Refuzuan vlerën e shpronësimit, nënë e bijë hipin mbi tarracë, Policia tërheq zvarrë vajzën që po “mbronte” banesën
Lot dhe britma, momenti kur policia e Vlorës tërheq zvarrë vajzën që po “mbronte” banesën, fqinji: Kaf...
Lot dhe britma, momenti kur policia e Vlorës tërheq zvarrë vajzën që po “mbronte” banesën, fqinji: Kaf...
Samiti në Moldavi/ Udhëheqësit e vendeve të BE-së diskutojnë sot për situatën në veri të Kosov...
S'ndryshon masa për Fredi Belerin, Gjykata e Apelit e lë sërish në burg, lirohet Kokaveshi 1 Qershor, 11:43 ...
S'ishte hera e parë! Mori 'porosi' nga Arapi për tritolin te fasoneria, 16-vjeçari ka bërë të njëjtën ...
SHBA-Mosha dhe pesha janë faktorë që e vënë Presidentin Donald Trump në një kategori më të rrezikuar nga COVID-19, por megjithatë ekspertët thonë se prognoza nuk mund të parashikohet lehtë.
Mjeku i presidentit, Sean Conley, pohoi në një deklaratë të premten se presidenti dhe zonja e parë kanë rezultuar pozitivë për koronavirus. Por mjeku thotë se të dy ata “janë mirë në këtë moment”.
“Parashikoj se presidenti do të vazhdojë të përmbushë përgjegjësitë e tij pa ndërprerje gjatë kohës që kurohet”, tha mjeku.
Presidenti është 74-vjeç dhe të dhënat tregojnë se ritmet e shtrimit në spital janë 5 herë më të larta për grupmoshën e tij se sa për 18-29 vjeçarët, sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve. Po ashtu rreziku për vdekje është 90 herë më i lartë.
Sipas rezultateve të analizave të tij më të fundit, presidenti është 1.9 metra i gjatë dhe peshon thuajse 111 kg. Sipas këtyre shifrave, ai konsiderohet mbipeshë i kategorisë obeze.
Kjo e trefishon rrezikun për shtrim në spital, sipas Qendrës Për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
“Përgjithësisht, dikush që ka këto veçori kërkon vëmendje të madhe”, thotë Amesh Adalja, mjek i sëmundjeve ngjitëse dhe studiues në Universitetin Johns Hopkins. “Por kjo nuk do të thotë se ai medoemos do të kalojë një sëmundje të rëndë”, thotë eksperti.
“Ky virus ka shfaqur trajektore të ndryshme në çdo person. Nuk dimë mjaftueshëm përse disa individë, megjithëse janë në grupin më të rrezikuar, e kalojnë më lehtë se të tjerë”.
Një studim i kufizuar në një qendër të kujdesit për të moshuarit, të cilët janë në grupin më të rrezikuar, arrin në përfundimin se më shumë se 1/3 e atyre që rezultuan pozitivë për koronavirus nuk shfaqën simptoma.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Kellyanne Conway, ish-këshilltarja e Presidentit Donald Trump njoftoi të premten se ishte infektuar me COVID-19.“Kam simptoma të lehta (kollë të le...
SHBA– Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar një video në Twitter-in e tij, për t’i qetësuar të gjithë. Ndonëse shfaqet jo si herët e tjera, me këmishë p...
ZVICER– “Në Gjenevë nuk mund të jetosh me pagë më pak se 4000 franga në muaj”.Ky parim kthehet në normë në Zvicër. Të dielën e kaluar 58.15% e votuesve miratuan...
FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron në një deklaratë të premten zbuloi një plan për të mbrojtur vlerat laike të Francës kundër Islamit “radikal”. A...
SHBA Në një postim në Twitter gazetari amerikan, Gabriel Sherman ka shkruajtur se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është frikësuar p...
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti në një intervistë për mediat kosovare ka zbuluar arsyen pse merr bukën me vete gjatë gjithëkohës në punë. Ai është shprehu...
TIRANË– The Simpsons, një prej serialeve më popullore në botë që njihet dhe për parashikimet e tyre të frikshme, sapo kanë vënë në alarm botën! Së fundmi, ...
SHBA- Apple ka nxjerr lajmin më të mirë për përdoruesit e tij pasi do të nxjerrë materialin që “vetë-sheron” ekranin nga gervishtet. Sipas mediave ndërkombëtare...
GREQI- Forcat ushtarake ajrore greke bashkë me ato të Emirateve të Bashkuara Arabe kanë zhvilluar një seancë stërvitore të përbëshkët mbi deti Egje. Stërvitja n...