All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Ekonomi

Si po trashëgohet biznesi i familjes te brezat e rinj

Në Shqipëri rezulton se për krijimin e brezit të ri të sipërmarrësve po ndikojnë më tepër familjarët e tyre që janë edhe themelues të bizneseve të qëndrueshme. Me konsolidimin e bizneseve të ngritura pas viteve ’90, në mendjet e drejtuesve ka zënë gjithnjë vend të veçantë çështja e trashëgimisë, se kush do t’i drejtojë këto biznese.

4 Janar 2025, 08:19 Nga I.A
Si po trashëgohet biznesi i familjes te brezat e rinj
Foto Ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Me konsolidimin e bizneseve të ngritura pas viteve ’90, në mendjet e drejtuesve ka zënë gjithnjë vend të veçantë çështja e trashëgimisë, se kush do t’i drejtojë këto biznese. Cilat janë potencialet dhe sfidat e përfshirjes së të rinjve në postet drejtuese?

Në Shqipëri rezulton se për krijimin e brezit të ri të sipërmarrësve po ndikojnë më tepër familjarët e tyre që janë edhe themelues të bizneseve të qëndrueshme. Me konsolidimin e bizneseve të ngritura pas viteve ’90, në mendjet e drejtuesve ka zënë gjithnjë vend të veçantë çështja e trashëgimisë, se kush do t’i drejtojë këto biznese.

Te shumë biznese të mëdha është e pranishme ndarja e aksioneve mes fëmijëve, pas angazhimit të tyre në pozicione drejtuese, por pa përjashtuar nga roli menaxhues edhe themeluesit.

Mes kompanive, modeli më i pranishëm është përgatitja e të rinjve për rolin e lidershipit sipërmarrës që në fëmijëri. Ata janë angazhuar nga prindërit që në moshën e adoleshencës, në proceset më të thjeshta të punës së ndërmarrjes.

Në disa raste, të nxitur edhe kundrejt pagesave modeste. Thuajse i gjithë brezi i ri i sipërmarrësve i ka marrë dijet dhe njohuritë akademike me ndjekjen e studimeve të larta në universitetet më të mira të Europës.

Një nga sipërmarrësit e rinj, i formësuar sipas këtij modeli, është Spiro Lengo. Pas përfundimit të studimeve të larta në Londër, prej 8 vitesh është në pozicionin e menaxherit të përgjithshëm të kompanisë “Kombinati i Mishit”, themeluar në vitin 1992 nga babai i tij, z. Gregor Lengo.

Në podcast-in “Monitor Business Plus”, ai rrëfeu se punët e tij të para në biznesin familjar kanë nisur që në moshën 14-vjeçare. “Si unë dhe motra Jona jemi rritur nga prindërit me frymën e biznesit.

Për këtë arsye, fillimisht në moshë të vogël, kemi punuar si në dyqanet e pakicës edhe te fermat e prodhimit të aktivitetit familjar.

Më pas kemi vijuar studimet jashtë Shqipërisë, por me frymën për t’u kthyer dhe për të punuar në biznesin e ngritur nga prindërit. Gjatë periudhës së studimeve jashtë vendit, të gjithë sektorët e kompanisë janë drejtuar nga babai, ndërsa nëna ishte drejtuese e departamentit të financave.

Pas përfundimit të studimeve të larta, unë dhe motra u kthyem në Shqipëri për të punuar në sipërmarrjen familjare. Babai na caktoi drejtimin e dy departamenteve më të mëdha të kompanisë. Jona mori drejtimin e departamentit të shitjeve në supermarkete. Ndërsa unë, prej 8 vitesh, drejtoj sektorin e përpunimit të mishit dhe investimeve”.

Edhe Drini Zusi, nga AZ Group, tregon sesi ai bashkë me të vëllain që në moshën 13-vjeçare janë edukuar nga babai i tyre me frymën se do të studiojnë jashtë dhe do të kthehen të punojnë bashkë në biznesin familjar.

Kështu ndodhi. Pas përfundimit të studimeve të larta në Londër, ai mori rolin e një prej drejtuesve të AZ Group, atë të “Head of Business Development”. Vëllai i tij, Enio, është CEO i dy prej bizneseve dhe babai i tyre z. Alban Zusi, presidenti i AZ Group.

Ai thotë se për herë të parë ka punuar te biznesi familjar, së bashku me vëllain e tij, në verën e vitit 2010, në moshën 12-vjeçare.

“Në atë kohë, ne kishim vetëm një fabrikë dhe gjatë asaj vere kam bërë çdo punë e proces brenda repartit të prodhimit. Kuptohet jo me orë të plotë. Filloja pas orës 10:00 të mëngjesit, se deri në atë orë flija te kolltuku i zyrës dhe mbaroja më herët, sepse më dhembnin duart apo krahët.

Kjo është përvoja e parë që mbaj mend. Por sigurisht mbaj mend edhe kur kam fituar 1 mijë lekë për herë të parë. Më pas u ktheva në Tiranë dhe shkova te “Kolonat” të qerasja shokët me paratë që kisha fituar”.

Vëllezërit Doka, përpunues të gurit dhe mermerit, prej disa vitesh drejtojnë kompaninë “Albamer sh.p.k”. Secili prej tyre zotëron 50% të aksioneve. Kompania “Albamer sh.p.k” u themelua në vitin 1996, nga babai i tyre z. Shkëlqim Doka. Ishte ai që pati idenë për të krijuar një kompani të vogël në sektorin e mermerit dhe granitit brenda një vendi që deri atëherë ishte vërtet i pazhvilluar në atë sektor.

Fabrika e ngritur në Xhafzotaj filloi të mbështesë prodhuesit vendas të mermerit dhe granitit duke u siguruar atyre lëndën e parë, dhe duke kontribuar thellësisht në lindjen e tregut të gurit, deri atëherë, inekzistent.

Me kalimin e viteve “Albamer sh.p.k.” ka arritur të bëhet një pikë kyçe, për të gjithë tregtarët shqiptarë, duke ofruar materiale novatore dhe ekzotike, të cilat janë përdorur për ndërtesa të shumta në të gjithë vendin. Në 2017, “Albamer sh.p.k.” vendosi të nisë një mënyrë të re pune, duke lënë mënjanë idenë për të qenë thjesht furnitorë dhe për t’u bërë prodhues.

Prej vitit 2022, në rolin e drejtimit të kompanisë janë dy vëllezërit Doka. Edhe pse ishin larg punëve të biznesit familjar, pasi të dy kanë lindur dhe jetuar në Itali, ata janë edukuar nga i ati me frymën e të qenët njerëz të thjeshtë dhe të punës.

27-vjeçari Davide Doka, i lindur në Brescia të Italisë, pas përfundimit të studimeve të larta, në vitin 2022 bashkë me vëllain iu desh të ndërtonin një jetë të re në Shqipëri. Kthimi i tyre në atdhe, erdhi si domosdoshmëri për përmirësimin e strukturës menaxheriale të biznesit familjar.

“Unë bashkë me vëllain kemi lindur dhe jemi rritur në Itali. Atje kam përfunduar edhe studimet e larta për shkencat e komunikimit, dega gazetari. Prej vitesh në Itali ne kishim ndërtuar jetët tona, larg biznesit familjar të ngritur në Shqipëri. Por për shkak të përmirësimit të drejtimit menaxherial na u desh të ktheheshin së bashku me vëllain për të drejtuar fabrikën. Edhe babai vijon të ketë rolin e tij drejtues”.

Davide Doka rrëfen se roli i bashkëpronarit të kompanisë nuk nisi me një punë komode zyre, me kravatë dhe kollare. Atij iu desh të kuptonte nga e para procesin e punës. Fillimisht, duke u angazhuar në punët më të thjeshta, si ngarkim-shkarkimi deri te prodhimi dhe shitjet e materialeve të mermerit.

“Ne jemi njerëz të thjeshtë, njerëz të punës. Ky parim dhe kjo filozofi e babait na udhëheq gjithmonë në punën tonë. Për këtë arsye, përpara se të nisja në pozicionin e drejtimit të kompanisë, duhet të kuptoja si funksiononte zinxhiri prodhues dhe shpërndarës.

Për rrjedhojë më është dashur të punoj që nga proceset e ngarkim-shkarkimit, në prodhim, në transport deri te shitjet. Sigurisht që ka qenë e vështirë, pasi unë jam diplomuar për shkencat e komunikimit, me pëlqen shumë gazetaria.

Por edhe dashuria për biznesin, për pronën tënde që ka transmetuar te ne babai, e kanë lehtësuar rrugëtimin tim drejt marrjes së rrugës së rolit drejtues”.

Edhe vetë sipërmarrësit kanë rrëfyer se ndjenjën e biznesit te fëmijët e kanë kultivuar që në moshën e adoleshencës, më pas duke investuar për shkollimin e tyre jashtë, është hapur rruga e të rinjve për të marrë drejtimin e kompanisë së krijuar prej tyre.

Xhim Begeja, themeluesi i birrës artizanale “Puka”, pohoi se fillimi i kultivimit të ndenjës për të zhvilluar që në moshë të re biznesin privat, ka shtuar te të bijtë dashurinë dhe kënaqësinë për ta zhvilluar dhe për të investuar më tej aktivitetin.

“Njëri prej djemve ka përfunduar studimet e larta për inxhinieri ndërtimi dhe tjetri për arkitekturë. Pavarësisht se sot ata drejtojnë bizneset e tyre, prej disa vitesh, e kam kaluar tek ta pronësinë e kompanisë së birrës. Kjo pasi, së pari, është një pronë e trashëguar që nga viti 1900 në familjen tonë.

Së dyti, e kam ndërmarrë këtë iniciativë me qëllim edukimin dhe nxitjen për zhvillimin e pronës apo mallit tënd që në moshë të re te fëmijët”, pohoi më herët për Monitor sipërmarrësi i birrës “Puka” z. Xhim Begeja.

Inxhinieri dhe ndërtuesi Hajredin Fratari i bindur se puna private është shumë herë më e mirë sesa të punosh për të tjerët, pasi ti rritesh me të, jeton me të, nuk heq dorë nga dëshira e tij për t’ia lënë drejtimin e kompanisë të birit, pavarësisht mosprivimit të lirisë ndaj për të ndërmarrë iniciativën e lirë jashtë këtij sektori.

“Raufi në moshën 21-vjeçare, pasi përfundoi studimet e larta në ekonomik u kthye në Shqipëri dhe u punësua në kompaninë time. Por u largua menjëherë pasi nuk i pëlqeu puna.

Pas kësaj, ai ngriti një sipërmarrje të tij private jashtë sektorit të ndërtimit, nëpërmjet kreditimit nga bankat, edhe pse priste që shumën e nevojshme ta investonte babai.

Por kjo gjë nuk ndodhi. Pas 10 muajsh aktivitet privat, pasi arkëtoi shumën prej 10,500 euro për likuidimin e huasë së marrë, nisi nga puna për drejtimin e kompanisë së ndërtimit. Tashmë po ecën shumë mirë në drejtimin e kompanisë së ndërtimit”, pohoi ai më herët.

Drejtuesi i kompanisë, së tregtimit të farave për mbjellje dhe inputeve bujqësore, “Agrovas-SHE”, z. Vasfi Sherifi, tregoi se pasionin për agronominë e ka trashëguar edhe te i biri, i cili është gjithashtu i diplomuar për agronomi dhe i përfshirë në menaxhimin e kompanisë.

“Është një investim për të cilin ai po përgatitet ta drejtojë. Gradualisht besoj se do t’i shtohet edhe më tepër pasioni për profesionin e agronomit, por edhe për biznesin, punën private”.

Modeli më pak i ndjekur – Fëmijët të punësuar në bizneset e prindërve

Ndryshe nga prindërit e tyre, disa fëmijë të sipërmarrësve nuk kanë zgjedhur të përgatiten për t’i zëvendësuar ata, në rolin e drejtuesit. Kjo kategori e trashëgimtarëve ka preferuar të përfshihet në sipërmarrjen familjare, por në rolin e të punësuarit.

Prindërit sipërmarrës pohojnë se kanë ndikuar ata me mënyrën e të bërit biznes, duke përfshirë orët e zgjatura të punës dhe mungesën e pranisë në familje që fëmijët e tyre të zgjedhin të punuarin me orar fiks në sipërmarrjen familjare.

Edhe pse nga njëra anë, modeli i zgjedhur prej fëmijëve, vlerësohet pozitiv nga themeluesit e këtyre bizneseve, pasi për fëmijët e tyre parësore është familja, por nga ana tjetër, ndiejnë keqardhje që te ta nuk është kultivuar ndjenja e lidershipit që guxon dhe rrezikon për të çuar para aktivitetin privat.

Emigrojnë trashëgimtarët e sipërmarrësve

Në traditën shqiptare, bizneset e mëdha familjare priren që të përfshijnë fëmijët në rolin e drejtuesit. Modele të tilla nuk mungojnë. Por në raste të tjera, fëmijët e sipërmarrësve kanë zgjedhur që karrierën e tyre ta ndërtojnë jashtë Shqipërisë.

Vasil Llajo, me profesion mjek, për disa vite në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në vitin 1995 hapi në Tiranë qendrën e parë të ekzaminimit me skaner që mundësonte diagnostikimin direkt, një revolucion në diagnostikimin e pacientit në Shqipëri.

Një vit më pas, ai do të themelonte rrjetin e laboratorëve klinikë “Intermedica”.

Djali i tij ka ndjekur rrugën e të atit për sa i përket profesionit, por ka zgjedhur të qëndrojë jashtë menaxhimit të bizneseve. Edhe vajza e tij, ndonëse me profesion juriste, ka zgjedhur të jetojë dhe të punojë jashtë. Z. Llajo pohon se ky mund të mos jetë modeli i duhur

“Djali im ka përfunduar studimet për mjekësi në universitetin ‘La Sapienza’ në Romë. Tashmë bashkë me bashkëshorten jeton dhe punon si mjek në Romë. Ndërsa vajza, pasi përfundoi studimet 5-vjeçare në Londër për juridik, punon në Athinë si juriste.

Pak a shumë, nëse do të hiqnim një vizë të trashë mund të quhet se janë jashtë biznesit. Ne kemi një raport shumë të ngushtë bashkë, në bisedat familjare, flitet dhe për biznesin, ata janë në dijeni të ecurisë së aktivitetit.

Nuk janë pjesë e menaxhimit të përditshëm të punëve të mia, të cilat nuk i ndaj dot as me bashkëshorten dhe fëmijët. Kjo është arsyeja që nuk kam as ortak në punët e mia”, rrëfeu më herët sipërmarrësi Vasil Llajo në podcast-in “Monitor Business Plus”.

Edhe fëmijët e Luan Lekës, themelues dhe CEO i EHW GMBH, me aktivitet në përpunimin e mishit, dhe zinxhirin e supermarketeve “Conad” kanë ecur në kah të kundërt nga babai i tyre. Dy vajzat e tij kanë zgjedhur që të jetojnë dhe të punojnë jashtë Shqipërisë, njëra në SHBA (Nju Jork) dhe tjera në Angli (Londër).

Eda, ish-administratorja e “Qafshtama EHW GROUP” pak vite më parë zgjodhi të pranonte një ofertë të mirë në SHBA dhe tashmë vazhdon të jetojë aty.

Në një intervistë të dhënë më herët për “Monitor”, ajo theksonte se një drejtues i ri i suksesshëm duhet të jetë në gjendje të zbatojë një model perëndimor menaxhimi, në një realitet lokal siç është Shqipëria, duke iu nënshtruar pjesërisht rregullave të këtij realiteti.

Mospërfshirja e fëmijëve në drejtimin e bizneseve ishte shqetësim edhe për disa sipërmarrës të tjerë, të cilët nuk pranuan të bënin publik rastin e tyre, pasi për ta kjo u konsiderua si “fatkeqësi”.

Për ta përfshirja e fëmijëve në drejtimin e biznesit jo vetëm që u vlerësua, si një model perëndimor që duhet të zbatohet edhe në Shqipëri, por gjithashtu sepse puna në aktivitet privat të nxit për t’u bërë ai që do të bëhesh.

Potencialet dhe sfidat e përfshirjes së të rinjve në postet drejtuese

Roli i bashkudhëheqësit, në një biznes familjar i ka dhënë Spiro Lengos përparësi për të zhvilluar ambiciet për investime bashkëkohore në sektorin e përpunimit të mishit, me qëllim rritjen e produktivitetit dhe ofrimin e shërbimit ndaj klientëve sipas standardeve të vendeve anëtare të BE-së.

“Kur në një biznes familjar ndarja e punëve për secilin anëtar caktohet nga babai që është në rolin e drejtorit të përgjithshëm, të krijon lirshmërinë për të ecur para, për të zhvilluar ambiciet që do të çojnë në rritjen e departamentit që drejton.

Ambiciet e mia janë për të zhvilluar investime afatgjata, që pritet të nisin brenda tre viteve. Parashikohen investime për teknologjinë e prodhimit, në dhomat frigoriferike sipas standardeve më të fundit të Bashkimit Europian, në zinxhirin e transportit të produkteve, paketimin dhe shërbimin ndaj klientit”.

Z.Lengo pohon se roli i të rinjve është shumë i rëndësishëm në blegtori, pasi ata kanë energjinë dhe forcën që ta çojnë përpara këtë sektor.

Por gjithashtu, sipas tij, potencialet që sektori të zhvillohet më tej ekzistojnë. Për rrjedhojë ai u bën thirrje të rinjve të angazhohen në fermat e rritjes së kafshëve, pasi kjo është e ardhmja.

Drini Zusi e vlerëson shumë të rëndësishëm rolin e stafit në një ndërmarrje. Raportet e tij me ta mbështeten te marrëdhëniet korrekte, duke qenë i drejtpërdrejtë dhe kërkues ndaj tyre për realizimin e detyrave.

Realizimin e objektivave për zgjerimin e aktivitetit e sheh të pandarë nga planet e tij për modernizimin e mëtejshëm të strukturës menaxheriale.

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë që të ndërtoj një strukturë që funksionon si një makineri e mirëdizenjuar, ku secili/a e di mirë rolin e tij/saj dhe nuk ka nevojë që të ndërhyhet në mënyrë të vazhdueshme nga ana ime, e vëllait apo në fund edhe e babait.

Të tre ne e besojmë shumë që detyra jonë nuk është të jemi më të zgjuarit në dhomë, por që të krijojmë mundësinë që të mbledhim njerëzit më të zgjuar për të punuar së bashku, për të krijuar produkte dhe modele të reja zhvillimi./Monitor.al

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Ekonomi 2 Janar 2025, 09:29 I.A

2025 vjen me risi për tregun financiar

Foto Ilustruese TIRANË- Nga SEPA dhe open banking, risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025....

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale