LIVE UPDATES
Ekonomi

Ulet me 30% konsumi në bare dhe restorante, pritet tjetër rritje çmimesh nga mungesa e punonjësve

Në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor më të prekur nga konsumi janë baret dhe restorantet. Në Tiranë ku që është i përqendruar numri më i lartë i këtyre strukturave krahasuar me vjet sipas shoqatës së Bareve dhe Restoranteve konsumi ka renë 30%.

4 Mars 2024, 07:04 Nga M.B
Ulet me 30% konsumi në bare dhe restorante, pritet tjetër rritje
Foto ilustruese

TIRANA- Muaj pas përfundimit të sezonit turistik të vitit të kaluar, konsumi vijon të mos rimëkëmbet në bare dhe restorante dhe për disa produkte të shportës ushqimore sipas bizneseve. Përmirësim të konsumit, sipas grosistëve, ka pasur për produktin e sheqerit, pas rënies së çmimit në tregjet e huaja. Në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor më të prekur nga konsumi janë baret dhe restorantet. Në Tiranë ku që është i përqendruar numri më i lartë i këtyre strukturave krahasuar me vjet sipas shoqatës së Bareve dhe Restoranteve konsumi ka renë 30%. Enri Jahja pohon se shkak i rënies së fuqisë konsumatore është emigracioni, kryesisht familjarëve. Në restorantet e kryeqytetit çmimit për person vijojnë të mbeten të larta, dhe variojnë nga 3,500 deri 5,000 lekë.

Ulja e konsumit në këto struktura nisi nga muaji nëntor i vitit të kaluar. Enri Jahja u shpreh më herët se përveç përfundimit të sezonit turistik, edhe hetimet për një sërë dosjesh të nisura nga SPAK sollën që shumë individë të implikuar në pastrim parash të mos ekspozoheshin në restorante. Sipas tij, kjo kategori shpenzon deri në 15 mijë lekë për person në restorante dhe vlerësohet se ata zënë 10-15% të konsumit total në bare e restorante. Jahja parashikon që me fillimin e verës, konsumi në bare dhe restorante të përmirësohet, por nga ana tjetër pritet që edhe rritja e çmimeve të jetë e pashmangshme, për shkak të kostos nga rritja e pagave.

“Çmimet në bare dhe restorante pritet të rriten pasi bizneset do të jenë të detyruara të paguajnë paga më të larta për mbajtjen e fuqisë së verës. Në restorantet e jugut paga për një shef kuzhine arrin deri në 3,500 euro në muaj, në nivele të njëjta me pagesën e të njëjtit profesion sa në Romë”.

Në janar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, importet e kafesë shënuan një rënie me 32%, duke zbritur në 363 ton, nga 534 ton që ishin vitin e kaluar.Të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se turizmi ka nxitur ndjeshëm konsumin e kafesë në vend. Në gusht dhe shtator, importet e kafesë u rritën përkatësisht me 68% dhe 29%, duke amortizuar rënien që u shënua në muajt e parë të vitit.

Mungesa e fuqisë punëtore po kthehet në një problem shqetësues në vend. Teksa edhe këtë vit pritet një fluks i lartë turistësh strukturat turistike, nga hotelet te baret e restorantet po ankohen se nuk po gjejnë punonjës për të përballuar kërkesën e pritshme nga turistët. Gjatë vitit të kaluar, hyrjet e shtetasve të huaj arritën në 10 milionë, me rritje 34% me bazë vjetore. Kërkesa e turistëve ka qenë një faktor i rëndësishëm që ka amortizuar rënien e kërkesës nga konsumatorët vendas, si rrjedhojë e emigracionit të lartë, kryesisht të të rinjve.

Ndërkohë, çmimet në bare e restorante janë rritur disa herë, që nga viti 2021, pas përfundimit të pandemisë. Ndonëse ritmet e rritjes janë ngadalësuar muajt e fundit, sërish ato vazhdojnë të shtrenjtohen. Sot në bare e restorante, një pjatë kushton mesatarisht 200-500 lekë më shumë se më parë (sidomos mishi), ndërsa një kafe është minimumi 90 lekë në pjesën më të madhe të bareve, nga 70-80 lekë më parë. Shtrenjtimi më i fortë ka ndodhur në Jug të vendit, për shkak të kërkesës së turistëve./ Monitor

konsum cmime restorante

Sondazh

Poll
Ekonomi 3 Mars 2024, 07:31 r.ll

Nis me vonesë rruga drejt 5G

foto ilustruese TIRANË- AKEP nisi këtë muaj procedurat për dhënien në përdorim të frekuencave të para për...

Ekonomi 2 Mars 2024, 07:50 I.A

Biznesi i mirë i diellit

Foto Ilustruese TIRANË- Zbutja e krizës së energjisë u duk sikur do të zbehte apo ngadalësonte rritjen e investimeve në...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës