Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Interesi i ndryshueshëm konsiston në përdorimin e një indeksi referues si pjesë e normës totale të interesit, duke shtuar sipër këtij indeksi një marzh fiks.
Rritja e shpejtë e yield-eve të Bonove të Thesarit gjatë këtij viti do të reflektohet gradualisht edhe në interesat e kredive me interes të ndryshueshëm në monedhën vendase.
Interesi i ndryshueshëm konsiston në përdorimin e një indeksi referues si pjesë e normës totale të interesit, duke shtuar sipër këtij indeksi një marzh fiks.
Në rastin e Lekut, indeksi referues janë zakonisht Bonot e Thesarit, në shumicën e rasteve ato me maturim 12 mujor. Kjo formulë përdoret në mënyrë që banka të mos jetë e ekspozuar në humbje nga lëvizjet e normave të interesit në tregje. E njëjta teknikë përdoret edhe për kreditë në Euro, ku indeksi referues zakonisht është Euribori.
Norma e interesit të kredisë përditësohet me një frekuencë të përcaktuar në kontratë për të reflektuar ndryshimet në ecurinë e indeksit referues. Shpeshtësia e rishikimit të normës së interesit është të paktën njëherë në vit.
Shumica e kredive bankare jepen me një normë interesi të ndryshueshme, sidomos kur bëhet afate të gjata maturimi. Përjashtim bëjnë kreditë konsumatore afatshkurtra dhe afatmesme, por në shumë raste edhe vitet e para të kredive hipotekare afatgjata. Por, në rast se një kredi ka një afat maturimi mbi pesë vjet, pothuajse gjithmonë norma e interesit është e ndryshueshme.
Në vitet e fundit, vërehet një rritje e ndjeshme e peshës së kredisë afatgjatë për ekonominë. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në mesin e këtij viti pesha e kredisë afatgjatë ndaj portofolit të kredisë për ekonominë ishte 59.6%. Kjo shifër është pak më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por në afatin e gjatë rritja është e dukshme. Në vitin 2015, kredia afatgjatë, me maturim mbi pesë vjet, përbënte rreth 48.5% të portofolit total. Kjo tregon se në harkun e shtatë viteve të fundit, pesha e kredisë afatgjatë është rritur me mbi 11 pikë përqindje.
Rritja e peshës së kredisë afatgjatë lidhet shumë me një zhvendosje të huadhënies në vitet e fundit sidomos drejt investimeve në pasuri të paluajtshme. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se huaja për pasuri të paluajtshme përbën produktin kryesor të kredisë, tashmë jo vetëm për individët, por edhe për bizneset.
Ky fakt, mes të tjerash, i ekspozon ndjeshëm edhe pjesën më të madhe të huamarrësve ekzistues të sektorit ndaj rritjes së shpejtë të normave të interesit dhe të yield-eve të instrumentit të borxhit të qeverisë. Në fakt, pesha e kredisë së ekspozuar ndaj ndryshimit të normave të interesit është edhe më e lartë, sepse përfshin edhe një pjesë të mirë të kredisë afatmesme, sidomos në segmentin e bizneseve.
Krahasuar me një vit më parë, yield-i mesatar i ponderuar i Bonove 12-mujore, është rritur me dy pikë përqindje. Një huamarrës që ka një kredi të përbërë nga interesi i Bonove dhe që ka një rishikim të normës së interesit këtë vit paguan një interes vjetor 2% më të lartë. Banka e Shqipërisë ka dhënë sinjale të qarta se norma bazë do të vazhdojë rritjen edhe në pjesën e mbëtur të këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm. Kjo pritet të sjellë rritje të mëtejshme të kostos së huamarrjes, si për sektorin publik, ashtu edhe për atë privat. /MONITOR
Ushqime Në një strategji të re për “Mbrojtjen e Bimëve” që synon të zbatohet gjatë 2022-2032, Ministria...
Foto ilustruese Të ardhurat nga doganat për 8 Mujorin 2022 janë realizuar në masën 144 Miliardë lek nga 143,3 Miliardë t...
Avion Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) ka pezulluar aktivitetin e shoqërisë së fluturimeve “Air Albania”, pasi kjo e fundi...
Foto ilustruese Rreth 79 për qind e Shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë në vendet e Ballkanit Perëndimor emigrojnë ...
Foto Ilustruese TIRANË- Në një strategji të re për “Mbrojtjen e Bimëve” që synon të zbatohet gjatë...
Erion Braçe, deputet TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe deklaroi sot nga Komisioni i Ekonomisë dhe Financave se qev...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Rishikimi i Buxhetit është tema kryesore që ka nisur të diskutohet në seancën e parë legji...
Erion Brace dhe Delina Ibrahimaj TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe kërkoi një ndërhyrje emergjente nga shteti p&...
Foto ilustruese Hapja e procedurave të reja të prokurimit do të kalojë tashmë në një hallkë të re që k&eu...
Foto ilustruese Dëmi ekonomik si efekt i parregullsive si dhe shkeljet e disiplinës financiare i kanë kushtuar buxhetit të shtetit rret...