LIVE UPDATES
Ekonomi

Tre centrale të rinj fotovoltaikë kërkojnë miratimin e MIE, dy në Vlorë dhe një në Fier

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë paraqitur tre projekte të tjera, të cilat parashikojnë ndërtimin e centraleve, dy në Vlorë dhe një në Fier.

28 Shtator 2022, 07:33 Nga A.B
Tre centrale të rinj fotovoltaikë kërkojnë miratimin e MIE,
Central

Rritja e çmimit të energjisë në bursë dhe kriza vlerësohet se do të ketë një cikël jo edhe aq afatshkurtër po nxit gjithmonë e më shumë investimet në energji dhe sidomos ato në fotovoltaikë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë paraqitur tre projekte të tjera, të cilat parashikojnë ndërtimin e centraleve, dy në Vlorë dhe një në Fier.

Konkretisht aplikimi i parë është bërë nga “ARGO SUN ENERGY” SH.P.K që ka shfaqur interes për të ndërtuar një impiant fotovolatik me kapacitet të instaluar 5 MW në zonën Zonën Kadastrale Nr. 3710, Fshati Vanë, Bashkia Delvinë, Qarku Vlorë. Ky projekt nuk është koncesion dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse që parashikon legjislacioni në vend.

Një tjetër aplikim është bërë nga “B.E.M-ENERGJI” SH.P.K për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 5 MW, i cili gjithashtu nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse. Projekti parashikohet në të njëjtën zonë kadastrale Nr. 3710, Fshati Vanë, Bashkia e Delvinës, Qarku i Vlorës.

Projekti i tretë është për një impiant me kapacitet 30 MW. “Shoqëria “ALB SUN ENERGY” SH.P.K. ka shprehur interesin dhe ka paraqitur pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, aplikimin për ndërtimin e një impianti fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, me kapacitet 30 MW, i cili nuk është objekt koncesioni dhe nuk përfiton nga masat mbështetëse, në Zonën Kadastrale Nr. 3038, Fshati Povelçë, Njësia Administrative, Dërmenas, Bashkia e Fierit, Qarku i Fierit”, – thuhet në dokumentin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Duke ndjekur procedurën, këto projekte do të qëndrojnë për konsultim për një afat prej 15 ditësh për të pritur komente nga palë interesi.

Numri i aplikimeve për impiante fotovolatike ka qenë në rritje nga viti në vit dhe interesi është shtuar sidomos në vitin 2021 dhe 2022 për shkak të krizës. Zbatimi i projekteve nga fotovolatikët pritet të rrisë diversifikimin e vendit në prodhimin e energjisë duke dhënë kështu një siguri mbi furnizimin duke qenë se aktualisht varemi tërësisht nga “hidro”.

Në një dalje për mediat, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, pranoi se në vitin 2024 parashikohet që të shtohen 140 megavatorët e parkut fotovoltaik të Karavastasë.

“Më pas në total nga të gjitha aplikimet që janë pranuar gjatë vitit 2022, ku duhet thënë që aplikimet e entiteteve private janë shtuar ndjeshëm për shkak edhe të fizibilitetit që energjia solare ka tashmë në treg, janë 610 megavat/orë impiante private, të cilat priten që të nisin gjenerimin” do të nënvizonte Balluku./MONITOR

central fotovoltaike

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës