23 Shtator 2024, 07:18
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria do të rishikojë me rritje taksat mbi pasuritë e paluajtshme në tre vitet në vijim sipas Strategjisë së re fiskale 2024-2027.
Aktualisht, taksa mbi pasuritë e paluajtshme në Shqipëri kontribuon në masën 0.3% të PBB-së, ndërkohë që të ardhurat mesatare që gjenerohen nga taksa e pronës në vendet e tjera të rajonit janë rreth 0.8% e PBB-së.
Për këtë qëllim po përgatitet kadastra fiskale dhe do të nisë zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për ndërtesat duke filluar nga viti 2026, si dhe zbatimi i taksimit bazuar në vlerën e tregut për parcelat duke filluar nga viti 2028.
Në vitin 2018 u miratuan ndryshimet në skemën e taksimit të pasurive të paluajtshme, ndërtesa, duke kaluar nga taksa me kuotë fikse për m2, në taksën ad valorem pra me përqindje mbi vlerën e pasurisë së paluajtshme-ndërtesë.
Kjo reformë u shoqërua me krijimin e Kadastrës Tatimore dhe të Regjistrit të pasurive të paluajtshme ku evidentohen pasuritë e paluajtshme, pronarët, vendndodhja, vlera e pronës dhe të dhëna të tjera.
Miratimi i ligjit u shoqërua me vendosjen e disa përjashtimeve nga pagesa e taksës. Strategjia e re fiskale argumenton se, nga vlerësimet paraprake vërehet se disa përjashtime duhet të eliminohen, si dhe ka hapësirë që të mund të rritet edhe norma e taksës së pronës.
Në shërbim të rritjes së tatimeve mbi pronat do të hartohet një ligj të ri “Për taksën e pasurisë”. Ky ligj hartohet me asistencën e Agjencisë Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim (SIDA) dhe do jetë në proces konsultimi publik.
“Do të ketë rishikime të përjashtimeve nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme. Duke qenë se të ardhurat nga taksa mbi pasuritë e paluajtshme përbëjnë burimin kryesor të të ardhurave të pushtetit vendor, është e nevojshme që përjashtimet të mbahen në nivele minimale dhe ndërkohë, lehtësirat tatimore për grupet vulnerabël duhet të ofrohen nëpërmjet mekanizmave dhe formave të tjera”, referohet ne draft.
Strategjia Afatmesme e të Ardhurave (SAA) 2024-2027 paraqet reformat që do të ndërmerren në politikat tatimore, mirë-administrimin tatimor dhe doganor, të cilat së bashku do parashikohet të sjellin rritje të të ardhurave tatimore me 2.5% e Produktit të Përgjithshëm Bruto (PBB) për periudhën katër-vjecare.
Qëllimi i përgjithshëm është mobilizimi i të ardhurave përmes politikave të qëndrueshme fiskale dhe reformave administrative tatimore e doganore, duke thjeshtuar procedurat, kostot e pajtimit, luftën ndaj shmangieve dhe evazionit tatimor, me qëllim krijimin e hapësirave fiskale për më shumë investime dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Reformat kryesore tatimore dhe administrative të parashikuara në SAA, janë hartuar me asistencën teknike të Fondit Monetar Ndërkombëtar, dhe janë të bazuara në direktivat e Bashkimit Evropian në fushën e tatimeve, taksave dhe doganave./MONITOR
taksa e pasurive te paluajtshme
Ekonomi
23 Shtator 2024, 07:16
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Qeveria do të rishikojë në dy vitet ardhshme skemën e taksimit të pagave duke rritur pragun e pa taks...
Ekonomi
22 Shtator 2024, 15:23
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Qeveria ka miratuar në mbledhjen e saj të 1 gushtit vendimin që i hap rrugën rritjes së pagave pë...
Ekonomi
22 Shtator 2024, 15:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një vendim i Gjykatës Kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plot&eum...
Ekonomi
22 Shtator 2024, 08:11
I.A
Koncert
TIRANË- Festivalet dhe koncertet po kthehen jo vetëm në një atraksion për vendasit e turistët, por po ndihmojnë ...
Ekonomi
22 Shtator 2024, 08:09
I.A
TKOB
TIRANË- Në rrugët e ngushta të Tiranës, ku ndjenja e historisë dhe traditës përzihet me ndryshimet moderne t&e...
Ekonomi
22 Shtator 2024, 08:05
I.A
Koncert
TIRANË- "Ndërsa numri i koncerteve po rritet, kërkesa për bileta nuk ka pësuar rritje drastike”, – thekson Arn...
Ekonomi
22 Shtator 2024, 07:40
I.A
TIRANË- Zhvlerësimi i Euros ka dy anë të medaljes në realitetin ekonomik. Një sondazh i “Monitor”, ku morën pje...
Ekonomi
21 Shtator 2024, 08:17
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Banka e Shqipërisë paralajmëroi këtë muaj për rreziqe të shtuara nga rritja e shpejtë...
Ekonomi
21 Shtator 2024, 08:11
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Së fundmi, për herë të dytë gjatë këtij viti, Banka Qendrore Europiane uli normat e intere...
Ekonomi
21 Shtator 2024, 08:03
I.A
Mish
TIRANË- Përpunuesit e mishit ankohen se taksa 10% e importit të mishit që vjen nga BE vijon t’i penalizojë në rrit...