LIVE UPDATES
Ekonomi

Nuk ndalet rritja e interesave, yield-i mesatar i bonove 12-mujore arrin në 4.53%

Yield-et e bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare po rriten me ritme shumë të shpejtë që pas tremujorit të dytë, pasi Banka e Shqipërisë nisi normalizimin e politikës monetare, duke rritur normat bazë të interesit që aplikon në operacionet e saj me bankat tregtare.

28 Shtator 2022, 07:01 Nga A.B

Nuk ndalet rritja e interesave, yield-i mesatar i bonove 12-mujore arrin në

Yield-et e bonove 12-mujore shënuan një tjetër rritje të ndjeshme në ankandin e zhvilluar ditën e sotme.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë yield-i mesatar i ponderuar arriti në 4.53%, nga 3.95% që kishte qenë në ankandin e fundit, të zhvilluar vetëm një javë më parë. Ky është niveli më i lartë i yield-eve të këtyre instrumenteve i shënuar që nga gushti i vitit 2013. Ndërkohë, yield-i maksimal i pranuar në ankand nga Ministria e Financave arriti nivelin e 5%.

Nuk ndalet rritja e interesave, yield-i mesatar i bonove 12-mujore arrin në

Qeveria nuk arriti të siguronte të gjithë shumën e shpallur për financim, prej 8.7 miliardë lekësh. Shuma totale kërkesave të paraqitura në ankand arriti në rreth 7.26 miliardë lekë, shumë që u pranua e gjitha nga Ministria e Financave. Ky ishte ankandi i dytë i bonove 12-mujore në harkun e një jave, çka mund të ketë ndikuar në tkurrjen e likuiditetit të disponueshëm në treg.

Yield-et e bonove dhe obligacioneve të qeverisë shqiptare po rriten me ritme shumë të shpejtë që pas tremujorit të dytë, pasi Banka e Shqipërisë nisi normalizimin e politikës monetare, duke rritur normat bazë të interesit që aplikon në operacionet e saj me bankat tregtare. Norma bazë ka arritur në 1.75%, nga 0.5% që kishte qenë deri në fund të muajit mars. Tregu i titujve të borxhit të qeverisë është ai që i reflekton më shpejt lëvizjet e politikës monetare. Yield-et e bonove 12- mujore në harkun e një viti janë rritur me 156%.

Duke parë nivelet e larta të inflacionit dhe sinjalet e dhëna nga Banka e Shqipërisë, gjasat janë që rritja e normës bazë të vazhdojë edhe në tremujorin e fundit të këtij viti, me shumë të ngjarë duke filluar që nga vendimmarrja e ardhshme e politikës monetare, e muajit tetor. Çdo rritje e mëtejeshme e normës bazë do të reflektohet edhe në ecurinë e yield-eve, sidomos të instrumenteve afatshkurtra.

Rritja e shpejtë e normave të interesit po rrit kostot e huamarrjes për qeverinë. Duke llogaritur së bashku borxhin e brendshëm dhe të jashtëm me interesa të ndryshueshëm, si edhe borxhin e brendshëm afatshkurtër, me maturim deri në një vit, rezulton se afërsisht një e treta e stokut të borxhit publik është e ekspozuar ndaj rritjes së normave të interesit.

Një rritje e shpejtë e normave të interesit teorikisht shton rreziqet edhe për sektorin bankar. Në një moment të parë, kjo rritje e shpejtë e yield-eve do të përkthehet në zgjerimin e të ardhurave nga interesat. Por, gradualisht interesat më të larta do të ulin aftësinë paguese të huamarrësve, duke rritur sasinë e kredive me probleme dhe duke ngadalësuar kredidhënien e re./MONITOR

yeld

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës