LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertët për VOA: Rimëkëmbja ekonomike në Shqipëri varet nga vaksinimi

2 Shtator 2021, 17:11 Nga DOSJA
Ekspertët për VOA: Rimëkëmbja ekonomike në

TIRANË– Në Shqipëri autoritetet zyrtare dhe ekspertët po e shohin rimëkëmbjen e ekonomisë, që ka marrë goditje nga Pandemia e Covid 19, të lidhur ngusht me proçesin e vaksinimit. Të dhënat, thonë zyrtarët, janë optimiste dhe flasin për një rritje ekonomike me 5.5% për vitin 2021. Ata mendojnë se vaksinimi i popullsisë ka shtuar besimin e qytetarëve, ka përmirësuar treguesit ekonomikë dhe ka larguar rrezikun e një mbyllje tjetër të vendit.

Insititucionet financiare botërore si FMN, BB e kanë lidhur në vijimësi, rimëkëmbjen ekonomike globale të goditur nga Pandemia e Covid 19 me proçesin e vaksinimit. Në Shqipëri në vitin 2020, ekonomia ra me 4% përkundrejt parashikimit 8% të Ministrisë së e Financave, duke zënë vendin e dytë në rajonin e Ballkanit perëndimor pas Serbisë me rënien më të ulët. Ekspertët e lidhin këtë me rikthimin në normalitet të ekonomisë në pjesën e dytë të vitit. Autoritetet e shëndetit publik e konsiderojnë vaksinimin e popullatës mënyrën më të sigurt, më të lirë, dhe më afatgjatë për të garantuar mbylljen e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.

“Në SHBA, pak kohë më pare, është bërë një studim i cili tregon se në shtetet të cilat janë duke ecur më shpejt me vaksnimin, popullatat e vlerësuara të përfshira në studim, kanë një shëndet mendor më të mirë. Janë në gjendje të adaptohen më mirë me tregun me investimin dhe me planifikimin e së ardhmes”, u shpreh për Zërin e Amerikës Alban Ylli, Shef i Departamentit të shëndetit publik në ISHP.

Në Shqipëri që prej 11 janarit të këtij viti janë vaksinuar sipas autoriteteve, me dy doza , afërsisht 28% e qytetarëve mbi 18 vjeç, 13% më shumë se projeksionet e OBSH, dhe me një dozë mbi 35% e kësaj fashe të popullsisë.

Zyrtarët thonë, se po arrihet skenari më i mirë i vaksinimit të popullsisë në 14 muaj. Ata nënvizojnë se po diskutohet mundësia për të ulur moshën e vaksinimit nën 18 vjeç, ndërsa komiteti i ekspertëve ka rekomanduar vaksinimin me detyrim të disa kategorive si të mjekëve, arsimtarëve dhe studentëve. Nëse deri më datën 30 shtator ata nuk e kryejnë vaksinimin, do të jenë të detyruar në vazhdim të paraqesin në mënyrë periodike testin e PCR, për të vërtetuar nëse janë ose jo të infektuar.

“Duket se në disa vende po ecën shumë mirë kufizimi që kanë vënë, për të mos lejuar hyrjen në kinema, restorante, bare nëse nuk janë të vaksinuar. Ndoshta dhe tek ne duhen shtrënguar masat, që të arrihet të realizohet vaksnimi. Në disa aspekte nuk duhet lënë vetëm në dëshirën e individit, sepse është një detyrim moral, të ruash veten dhe të tjerët përreth vetes”, i tha Zërit të Amerikës Erida Nelaj, përgjegjëse e programit kombëtar të vaksnimit.

Ekspertët shohin të domosdoshme aplikimin e kufizimit të disa shërbimeve për personat që refuzojnë vaksinimin, duke e cilësuar këtë si diskriminim pozitiv, ndërsa zyrtarët nënvizojnë se proçesi i vaksinimit e ka rritur besimin e qytetarëve dhe ka përmirësuar treguesit ekonomikë për vitin 2021.

“Nga të gjithë të dhënat marko-ekonomike, shohim një rimëkëmbje ekonomike më të shpejtë se parashikimi i Ministrisë së Financave. Pra, këtë vit në 2021-in, rritja ekonomike është 5.5%. Nga të dhënat e buxhetit të tatimeve që është indikatori kryesor, për të parë se si po funksion konsumi në vend. Janë mbi 9.8% të ardhura nga tvsh më shumë se parashikimi. Indikator tjetër është kreditimi I cili është 7% më i lartë se vitin e shkuar. Në krizën që u krijua në botë nga pandemia e Kovid 19, Shqipëria u vendos në hartë si vend i sigurt. Udhëtar të huaj eksploruan për herë të parë vendin tonë. Kjo u reflektua në numra më të lartë të turistëve se në vitet e mëparshme, madje edhe se në 2019-ën që ishte piku. Pra vaksinimi i ka dhënë siguri edhe turistëve të huaj”, tha për Zërin e Amerikës Besart Kadia, Zv. Ministër i financave.

E megjithatë ekspertë të shëndetit publik shohin një ngadalësim të vaksinimit, përkundrejt rritjes së numrit të infektimeve. Ky, sipas tyre, nuk është ritmi i duhur për t’i dhënë ekonomisë besim, që mund të përkthehet rritje.

“Pavarësisht nga një rritje e shpejtë në maj dhe qershor, ashtu si në shumë vende të tjera dhe tek në është vërejtur një ngadalësim relativ.Nga 20 mijë vaksnime në ditë ne jemi diku tek 10 mijë në ditë që gjithsesi nuk janë keq. Megjithatë nuk është ritmi i duhur. Ne kemi mbi 600 mijë individë të vaksinuar plotësisht në Shqipëri. Mirë do të ishte që ta trefishonim këtë numër në popullatën mbi 20 vjeç në fillim të vitit të ardhshëm”, vijoi Alban Ylli, Shef i Departamentit të shëndetit publik në ISHP.

Autoritetet shëndetësore thonë se ritmi i vaksinimit ka rënë për shkak se moshat e reja nuk po i përgjigjen thirrjeve për vaksinim, dhe se në pikun e verës rënia e numrit të inefktimeve, sipas tyre, krijoi ide të gabuar se pandemia e Kovid 19 ishte drejt fundit. Zyrtarët vendosën që pas gushtit edhe shtatori të jetë muaji i vaksinimit të hapur. Rritja e menjëhershme e numrit të infektimeve dhe shtrimeve në spital nga varianti Delta gjatë muajit gusht ka sjellë dhe statistikat e para mbi efektin e vaksinimit.

“Të shtruarit në spital janë të pavaksinuar. Ndoshta për moshën e re mund të thuash nuk kishte ardhur koha për t’u vaksinuar, por ka dhe të moshuar të pavaksinuar. Mund të kemi dhe ndonjë rast me një dozë të vetme, të bërë së fundi, pa i dhënë kohë organizmit të krijojë mbrojtje. Kemi informacione që ka dhe qytetarë që nuk duan të vaksinohen. Mjekët e familjes janë duke kryer një punë shumë të mirë me organizimin dhe ndërgjegjësimin. Grupet antivaksinë në Shqipëri nuk janë aq të forta sa në vendet e tjera, por fakti që tani çdo gjë ndiqet ne media dhe rrjete sociale, ka bërë që njerëzit lexojnë të lexojnë gabim dhe ta transmetojnë këtë dhe tek të tjerët”, u shpreh Erida Nelaj, Përgjegjëse e programit kombëtar të vaksnimit.

Ekspertë të ekonomisë shohin si të vetmën mundësi për rimëkëmbje ekonomike vazhdimin me ritme të shpejta të vaksinimit të popullatës.

“Nga ana tjetër vaksinimi ka dhe diçka tjetër që është shumë i rëndësishëm. I jep gjithashtu një vizion Shqipqërisë që është i kahasueshëm pak a shumë me të njëjtin nivel me vendet e BE. I jep mundësi vendit të shfrytëzojë në maksimum aftësitë e veta produktive dhe e kthen atë në një qendër atraktive për rikthimin e zinxhirit të vlerës”, u shpreh për Zërin e Amerikës, Ardian Haçka, Drejtor i hulumtimeve, Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

E megjithë optimizimin, e ardhmja është ende e paqartë duke marrë në konsideratë se varianti Delta i koronavirusit, është më agresiv dhe përhapet më shpejt. Zëri Amerikës pyeti zv. Ministrin e Financave Besart Kadia, se cili është parashikimi për të ardhmen dhe a ka rrezik për një mbyllje të vendit.

“Varianntet e reja duhen parë se si evolojnë, por risku gjithsesi është shumë herë më i ulët se ç’ka qenë para një viti. Me këtë dhjam ekonomik të krijuar në këto 7 muaj , më këtë pritshmëri që tregojnë studime të ndryshme për konsumin dhe biznesin, me këtë minimizim të riskur shëndetësor, për shkak të vaksinimit është e panevojshme dhe e paparashikaur mbyllja si koncept i menaxhimit të krizës”, u shpreh Besart Kadia, Zv. Ministër i Financave.

Sot oferta e vaksinave është më e madhe se kërkesa, krahasuar me disa muaj më parë kur sapo kishte nisur ky proçes. Por në Shqipëri po ndodh një fenomen që vihet re edhe në vende të tjera. “Pas fazës së mirë të vaksinimit, ka ardhur ajo e ngadalësimit si pasojë e një pjesë të popullsisë që kujdeset më pak për veten, që është nën ndikimin e informacioneve të paqarta dhe krijon rezistencë ndaj vaksinës”, thonë eskpertët e shëndetit publik. Ata thonë gjithashtu se nuk ka rreziqe thelbësore dhe se të gjitha vaksinat e miratuara ulin riskun e prekjes dhe sidomos atë të vdekjeve dhe shtrimeve në spital.

Ekspertët argumentojnë se është i pakuptueshëm refuzimi i vaksinimit, në kushtet kur e gjithë bota është vendosur në krizën më të madhe shëndetësore prej 100 vitesh dhe në krizën më të madhe politike që pas Luftës së Dytë Botërore dhe kur të gjitha institucionet financiare ndërkombëtare e shohin ecurinë ekonomike të vendeve dhe atë globale të lidhur me vaksinimin.

Marrë nga VOA 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet nis vaksinimi ne shqiperi nis vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet