LIVE UPDATES
Politike

Ekskluzive/ Punonjësja e Bashkisë nxjerr sekretet e Veliajt: Ja ç’na detyrojnë të bëjmë për zgjedhjet

26 Qershor 2019, 17:51 Nga DOSJA
Ekskluzive/ Punonjësja e Bashkisë nxjerr sekretet e Veliajt: Ja

TIRANË– Një punonjëse e Bashkisë së Tiranës ka treguar në një rrëfim për Dosja.al përgatitjen që bëhet nga të rinjtë e PS për fasadën e fushatës elektorale të Erion Veliajt. 

Në rrëfimin e tij, punonjësja e cila kërkon të mbetet anonime tregon se si gjatë takimeve detyrohen që të mos flasin me njëri-tjetrin, të mos lëvizin dhe instruksione të tilla që i kthejnë punonjësit e administratës në kukullat e fushatës së 30 qershorit. 

Rrëfimi i plotë i punonjëses bashkiake:

Jam punonjëse në Bashkinë e Tiranës dhe dua të tregoj me përpikmëri se çfarë ndodh në këtë ‘’fushatë’’ që do dhe disa orë për të mbaruar me kërkesën e fundit dhe me spektakolaren (të padëgjuar prej 30 vitesh) që duhet të votojmë në rresht si dele në 30 Qershor!!! 

Drejtoritë e mega-operacionit janë:

Drejtoria e Punëve Publike Bashkia Tiranë, Drejtoria e Shërbimeve Bashkia Tiranë, Drejtoria e Medias dhe Informimit, Drejtoria e Administrimit dhe e Koordinimit të njësive Administrative, 3 Drejtoritë DPN 1, 2, 3, Inspektoriati i Mbrotjes së Territorit, Ujësjellës Kanalizime Tiranë, Policia Bashkiake Tiranë, Agjensia e Parqeve dhe e Rekracionit, 24 Njësitë Administrative Tiranë përfishrë dhe 3 lagjet e reja të shpikura se fundmi, Drejtoria Arsimore përfshirë Kopshte dhe Çerdhe, OSHEE, etj, etj.

Kushdo që ka miq që punojnë në këto institucione mund ta verifikojë shumë lehtë thëniet e mia të më poshtme duke parë miqtë e tyre që bëjnë pafundësi statusesh në rrjetet sociale dhe të gjitha statuset janë njësoj përfshirë dhe (story në ëhatsup). Janë të gjitha të koordinuara dhe me detyrim.

Veprat penale që po konsumojmë përditë duhet t’i sqarojnë njerëzit e fushës së jurisprudencës.

Për më tepër:

Në çdo takim nuk ka qytetarë apo popull të cilët po dëgjojnë llogaridhënien e 4-vjeçarit të kaluar si dhe programin për 4 vjeçarin që vjen dhe për të cilën po kërkon votën por thjesht jemi në punëtorët dhe nënpunësat e administratës. Në të cilët po dëgjojmë, buzëqeshim, duartrokasim, zbatojmë çdo urdhër të koordinatorëve të PS, bëjmë foto vetes për të vërtetuar pjesëmarrjen dhe që i demostrojmë në grupet e Ëhattsup. Me detyrim kemi bërë “friendsa” në rrjetet sociale koordinatorë të PS dhe ushtrisë online të PR dhe më pas bëjmë “share dhe like” në rrjetet tona sociale me detyrim të gjitha statuset e këtyre njerëzve që nuk i njohim fare. Çdo gjë kontrollohet dhe evidentohet nga “strukturat”.

Grupet janë të ndara në dy ose tre grupime dhe përdoren në takime të ndryshme të cilët presin në takimin e radhës në mes të diellit kryetarin për të dëgjuar kasetën e radhës që është e njëjta në çdo fjalim.

Rinia e angazhuar në terren që skllavërohen për një rrogë “koordinatorët” kujdesen për çdo detaj dhe raportin, të urdhërojnë në çdo moment se si duhet të qëndrosh dhe ku! Koordinatorët janë nga të gjithë institucionet e lartë përmendura që të bëjnë identifikimin e kujtdo se kujt bariu i përket delja në takimin elektoral.

Çantat na i vendosin në tokë dhe jo në prehër, celularët duhet të jenë pa zhurmë, cigarja nuk lejohet, e folura në telefon nuk lejohet, e folura me kolegun në krah nuk lejohet, etj. Nëse e bën të vjen një nga këta të rinjtë të cilët të udhëzojnë që mos ta bësh këtë veprim apo atë veprim i cili jo rrallë është në formë urdhëri dhe jo këshillimi. E gjitha kjo që të dalin bukur fotot dhe videot e përgatitura nga stafi dhe që më pas i dërgohen mediave.

Mediat nuk ekzistojnë fare por transmetojnë kasetat e përgatitura nga vetë stafi. Puna e shtetit është e dorës së dytë dhe në shumë raste nuk shkojmë fare. Jo të pakta kanë qënë rastet kur zonjat janë këputur në tokë pasi u ka rënë të fikët nga dielli përvëlues i këtyre ditëve. Qytetarët nuk lejohen dhe as nuk denjon njeri të vijë pasi dyer kontrollohen nga struktura të tjera që është Policia Bashkiake, IMT, bandat e sigurisë dhe jo në pak raste policë të shtetit civile apo gardistë pasi duken që janë të armatosur dhe nuk e kanë problem që i duket arma nën brez.

Policia bashkiake e veshur civile jashtë çdo lloj funksioni ligjor dhe detyrë funksionale e pozicionuar nëpër grupime të ndryshme rreth takimit elektoral, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) po ashtu vepron jashtë çdo lloj kompetence ligjore duke ruajtur dyert e takimeve elektorale. Stafi i sigurisë së kryetarit njerëz pa identitet të gjithë muskuloze dhe me tatuazhe por që  i bashkon e njëjta gjë, vijnë një era djersë e neveritshme të gjithë pa përjashtim.

E gjithë struktura e koordinatorëve kujdeset për të evidentuar çdo njërën nga ne kukullat se në cilin institucion punon dhe në cilin grupim është që asgjë mos të jetë e paparashikueshme. Strukturat paralele kontrollojnë adresat tona në FB nëse po shpërndajnë statuse apo jo dhe gjithçka është e kontrolluar me detaje.

Takimet që kemi marrë pjesë janë të shumta pothuajse në gjysmat e shkollave të Tiranës dhe fshatrave përreth kryeqytetit.

Njerëzit si dele në fushatë duke nëpërkëmbur dinjitetin njerëzor, statusin që të jep puna e shtetit apo aq më keq duke u futur si virus në jetën tonë nëpërmjet rrjeteve sociale, të cilat duhet jenë për të ndarë me miqtë tanë mendimet tona apo pjesë të jetës sonë kur na e ka qejfi dhe jo kur na imponohet nga politika.

Kjo është fushata elektorale e këtij viti që me shumë mundësi ndodh në të gjithë administratën qendrore.

Ne që po shohim përditë se si manipulohet mendja njerëzore dhe publiku i gjerë dhe nuk flasim në fakt po i shërbejmë së keqes duke mos bërë asgjë.

Edmund Burke ka thënë:

“E vetmja gjë e nevojshme që djalli të triumfojë është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë!”

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike administrata ne zgjedhje bashkia tirane erion veliaj zgjedhjet lokale 2019 administrata ne zgjedhje bashkia tirane erion veliaj zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll
Politike 26 Qershor 2019, 16:44

Si u zhyt Shqipëria në krizë?

Shqipëria ndodhet e zhytur në një krizë politike dhe institucionale. Partitë opozitare, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, kanë djegur mand...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet