LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqipëri, 38 përqind e popullsisë jeton jashtë vendit

28 Shkurt 2020, 20:36 Nga DOSJA
Shqipëri, 38 përqind e popullsisë jeton jashtë vendit

TIRANË- Rënia demografike në Shqipëri vijon që prej 3 dekadash, pas rrëzimit të regjimit komunist. Komponenti kryesor është emigracioni dhe lindshmëria që ka rënë me 65 % që prej vitit 1990. Ndërsa popullsisë së Shqipërisë, për shkak të emigracionit, sot i mungojnë rreth 1 milion e 112 mijë banorë, ose afro 38.8% e popullsisë aktuale.

Zyrtarët nuk e shohin me shqetësim emigracionin, ndërsa thonë se po tentojnë të krijojnë një zonë ekonomike në rajon për lëvizjen e mallrave të kapitaleve dhe njerëzve. Nga ana tjetër ekspertët kanë kritika për mungesën e tregjeve të punës për të rinjtë dhe largimin e të kualifikuarve nga vendi.

Në Shqipëri ka një debat të vazhdueshëm mbi zhvillimet demografike të tre dekadave të fundit. Sipas Instat, popullsia (rezidente) e Shqipërisë është mbi 2 milion e 850 mijë banorë.

Në një raport të OKB-së, publikuar pak kohë më parë, thuhej se sipas parashikimit më pesimist, në vitin 2100 Shqipëria do të ketë 18 % të popullsisë aktuale dhe në parashikimin optimist 66%. Zyrtarët shpjegojnë se parashikimi i OKB-sëka kufizime në saktësi.

“Duhet të kemi një gjë të qartë, që edhe hartuesit e këtij raporti, në hyrje të publikimit shpjegojnë kufizimet që ka ky publikim, i cili bëhet që prej vitit 1960. Në përgjithësi shifrat në nivel global rezultojnë të drejta, për nga pikpamja e projeksionit, kur bëhet fjalë për popullsi që kanë një numër të vogël, siç është rasti për vendin tonë, kanë limitacione të saktësisë”– thotë Milva Ekonomi, Kryetare e Komisionit parlamentar të ekonomisë.

Parashikimet nga Instat për popullsinë shkojnë deri në vitin 2061 dhe skenari i mesëm parashikon që në Shqipëri do të ketë 73% të popullsisë aktuale. Ekspertë të demografisë thonë se nuk ka vend për shqetësime në parashikimet afatgjata.

“Projeksionet bëhen duke patur parasysh nivelin e lindshmërisë në të kaluarën, nivelin e vdekshmërisë në të kaluarën dhe atë të emigracionit. Këto projeksione janë bazuar mbi faktin se kanë mbajtur të njëjtat nivele të këtyre tre fenomeneve. Dhe prandaj këto parashikime dalin me ca shifra të frikshme, jo reale për periudhat afatgjata”– thotë Arjan Gjonçaj, profesor i demografisë në “London School of Economics” në Angli.

Në vitet 70-80 Shqipëria kishte rritjen më të lartë të popullsisë në Europë, me 2% në vit, aktualisht rritja është negative me -0.35%. Popullsia e Shqipërisë është tkurrur me 15% që prej vitit 1989, kur kishte afro 3 milion e 300 mijë banorë. Komponentët që ndikojnë në rritjen ose rënien e popullsisë janë lindjet, vdekjet, imigracioni, dhe emigracioni. Në rastin e Shqipërisë emigracioni është faktori kryesor i tkurrjes.

Në 29 vite për shkak të emigracionit në Shqipëri mungojnë afro 1 milion e 112 mijë banorë ose 38.8 % e popullsisë aktuale . Demografët thonë se Shqipëria zë vendin e parë në Evropë për emigrimin masiv. Drejtori i Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale Ilir Gëdeshi, thotë se në një studim u vu re tendenca e largimit të të rinjve dhe personave të kualifikuar.

“Nga studimi ynë rezultoi se dëshirojnë të emigrojnë më shumë nga Shqipëria të punësuarit, personat me arsim të lartë dhe kualifikim të lartë. Ndërsa në 2007 dëshrionin të emigronin të papunët, më të varfrit, të pakualifikuarit dhe të paarsimuarit”.

Zyrtarët i kanë analizuar këto shqetësime në lidhje me largimin e personave të kualifikuar nga vendi dhe kanë këtë qasje mbi situatën.

“Natyrisht që do t’i mungojnë Shqipërisë shqiptarët që kanë mëndje të ndritur, por nga ana tjetër edhe do t’i vijnë njerëz të këtij lloji. Sepse çfarë po kërkojmë ne të realizojmë? Po kërkojmë të bëjmë atë që quhet zona ekonomike rajonale, ku përveç integrimit në BE, edhe vendet e Ballkanit perëndimor të kenë një mundësi të lëvizjes së kapitalit të profesioneve të shërbimeve dhe të mallrave”– u shpreh Milva Ekonomi, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.

Sipas monitorimit të Qendrës për Studime Ekonomikë dhe Sociale vihet re se emigrimi potencial i të rinjve është i lartë.

“Emigrimi potencial tek studentët që studiojnë në univeristetet publike dhe private në Shqipëri është mjaft i lartë, rreth 79%. Ndërsa po të shohim studentët shqiptarë që aktualisht studiojnë jashtë, 94% e tyre nuk dëshirojnë të kthehen në vend”– thotë zoti Ilir Gëdeshi.

Disa studentë i thanë Zërit të Amerikës se shtysa e tyre drejt Perëndimit është mungesa e tregut të punës kryesisht për degët e reja por dhe korrupsioni në vend.

“Përderisa po jetojmë në një vend ku ka shumë korrupsion, nuk mendoj se e ardhmja për ne studentët është shumë e madhe këtu”, thotë studentja Zeraldina Aliu.

“Dega ku studioj unë, në inxhinierinë ekonomike, është e re, dhe nuk besoj se mund të ketë shumë mundësi pune, pasi të mbaroj studimet”,shprehet Mario Spano, student në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Ekspertët mendojnë se emigrimi do vazhdojë përsa kohë zhvillimi ekonomik dhe social i vendit do të jetë i paqëndrueshëm dhe se këtë e tregojnë dhe shifrat e azilkërkuesveshqiptarë në vendet e Bashkimit Evropian, rreth 178 mijë në harkun kohor 2010 – 2018 sipas Eurostat.

Kryeministri Edi Rama nuk e sheh me shqetësim rënien demografike dhe emigrimin e shqiptarëve.

“Patjetër që ikja e njerëzve ka problemet e veta, po kush thotë se levizja lidhet me qeverinë nuk kupton asgjë ose është i poshtër. Shqiptarët kanë ikur dhe do ikin, kanë ardhur dhe do vijnë, çfarë duam bunkerin e Enver Hoxhës? Sipas Eurostat në 4 vitet e fundit janë kthyer 155 mijë shqiptarë”.

Një prej shqetësimeve kryesore të ekspertëve lidhet me lindjet të cilat kanë rënë me 65% që prej vitit 1990 kur kishte 82 mijë lindje në vit. Numri i fëmijëve për një grua në moshë riprodhuese është 1.37 dhe që prej 19 vitesh është nën nivelin 2.1 që është kufiri i nevojshëm për të ruajtur popullsinë.

Masat e qeverisë për stimulimin e lindjeve përmes bonusit të bebeve, konsiderohen nga ekspertët të pamjaftueshme.

“Politikat për rritjen e popullsisë duhet të fokusohen kryesisht tek përmirësimi i emancipimit të femrës në Shqipëri, tek përmirësimi i kushteve të punës, i politkave që kanë të bëjnë me barazinë në vendin e punës por dhe në familje”,thotë Arjan Gjonçaj, profesor i demografisë në “London School of Economics” në Angli.

Rënia e lindshmërisë është një shqetësim për të gjitha vendet në BE dhe rajonit të Ballkanit, pasi është nën nivelin 2.1 të ripërtëritjes. Shqipëria ndodhet nën mesataren prej 1.55% të Bashkimit Evropian.

Dukuria tjetër shqetësuese lidhet me shtesën natyrore të popullsisë ose ndryshe raporti mes lindjeve dhe vdekjeve që ka rënë me 89% krahasuar më vitin 1990 kur popullsia rritej me 64 mijë persona në vit. Por edhe pse Shqipëria ka shtesë natyrore pozitive të popullsisë, kjo shtesë nuk dominon mbi emigracionin, ndaj dhe rritja e popullsisë është negative.

Problemi i rënies demografike është një fenomen që ka prekur edhe vendet e Evropës Qendrore dhe Ballkanit. Mjaft udhëheqës të këtyre vendeve janë alamuar dhe kanë shtuar përpjekjet për shtimin e lindjeve dhe nxitjen e politikave të punësimit. Në Shqipëri gjatë këtij viti do të realizohet censusi i tretë, që pas rënies së komunizmit. Dkspertët e shohin si një mundësi për studimin e çështjeve demografike dhe hartimin e politikave të nevojshme në këtë drejtim.

Marrë nga: Zeri i Amerikes

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi instat milva ekonomi instat milva ekonomi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale