LIVE UPDATES
Ekonomi

Përfitimi i lejes së lindjes, procedurat e reja krijojnë radhë tek ISSH, sqaron AKSHI: Si do kryhet aplikimi online te e-Alb

26 Shkurt 2020, 16:26 Nga DOSJA
Përfitimi i lejes së lindjes, procedurat e reja krijojnë

TIRANË -Nga 1 janari i këtij viti, dokumentacioni për përfitimin e lejes së lindjes të punonjësve nga biznesi duhet të plotësohet online.

Në portalin qeveritar e-Albania, përveç aplikimit nëse biznesi regjistrohet për herë të parë, duhet të dorëzohet online i skanuar edhe raporti mjekësor për lejen e lindjes së përfitueses.

Procedurat e reja shmangin dorëzimin fizikisht në zyrat e ISSH të dokumentacionit për përfitimin e lejes së lindjes, por megjithatë kanë krijuar radhë të gjatë në zyrat rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Shkak i radhëve të gjata është se përfaqësuesit e biznesit nuk janë të orientuar për hapat që duhet të ndjekin online.

Sipas shqetësimeve të ngritura nga biznesi, në sportelet e ISSH kërkohet që aplikimi të kryhet online dhe të dorëzohet i printuar pranë tyre vetëm formulari i aplikimit. Biznesi përveç mungesës së orientimit të procedurave, ngre si shqetësim edhe mosfunksionimin online të procedurave, duke i detyruar ata të paraqiten fizikisht në sportele.

Agjencia e Kombëtare e Informacionit sqaron për Monitor procedurat që duhet të ndjekë online biznesi në platformën e-Albania për lejen e lindjes.

Udhëzimi për zbatimin e procedurave orienton hap pas biznesin për veprimet që duhet të kryejnë online në platformën e-Albania. AKSHI garanton se procedurat e reja funksionojnë online dhe mund të zbatohen lehtësisht nga biznesi.

Procedurat online për përfitimin e lejes së lindjes

Sipas AKSHI-t tashmë të gjitha bizneset duhet të aplikojnë online që punëmarrësit e tyre të përfitojnë shpërblimin e lindjes, nëpërmjet shërbimit elektronik “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e punësuar”.

Për të kryer me sukses një aplikim, fillimisht duhet të kryhet procesi i regjistrimit në platformën e-Albania, prej titullarit të institucionit (përfaqësuesit ligjor të tij), nëse nuk është kryer më herët kjo procedurë. Titullari, nga llogaria e tij personale tek e-Albania, identifikohet në portal dhe më pas duhet të drejtohet te rubrika “Hapësira ime” e më pas te nënrubrika “Regjistro nje biznes”, duke plotësuar me të dhënat e institucionit formularin që shfaqet online.

Me kryerjen e regjistrimit si biznes në portal, duhet të kryhet identifikimi si biznes në platformë, duke zgjedhur opsionin “Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim” dhe të vendosë tek Kodi i Përdoruesit NIPT-in e institucionit dhe fjalëkalimin e zgjedhur për këtë llogari online.

Me identifikimin me sukses në platformë, duhet zgjedhur shërbimi elektronik: “Kërkesë për shpërblim lindje për personat e punësuar” dhe të nisë aplikimi online duke klikuar butonin “Përdor”.

Nëse bëhet fjalë për një aplikim që duhet të kryhet rishtazi, përdoruesi i shërbimit duhet të klikojë butonin “Aplikim i ri”, ku menjëherë do t’i shfaqet formulari online.

Në fillim do të zgjedhë drejtorinë rajonale të qarkut ku ndodhet dhe vepron, ndërkohë që në seksionin e parë të formularit të dhënat janë plotësuar automatikisht për subjektin, falë ndërveprimit të sistemeve elektronike të institucioneve shtetërore të përfshira në procedurë.

Në seksionin e dytë të formularit, punëdhënësi vendos numrin identifikues të punonjësit që do të përfitojë shpërblimin, duke mundësuar plotësimin automatik të të dhënave.

Në pjesën e tretë të formularit, zgjidhet nëse shpërblimi është përpara lindjes ose pas lindjes, duke e shoqëruar opsionin e dytë edhe me numrin ose numrat identifikuese të fëmijës ose fëmijëve të lindur; zgjidhet muaji specifik për kalimin e shpërblimit dhe mënyrën që do të merret, nëse do të jetë nërpërmjet postës apo bankës.

Në fund të aplikimit ndodhen dokumentet shoqëruese që duhet të sigurojë punëdhënësi, i cili i ngarkon ato në platformë, specifikisht: Raporti mjekësor për barrëlindje apo dokumente të tjera shtesë në varësi të situatës. Pas plotësimit të formularit, ngarkimit të dokumentacioneve dhe klikimit të butonit “Apliko”, procedura rezulton e kryer nga ana e aplikantit.

Më përfundimin e gjithë veprimeve, punëmarrësi përfiton shpërblimin e lindjes dhe punëdhënësi lehtësisht ka kryer veprime, për të cilat më parë i duhej që t’i kryente fizikisht pranë sporteleve të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Shërbimet e reja

Pas 1 janarit të këtij viti, online në platformën e-Albania, biznesit iu krijua mundësia që të kryejë 472 lloje shërbimesh. Sipas AKSHI-t, kryerja e shërbimeve online ka si qëllim që të shmangen radhët nëpër sportele, si dhe burokracitë në zbatimin e shërbimeve, duke mos i krijuar biznesit kosto shtesë.

Marrë nga: Monitor

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi akshi akshi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale