Humbja e jetës së katër turistëve rusë, Sergei Burenkov, gruas së tij, vajzës dhe dhëndrit, në një hotel luksoz në zonën e Qerretit në Kavajë, vazhdon ende të jetë e mbuluar nga misteri. Se çfarë ndodhi me ta, atë mbrëmje të 15 tetorit 2021, në pishinën e mbyllur të hotelit ‘Gloria Palace’.
Afro 45 ditë nga ngjarja shokuese, Instituti i Mjekësisë Ligjore, ka mundur të përcaktojë shkakun fillestar të humbjes së jetës së anëtarëve të familjes ruse që kishte zgjedhur Shqipërinë për të pushuar. Emisioni ‘Në shënjestër’ në ‘News24’ i gazetares Klodiana Lala zbardh detaje mbi shkaqet e vdekjes së 4 turistëve. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, “në trupat e viktimave, u konstatua prania e monoksidit të karbonit në masën mbi 75 përqind”.
Ekspertiza ka rrëzuar dyshimet e ngritura më herët, se vdekja mund të kishte ardhur nga përdorimi i tepruar i klorit. Një kompani e certifikuar ndërkombëtarisht e ka rrëzuar këtë pistë, ndonëse institucionet u përplasën mes tyre për kryerjen e këtyre ekspertizave me argumentin se kampionët e ujit dhe të klorit për t’u ekzaminuar nuk ishin marrë në formën e duhur ligjore. Ndërkohë që nga ekspertiza e kryer ka rezultuar se rusët nuk kanë patur ndonjë reaksion apo helmim nga ushqimi që mund t’u shkaktonte atyre vdekjen.
Por edhe pse Mjekësia Ligjore ka përcaktuar shkakun e vdekjes së katër rusëve, duket se Prokuroria nuk është e bindur për shkakun e vërtetë të humbjes së jetës së tyre. Për këtë arsye organi hetues ka thirrur në ndihmë Ministrinë e Mbrojtjes. Dhe më konkretisht Shërbimin Sekret të Ushtrisë, me qëllim për të kryer një eksperiment hetimor në të njëjtat kushte që ka ndodhur ngjarja. Ku përmes këtij eksperimenti do të duhet të provohet nëse dioksidi i karbonit, është shkaktuar në ajër si pasojë e keqfunksionimit të kaldajës në hotel dhe mungesës së sistemit si duhet të ventilimit, apo për arsye të tjera.
Është ky eksperiment që do të mund të përcaktojë përfundimisht shkakun e vërtetë të vdekjes së 4 turistëve rusëve. Si edhe për t’i dhënë fund misterit që mbulon ende humbjen e jetës së tyre.
Marrë nga BW
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË- Gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela u shkarkua nga detyra më 28 tetor, pasi rezultoi me mungesë burimesh financiare prej 55 milionë lekësh pë...
TIRANË– Kanë kaluar 2 vite nga mbledhja e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, fill pas tërmetit shkatrimtar të 26 nëntorit, ku humbën jetën 51 persona...
TIRANË– Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi ka firmosur një udhëzim, i cili ndaolon çdo mësues të dënuar për vepra penale kundër të m...
TIRANË – Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi se proçesi i unifikimit të Abetares mes Shqipërisë dhe Kosovës është vonuar si pasojë e pu...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka ndezur sot dritat e pemës në zonën e njohur si Pazari i Ri në kryeqytet. E siç bën çdo...
TIRANË– Genc Sejko, ‘njeriu i memve’, ka bërë me dije “arsyen” se përse biznesmeni Gjergj Luca është një nga mbështetësit më të mëdhenj të kryeministrit Ed...
TIRANË – Testimi i aplikantëve të rinj për të ndjekur studimet në Akademinë e Sigurisë u përshëndet dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Sht...
TIRANË – Policia e Shtetit publikoi rezultatet e 759 aplikantëve që u testuan sot për të studiuar në Akademinë e Sigurisë dhe për t’u bërë pjes...
TIRANË- Dritat në pemën festive në zonën e Pazarit të Ri janë ndezur mbrëmjen e sotme. Ka qenë vetë i pranishëm kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili pas një ...
GREQI – Operacioni madhor i zbulimit të një organizate kriminale policësh grekë që falsifikonin dokumente identifikimi ka çuar në lidhje me vrasjen...