LIVE UPDATES
Aktualitet

Ekspertët: Goditja e SHBA-së me “listë të zezë”, kambana bie për Vuçiç

19 Dhjetor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Ekspertët: Goditja e SHBA-së me “listë të

SERBI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan një mesazh paralajmërues Serbisë, duke dërguar zyrtarin Paul Ahern në një “turne” në Ballkanin Perëndimor, gjatë të cilit u diskutua për sanksionet amerikane ndaj disa individëve, në mënyrë që edhe disa persona të tjerë pranë autoriteteve serbe të përfshihen në “listën e zezë”, përkrah Zvonko Veselinoviçit, biznesmenit kriminal nga veriu i Kosovës dhe Milan Radoiçiçit, nënkryetar i Listës Serbe.

Gazeta Ekspress shkruan se kështu e interpretojnë disa analistë në Serbi vizitën e një zyrtari të lartë amerikan në rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjatë së cilës ai qëndroi në Beograd ditëve të fundit dhe u takua me zyrtarë të qeverisë serbe. Gjatë një vizite tre-ditore në Beograd, ushtruesi i detyrës së ndihmës sekretarit të Thesarit, Paul Ahern, foli për çështjen e sanksioneve, duke theksuar se “individët dhe kompanitë që i nënshtrohen sanksioneve duhet të mbajnë përgjegjësi dhe aktivitetet e tyre duhet të ndalen”.

Ahern shtoi se “Presidenti Biden e ka bërë të qartë se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara” dhe se “do të vijojë t’i kërkojë llogari protagonistëve të korrupsionit kudo që ndodhen”.

Krahas deklaratës zyrtare se është biseduar për sanksionet, në qarqet diplomatike thuhet jozyrtarisht se autoriteteve serbe mes rreshtash u është thënë se sanksione të tilla mund t’i godasin edhe disa persona të tjerë të afërt me Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiçit, nëse Beogradi nuk i përfill të gjitha mesazhet nga Shtetet e Bashkuara për politikën në rajon, transmeton Express.

Sipas burimeve të “Danas”, tani për tani Bosnjë e Hercegovina do të jetë nën një “goditje” më të madhe nga Amerika, sepse vetë Ahern shpalli hapur në Sarajevë një shtrëngim të mundshëm të sanksioneve për BeH, dhe SHBA-ja, si dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar, e sheh situatën në BeH si kërcënim të madh për stabilitetin e rajonit.

Ivan Vujaçiç, ish-ambasador i Serbisë në Shtetet e Bashkuara, i tha “Danasit” se një skenar i tillë është “absolutisht i mundshëm” dhe se ai supozon se sanksionet do të prekin jo vetëm Kosovën, por edhe Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën.

“Autoritetet në Beograd duhet ta marrin seriozisht këtë mesazh. Jam i sigurt se janë thënë më shumë gjëra që nuk do të bëhen publike për temën e sanksioneve. Potencialisht, nuk do të habitesha nëse zyrtarëve vendorë do t’u thuhej se së shpejti do të publikohej një listë me disa emra të tjerë dhe që t’u ishte njoftuar paraprakisht, për të mos u habitur”, thekson Vujaçiç.

Ai shpjegoi se nuk është për t’u habitur që sanksionet ishin temë e vizitës së Ahern, sepse zyra e OFAC, e cila merret me ngrirjen e fondeve të njerëzve në mbarë botën që janë në listën e sanksioneve amerikane, është nën autoritetin e Thesarit dhe Departamentit amerikan të Shtetit.

Nga ana tjetër, ata kanë një njeri të veçantë që merret me sanksionet në koordinim me Departamentin e Shtetit, i quajtur James O’Brien, i cili ishte thellësisht i përfshirë në krizën tonë dhe pas kësaj ishte në grupin Albright”, theksoi ai.

Natan Albahari, Sekretar Ndërkombëtar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, tha për “Danas” se opozita në Serbi ka paralajmëruar për vite me radhë se ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë midis Radoiçiqit dhe Veselinoviçit me Partinë Progresive Serbe dhe presidentit Aleksandar Vuçiq dhe se sanksionet e SHBA-së kundër Veselinoviçit dhe Radoiçiq janë sinjali më i fortë deri tani se Administrata e Bidenit do të merret seriozisht me Ballkanin Perëndimor dhe Serbinë.

“Këto sanksione janë një paralajmërim për Vuçiqin se ai nuk mund t’i fshehë lidhjet e tij me kriminelët, as paratë që i ka marrë prej tyre. Edhe pse mund të dëgjojmë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Serbisë janë në rritje, kjo lëvizje, si dhe mos ftesa dhe vetëm më vonë miratimi që Serbia të marrë pjesë në Samitin për Demokraci të organizuar nga Biden, ia bën të qartë Vuçiqit se “carte blanche” që e kishte ka përfunduar gjatë administratës Trump”, tha Albahari.

Ai gjithashtu pret sanksione dhe paralajmërime shtesë në të ardhmen, sepse Shtetet e Bashkuara duan rezultate të matshme në luftën kundër korrupsionit, dhe nga ana tjetër, “Vuçiç vështirë se mund të heqë dorë nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt, ose ta përmirësojë situatën në fushat e kërkuara, sepse që do të çonte në rënien e tij të përshpejtuar nga pushteti”, përfundon ai.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore rajoni aleksandar vucic james o’brien milan radoiçiç paul ahern zvonko veselinović aleksandar vucic james o’brien milan radoiçiç paul ahern zvonko veselinović

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni