LIVE UPDATES
Ekonomi

2025 vjen me risi për tregun financiar

Viti 2025 pritet të sjellë disa risi të rëndësishme për tregun financiar. Risitë prekin sektorin bankar, institucionet financiare jobanka të kredidhënies dhe të pagesave, por edhe tregun e sigurimeve.

2 Janar 2025, 09:29 Nga I.A
2025 vjen me risi për tregun financiar
Foto Ilustruese

TIRANË- Nga SEPA dhe open banking, risitë kryesore që priten në produktet dhe shërbimet financiare për 2025. Viti 2025 pritet të sjellë disa risi të rëndësishme për tregun financiar. Risitë prekin sektorin bankar, institucionet financiare jobanka të kredidhënies dhe të pagesave, por edhe tregun e sigurimeve.

Gjatë vitit 2025, pritet që të konkretizohet kryerja e transaksioneve të pagesave brenda sistemit SEPA, që do të ulë në mënyrë drastike koston e transfertave ndërkombëtare për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit.

Gjithashtu, në vitin 2025, pritet që më në fund të jenë aktive shërbimet e open banking, që do t’u mundësojnë shqiptarëve të kryejnë pagesa nëpërmjet institucioneve fintech, duke përdorur llogarinë e tyre bankare.

Ndryshimet do të prekin edhe tregun e mikrofinancës. Me hyrjen në fuqi të rregulloreve të reja, dhënia e kredive të shpejta pa analizë financiare të huamarrësit pritet të vështirësohet.

Në sigurime, pritet që më në fund të realizohet aplikimi i parimit të bonus-malus dhe elementeve të tjera të rrezikut, që do të mundësojnë çmime të diferencuara për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve.

Hyrja në SEPA pritet të kursejë 20 milionë euro në vit

Anëtarësimi në SEPA në nëntor të vitit 2024 ishte padyshim një nga hapat më të rëndësishëm të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të paktën për pjesën që lidhet me sektorin financiar.

Anëtarësimi në SEPA pritet të sjellë lehtësi të mëdha në kryerjen e pagesave ndërkombëtare me kosto më të ulëta dhe në kohë më të shpejtë. Aktualisht, sektori bankar në Shqipëri i ekzekuton transfertat ndërkombëtare nëpërmjet bankave të huaja korrespondente. Një zgjidhje e tillë sjell komisione të larta dhe kohë relativisht të gjatë për kryerjen e transfertave.

Sipas analizave të kryera nga Banka Botërore, aktualisht një pagesë nga Shqipëria drejt zonës SEPA sot kushton gati 10 herë më shumë se një pagesë brenda zonës SEPA. Transferta kërkon disa ditë pune, ndërsa me anëtarësimin në SEPA pritet që paratë të transferohen në llogarinë e përfituesit maksimalisht brenda një dite pune.

Lehtësimi i kryerjes së pagesave ndërkufitare me partnerin tregtar kryesor të Shqipërisë, Bashkimin Europian, pritet të lehtësojë zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare. Bizneset shqiptare do të kenë akses në një treg të madh me mundësi për zgjerimin e shërbimeve dhe produkteve dhe rritjen e konkurrencës.

Pjesëmarrja në SEPA vlerësohet se do të ketë kontribut domethënës në sektorë strategjikë siç është turizmi dhe në rritjen flukseve të lidhura me Investimet e Huaja Direkte. Ulja e kostove të transfertave në euro pritet të ndikojë dhe në formalizimin e flukseve të remitancave.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vetëm në vitin e parë të pjesëmarrjes në SEPA, ekonomia shqiptare pritet të kursejë rreth 20 milionë euro. Nga pikëpamja e stabilitetit financiar, pjesëmarrja në SEPA ofron një mënyrë për të adoptuar sisteme më moderne, më të sigurta dhe më eficiente të pagesave elektronike.

Me miratimin e përfshirjes së Shqipërisë në zonën SEPA, institucionet e pagesave duhet të anëtarësohen individualisht për të marrë pjesë në skemat e saj. Koha e saktë që do të duhet për të mund të kryer transferta nëpërmjet SEPA-s nuk mund të thuhet me saktësi. Megjithatë, në dhjetor 2024, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, kërkoi nga institucionet e pagesave angazhim për ta arritur një objektiv të tillë brenda vitit 2025.

“Ndërsa kemi realizuar hapin e parë të anëtarësimit në juridiksionin e zonës SEPA, përfitimet konkrete ekonomike prej kësaj vendimmarrjeje do të jenë të shumëfishta.

Në radhë të parë, ky anëtarësim do t’u kursejë aktorëve ekonomikë rreth 20 milionë euro vetëm gjatë vitit të parë, si rezultat i uljes së komisioneve.

Së dyti, krijimi i një ambienti mbështetës për sektorë të rëndësishëm të ekonomisë si tregtia do të lehtësojë transaksionet me partnerët tanë kryesorë europianë dhe do t’u japë akses bizneseve shqiptare në një treg prej 500 milionë banorësh.

Së treti, ndikim të rëndësishëm pritet të ketë edhe në sektorin e turizmit, si dhe në dërgesat e emigrantëve dhe investimet direkte, të cilat kanë një kontribut domethënës për ekonominë shqiptare. Megjithatë, këto përfitime do të mund t’i prekim, pasi secili institucion financiar të aplikojë dhe të pranohet individualisht në skemat SEPA, çka kërkon që ato të jenë teknikisht të afta të lidhen me këto skema.

Për këtë nevojiten investime, të cilat në gjykimin tonë dhe tuajin, justifikohen plotësisht nga përfitimet që ekonomia shqiptare do të ketë nga pjesëmarrja direkte në SEPA. Edhe në këtë rast, Banka e Shqipërisë do të drejtojë procesin dhe do të mbështesë institucionet financiare të plotësojnë kriteret teknike të SEPA-s”, – tha Guvernatori.

SEPA është një nismë e hershme e Bashkimit Europian për harmonizimin e pagesave elektronike në Euro, ndërmjet vendeve anëtare. Skemat e Pagesave SEPA u sigurojnë qytetarëve dhe bizneseve europiane, pagesa ndërkufitare në monedhën e përbashkët, me të njëjtën kosto dhe lehtësi si pagesat brenda vendit të tyre. Megjithatë, zona gjeografike SEPA shtrihet edhe jashtë vendeve të BE-së, duke numëruar deri tani 36 vende që kanë harmonizuar standardet për pagesat elektronike në Euro.

Më në fund “troket” open banking

Open banking (banking i hapur) ishte një nga risitë më të rëndësishme të ligjit të ri “Për shërbimet e pagesave”, që hyri në fuqi në fillim të vitit 2021.

Në ndryshim nga bankingu tradicional, ku vetëm klienti dhe banka kanë akses në të dhënat financiare, bankingu i hapur iu jep mundësinë klientëve t’i ndajnë këto të dhëna në mënyrë të sigurt me një ofrues tjetër shërbimi, për të shtuar përfitimet e klientëve nga përvojat inovative financiare.

Kjo do të thotë se klientët mund të realizojnë shërbime pagesash nga llogaria e tyre bankare edhe nëpërmjet institucioneve të tjera financiare dhe jo domosdoshmërisht vetëm nëpërmjet bankës, ku kanë llogarinë.

Ky koncept është i lidhur kryesisht me dy shërbime të reja, atë të inicimit të shërbimit të pagesës dhe të informimit mbi llogaritë.

Open banking është një nga parimet kryesore të Direktivës së Dytë të Bashkimit Europian për pagesat (PSD 2) dhe synon të sjellë më shumë konkurrencë në treg, duke krijuar më shumë hapësira për institucionet financiare të pagesave.

Shërbimet e mbështetura në open banking duhet të testoheshin duke filluar që në 1 janar 2024, si pjesë e rregullores ”Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit”. Ndërsa që nga mesi i vitit 2024, shërbimet e open banking duhet të ishin aktive. Në fakt, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Pas presioneve të mëdha nga Kryeministri dhe Ministri i Shtetit për Sipërmarrjen, u arrit që në mesin e vitit 2024 bankat të ishin gati për testimet e shërbimeve të open banking me institucionet financiare jobanka, kryesisht ato të parasë elektronike (e-money).

Por, përtej testimeve, fillimi i ofrimit të shërbimit pati pengesa të reja, për shkak të vonesës së licencimit të subjekteve të e-money nga Banka e Shqipërisë për ofrimin e shërbimeve të lidhur me open banking.

Sipas Bankës së Shqipërisë, vonesat erdhën për shkak të vakumeve të lidhura me rregulloret e brendshme të subjekteve dhe kontratat tip që duhet të lidhen mes tyre për këto shërbime.

Vetëm në nëntor të vitit 2024 u arrit të bëhej licencimi i operatorit të parë shërbimet që lidhen me open banking. Këto shërbime priten të ofrohen gjatë vitit 2025 dhe do të përbëjnë një nga risitë kryesore të lidhura me produktet dhe shërbimet financiare për këtë vit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, operacionalizimi i open-banking është hapi i parë dhe thelbësor për funksionimin e financave të hapura (open-finance), e cila do të mundësojë dixhitalizimin e kredidhënies, investimeve dhe shërbimeve të tjera financiare për klientët.

Përveç përfitimeve personale të konsumatorit, Banka e Shqipërisë vlerëson se në një plan më të gjerë, kjo risi sjell dobi të shumta në rrugën drejt formalizimit të ekonomisë dhe përfshirjes financiare. Banka e Shqipërisë do të mbetet gjithmonë promotore e iniciativave pararojë dhe nxitjes së inovacionit që kërkon koha për rritjen e mirëqenies së shoqërisë shqiptare.

BSH tenton të shtrëngojë kreditë e shpejta dhe të lehta

Gjatë vitit 2024, Banka e Shqipërisë miratoi një paketë rregulloresh që synojnë të forcojnë mbrojtjen e konsumatorëve në raport me produktet e shërbimet financiare. Paketa e ndryshimeve hyn në fuqi më datë 1 janar 2025.

Më e rëndësishme prej tyre, rregullorja “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka” synon të përcaktojë disa kritere të detajuara në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka.

Në teori, aplikimi i kritereve të menaxhimit të rrezikut duhet ta shtrëngojë huadhënien, veçanërisht për sa u takon institucioneve të mikrofinancës konsumatore. Nëse praktika e këtyre institucioneve prej vitesh ka qenë dhënia e kredisë vetëm me një dokument identifikimi, tashmë rregullorja kërkon mbledhjen e informacionit rreth aftësisë paguese të huamarrësit dhe kryerjen e një analize kreditore.

Rregullorja e re parashikon se një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60% (nga 40% që kishte qenë në projektrregulloren fillestare). Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI) do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Kjo vlerë mund të jetë më e lartë në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme, të parashikuara në rregulloret e brendshme të subjektit, se niveli më i lartë i raportit DSTI nuk cenon shpenzimet e zakonshme të jetesës dhe rrjedhimisht pagesën e detyrimeve të kredisë.

Në çdo rast, të ardhurat neto pas shërbimit të borxhit nuk duhet të jenë më të vogla se shpenzimet e arsyeshme të jetesës së kredimarrësve.

Subjektet e mikrofinancës duhet të hartojnë procedura të brendshme mbi llogaritjen e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), si dhe përcaktojnë kërkesa më të kufizuara për sa lidhet me nivelin e treguesit për kredimarrësit me të ardhura të parregullta ose të luhatshme, apo për kredimarrësit, monedha e të ardhurave të të cilëve është e ndryshme nga monedha e kredisë.

Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.

Në veçanti, subjektet duhet të kryejnë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrin hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale, ose të ardhura të tjera të parregullta.

Subjektet duhet të sigurohet që aftësia paguese e kredimarrësit për të përmbushur detyrimet sipas kontratës së kredisë nuk bazohet në një rritje të konsiderueshme të pritshme të të ardhurave të kredimarrësit, përveç rasteve kur dokumentacioni ofron prova të mjaftueshme. Huadhënësi duhet të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së mbiborxhit të kredimarrësit.

Institucionet financiare duhet të vlerësojnë aftësinë aktuale dhe të ardhshme të kredimarrësit për të përmbushur detyrimet sipas kontratës së kredisë, duke konsideruar edhe efektin potencial në skenarët e rritjes së normave të interesit në rastin e kontratave me norma të ndryshueshme dhe luhatjet e pafavorshme të kursit të këmbimit.

Gjithashtu, ato duhet të përcaktojnë në procedurat e brendshme, informacionin që do të përdoret për vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit, në varësi të shumës, llojit të kredisë dhe burimit të të ardhurave.

Informacioni përfshin të dhëna ose dokumente të nevojshme dhe të përshtatshme lidhur me të paktën punësimin, kushtet financiare dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave; burimet e ripagimit të kredisë; angazhimet financiare dhe shpenzimet për përmbushjen e tyre; kolateralin (për kredidhënien e kolateralizuar).

Subjekti në vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit duhet të konsiderojë faktorët që ndikojnë në kapacitetin ripagues aktual dhe të ardhshëm të kredimarrësit, duke përfshirë edhe shpenzimet e jetesës së tij.

Subjekti duhet të kryejë vlerësimin e aftësisë paguese, në bazë të aftësisë së përbashkët paguese të bashkëkredimarrësve, në rastet kur kërkesa për kredi paraqitet bashkërisht nga më shumë se një kredimarrës.

Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në projektrregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër, kufizime të cilat ndikojnë në mosshlyerjen e detyrimit të kredisë; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilët rezultojnë në regjistrat e krijuar nga subjektet për personat që nuk lejohen të lidhin një kontratë kredie./Monitor.al

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës