Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Polici në PD? Berisha nxjerr fotomontazhin e 2019-s: Edvin, larg duart nga selia blu
19 Dhjetor 2021, 12:22Nga DOSJA
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje pasardhësit të tij Edi Ramës, që të mos vendosë polici në selinë e Partisë Demokratike. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se selia e PD-së nuk është repart ushtarak që të ketë nevojë për tu mbrojtur nga uniformat blu.
Postimi i Plotë: Edvin larg duart nga selia e PD! Ky nuk eshte repart ushtarak por eshte Selia e Partise Demokratike! Miq, ne nje akt te pashembullt, armiqesor absolut ndaj Partise Demokratike, Kreu i Meduzes Edvin Kristaq Rama pushton me narkobandite me uniforme Seline e Partise Demokratike! sb
Në fakt fotoja e publikuar nga Berisha është një fotomontazh ku janë bashkuar dy foto. E para është tarraca e kryeministrisë ku qëndrojnë punonjës të Gardës fotot e protestave të opozitës në vitin 2019, dhe e dyta tarraca e godinës së selisë blu, një ditë më parë.
Reagimi i Berishës vjen pasi ditën e djeshme u raportua se në tarracën e PD ishin vendosur forca të policisë për të ruajtur selinë. Ndërkohë që kjo gjë u mohua nga kryeministri Rama si dhe nga vetë strukturat e PD-së.
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije itinerarin e prostestës që pritet të mbahet nesër në Tiranë. Në një postim në Facebook, Berisha...
GREQI- Masat e reja anti-Covid në Greqi kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme. Protothema shkruan se masat e reja janë marrë për shkak të variantit Omicron që ka d...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim për situatën politike në vend. Në dy postime në Instagram, Hoxha ka zgjedhur të pu...
ELBASAN– Një grua ka kallëzuar në polici humbjen e vajzës së saj të mitur. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gruaja me inicialet M.K., ka denoncuar...
TIRANË– Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike do të mblidhet sot në orën 11:00 për të shpallur rezultatin përfundimtar të referendumit për...