LIVE UPDATES
Sport

Eksod masiv te Dortmund, Erling Haaland & CO, me valixhe në duar nëse…

12 Prill 2021, 08:54 Nga DOSJA

GJERMANI –  Yjet verdhezinj Erling Haaland, Jadon Sancho, Gio Reyna, Mahmoud Dahoud, Raphael Guerreiro dhe Julian Brandt, mund të largohen që të gjithë nga Borussia Dortmund, nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Champions League. Klubi i njohur i Bundesligës mund të përballet me një eksod masiv këtë verë me destinacion Real Madrid, Chelsea dhe të dy klubet e Mançesterit.

Borussia Dortmund mund të shndërrohet në një merkato e frikshme në tregun e transferimeve të një vere të trazuar. Dështimi për t’u kualifikuar në Champions League mund të bëjë që një numër yjesh të largohen nga klubi, me Erling Haaland dhe Jadon Sancho në krye, dy nga më të mundshmit për të provuar këtë lëvizje të detyruar.

Erling Haaland – Padyshim që aseti më i madh i Dortmundit. Norvegjezi ka tërhequr interes nga shumë klube në Evropë, përfshirë Real Madridin, të dy skuadrat e Mançesterit dhe Chelsea. Sulmuesi ka 33 gola në 34 ndeshje në të gjitha garat në nivel klubi këtë sezon. Klauzola e sulmuesit për 66 milionë paund bëhet aktive në 2022, por ai nuk besohet se do të presë edhe një sezon pa pjesëmarrje në garat e mëdha europiane.

Jadon Sancho – Klubi gjerman dukej i destinuar të humbiste lojtarin anglez të kërkuar nga Manchester United që verën e kaluar, por “djajtë e kuq” nuk ishin të gatshëm të paguanin pretendimin prej 108 milion paund nga gjermanët. Pas një fillimi të ngadaltë, Sancho ka realizuar 12 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat. Por gjërat te Dortmund kanë ndryshuar edhe nga situata pandemike. Administratori Hans-Joachim Watzke e ka pranuar këtë. “Në mes të një pandemie, unë nuk përjashtoj më asgjë,”– ka deklaruar ai në shkurt. “Kërkimi i kredive nga bankat vetëm për të shmangur shitjen e një lojtari nuk do të jetë mënyra jonë.”

Gio Reyna – Amerikani ishte i riu i Dortmundit që ndezi Bundesligën vitin e kaluar, pasi ai shënoi 9 gola dhe bëri 10 asistime në sezonin e tij të parë. 18-vjeçari ka vazhduar formën e tij mbresëlënëse me 4 gola dhe 7 asistime në të gjitha garat këtë sezon. Reyna, në nëntor ka nënshkruar një marrëveshje të re afatgjatë deri në vitin 2025. Sidoqoftë, Manchester City dhe Real Madrid, janë të interesuar për mesfushorin sulmues, Reyna, i cili me gjasa mund të ndjekë gjurmët e babait të tij, Claudio, që ka luajtur në Premier League midis 2003 dhe 2007.

Mahmoud Dahoud – Këtë sezon, Dahoud është bërë një titullar i rregullt dhe paraqitjet e tij mbresëlënëse kanë tërhequr vëmendjen e një numri klubesh. Siç raportoi “Sportsmail” muajin e kaluar, Chelsea dhe Manchester City, janë midis një grupi klubesh të Premier League që mbajnë shënime për mesfushorin. Ai është i njohur për trajnerin e Chelsea, Thomas Tuchel edhe pse ai ishte larguar në kohën e mbërritjes së tij. Lojtari, i lindur në Siri, vështirë të mbetet verdhezi.

Raphael Guerreiro – Mbrojtësi i majtë ka qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Dortmund këtë sezon me 9 asistime, katër më shumë se sa sezonin e kaluar. Për 27-vjeçarin, i cili është kontraktuar deri në vitin 2023, thuhet se Real Madrid ka vështrimin mbi të, ndërkohë që për portugezin edhe Manchester City gjithashtu mund të tundohet. Guerreiro ishte një nga lojtarët e veçuar nga Pep Guardiola kur fliste për cilësinë e Dortmund.

Julian Brandt – Lojtari i kombëtares gjermane mund të jetë në largim e sipër nga klubi. “Bild” ka raportuar se ai do të jetë i lirë për më pak se 21 milionë pand këtë verë. Brandt është i gjithanshëm dhe mund të luajë në një numër pozicionesh përgjatë mesfushës. Arsenali është një nga klubet që ka treguar interes për Brandt. Ai mund të jetë një opsion alternative, nëse Mikel Arteta nuk arrin të transferojë përfundimisht Odegaard te “topçinjtë”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport bayern munchen borussia dortmund bundesligë bayern munchen borussia dortmund bundesligë


Sondazh

Poll
Sport 11 Prill 2021, 15:33

VIDEO/ Juventusi harron krizën, mund Genoan 3-1

ITALI – Juventusit duket sikur e ka kaluar momemtnin e saj të vështirë pasi në kampionat ka regjistruar fitoren e dytë rradhazi me fitoren ndaj Genoas e s...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet