LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtrenjtohen me 20% qiratë e apartamenteve në Tiranë

Për agjentët e pasurive të patundshme, kufizimi i ofertës nga modeli i qirasë në Airbnb dhe rritja e kërkesës vazhdojnë të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve për banesa. Qiraja për strehim parashikohet të mbetet e shtrenjtë në Tiranë, për shkak të rritjes së numrit të turistëve.

10 Nëntor 2024, 13:24 Nga N.F
Shtrenjtohen me 20% qiratë e apartamenteve në Tiranë
Foto ilustruese

TIRANË- Nga shtatori 2024, çmimet e qirave afatgjatë të apartamenteve dhe zyrave janë rritur me 20% krahasuar me vjet. Për agjentët e pasurive të patundshme, kufizimi i ofertës nga modeli i qirasë në Airbnb dhe rritja e kërkesës vazhdojnë të ndikojnë te shtrenjtimi i çmimeve për banesa. Qiraja për strehim parashikohet të mbetet e shtrenjtë në Tiranë, për shkak të rritjes së numrit të turistëve.

Kërkesa e lartë dhe pakësimi i ofertës nga zënia e pronave për dhënie me qira ditore ka sjellë rritjen e çmimeve të qirave afatgjatë mesatarisht nga 10 deri në 20% për një vit, sipas Stela Dhamit, menaxheres së agjencisë ndërkombëtare të pronave Colliers International Albania.

Aktualisht, sipas znj. Dhami, çmimet në zonat kryesore të Tiranës variojnë nga 500 deri në 800 euro për apartamente 1+1. Për apartamentet 2+1, çmimet variojnë nga 800 deri në 2,500 euro. Ndërsa për apartamente me sipërfaqe më të madhe, qiraja është mbi 2,500 euro në muaj.

Znj. Dhami thotë se në zonat periferike të kryeqytetit, të cilat njihen për stok cilësor, këto çmime mund të shkojnë nga 4,000 deri në 10,000 euro në muaj për njësi rezidenciale cilësore, si vila me hapësira të mëdha për rekreacion e hapësira të gjelbra përreth ambientit.

“Çmimet e qirave të banimit janë në rritje, një trend i cili vazhdon ndër vite në Tiranë. Rritja nga 10 deri në 20% është e konsiderueshme për nivelin e të ardhurave të konsumatorit shqiptar. Niveli i rritjes është i konsiderueshëm, duke marrë parasysh të ardhurat e familjeve shqiptare.

Përfaqësuesja e agjencisë “Colliers International Albania” parashikon se çmimet e qirave për banim në qendër të Tiranës do të mbeten të larta për vite, nëse vazhdon trendi i fluksit të të huajave.

Si kanë ndryshuar çmimet e qirave në disa zona të Tiranës

Qiratë e apartamenteve në Tiranë sivjet janë rritur mesatarisht deri në 50 euro për njësi, krahasuar me vjet, sipas agjentëve imobiliarë. Sipas tyre, brenda Unazës së Vogël në Tiranë nuk gjen apartamente banimi 1+1, me çmim nën 500 euro në muaj.

Sipas të dhënave të marra nga agjencitë imobiliare, në Tiranë, zona më e shtrenjtë për qiratë e apartamenteve 1+1 vijon të mbetet pranë stadiumit “Air Albania”. Çmimi mujor i qirasë për këto apartamente është 800 euro, nga 650 euro që ishte vjet. Rritja është 23%. Ndërsa çmimi maksimal për apartamentet 2+1 ka arritur deri në 1,300 euro, nga 1,200 euro në muaj që ishte vitin e kaluar.

Në zonën e ish-Bllokut, çmimi i qirave për apartamente 1+1 në shtator të këtij viti arriti deri në 800 euro në muaj nga 750 euro që ishte niveli maksimal i qirasë vitin e kaluar. Rritja është rreth 7%. Ndërsa për prona 2+1, qiratë variojnë nga 1,000 deri në 1,300 euro, nga 950 deri 1,000 euro në muaj në muajin shtator të 2023.

Brenda Unazës së Vogël, çmimet e qirasë për prona 1+1 janë 500 euro në muaj, ndërsa për njësi 2+1, çmimet maksimale arrijnë deri në 1,000 euro në muaj. Për apartamentet pranë Komunës së Parisit, me sipërfaqe 1+1, çmimet e qirasë kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me vjet.

Lorina Rada, broker e agjencisë CPM, thotë se në këtë zonë nuk gjen lehtësisht më prona të lira 1+1 që jepen me qira. Ndërsa për prona 2+1, çmimet maksimale vijojnë të mbeten në nivelet e vitit të kaluar, nga 700 deri 800 euro në muaj.

Edhe në zonat si Don Bosko dhe Zogu i Zi, çmimet janë shtrenjtuar. Nga 500 euro në muaj që ishin shtëpitë 1+1 vjet në këto zona, çmimi i qirasë ka arritur në 600 euro në muaj këtë vit. Rritja është 20%. Ndërsa për prona me sipërfaqe 2+1, çmimet e qirave kanë arritur deri në 800 euro, nga 650 euro që ishte vjet çmimi më i lartë.

Rritje të çmimeve të qirave ka pasur edhe në zonat periferike. Në zonat si Kinostudio, Astir dhe Fresku, çmimi i qirave në apartamente 1+1 varion nga 350 deri në 600 euro, ndërsa vjet çmimet varionin nga 350 deri në 450 euro në muaj. Për prona 2+1, çmimet e qirave sivjet variojnë nga 450 deri në 900 euro, nga 350 deri 500 euro në vitin paraardhës.

Dritan Leka, nga agjencia imobiliare CPM, parashikon që në periferi çmimet do të shtrenjtohen sërish, veçanërisht në Astir dhe Paskuqan.

“Në të dyja këto zona, për shkak të zhvillimeve urbanistike dhe infrastrukturore, në vijim do të ketë jo vetëm shtrenjtim të qirave, por edhe të shitjes së apartamenteve. Zhvillimi i tyre do të ndikojë automatikisht te shtrenjtimi i pronës, që tashmë ka nisur të reflektojë ndryshimet”.

Qiraja ditore pakëson stokun e apartamenteve për qira afatgjatë

Rritja e numrit të turistëve të huaj, të cilët parapëlqejnë akomodimin në apartamente me qira ditore, për shkak të çmimeve të lira, ka rritur ndjeshëm numrin e strukturave rezidenciale të regjistruara në platformat Airbnb dhe Booking.

Stela Dhami, nga Colliers Albania, thotë se shtimi i këtyre strukturave ka zvogëluar stokun e qirasë afatgjatë, duke shtrenjtuar çmimet.

“Çmimet vijojnë trendin e rritjes, sidomos në zonat qendrore, duke ditur që stoku rezidencial është në mënyrë të drejtpërdrejtë i lidhur me fluksin e rezidentëve në qytet.

Duke qenë se në Shqipëri, vitet e fundit vijon të ketë rritje të konsiderueshme të vizitorëve, të cilët në minimum kalojnë disa ditë në kryeqytetin shqiptar, atëherë shumë prej rezidencave në zonat e qendrës janë kthyer në modelin e rezidencave të dhëna me qira ditore. Pra në modelin Airbnb.

Në Tiranë, stoku i pronave po përdoret për hoteleri. Me gjithë projektet që po ndërtohen në hoteleri, përsëri kapaciteti i akomodimit të hotelerisë në Tiranë mbetet relativisht i ulët për një qytet me këtë lëvizje dhe fluks vizitorësh.

Po ashtu, ende nuk kemi një vendimmarrje në nivel lokal ose qendror që mund të ndërhyjë në treg për të limituar këtë stok, i cili në vetvete kufizon stokun rezidencial afatgjatë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, kjo shkakton presion për rritjen e çmimeve dhe pamundësinë financiare të vendasve për t’u strehuar në njësi rezidenciale me qira afatgjatë.

Të mos harrojmë lëvizjet e zhvilluara në Portugali dhe Spanjë, kundër platformave Airbnb, pasi te rezidentët lokalë është rritur presioni dhe pamundësia e marrjes së një apartamenti me qira me qëllim banimi”. Teksa oferta është e limituar, kërkesa për prona me qira është në rritje. Shtimi i ofertës është një ndër faktorët kryesorë që po shtrenjton qiratë, sipas agjentëve të tregut të pasurive të paluajtshme.

“Aktualisht, kërkesa dominohet nga çiftet e reja që kërkojnë të banojnë në apartamente me qira, pasi financiarisht e kanë të pamundur blerjen, dhe nga shtetasit e huaj, që punojnë në distancë.

Së fundmi është shtuar numri i të huajve që po zgjedhin të jetojnë në Tiranë, për shkak të kostove më të ulëta sesa vendet nga vijnë. Ne kemi p.sh., klientë nga Kanadaja, që nëse më parë qëndronin në shtëpi me qira ditore, tani parapelqejnë banesa me qira afatgjatë.

Kërkesa kryesohet nga të huajt e profesioneve në fushat si IT, financë apo marketing, që sigurisht kanë fleksibilitetin e të punuarit online”, thotë agjentja për pasuritë e paluajtshme Lorina Rada nga agjencia CPM.

Ndërsa çiftet e reja, sipas zonjës Rada, parapëlqejnë prona me qira afër zonave të qendrës, për shkak të afërsisë me vendin e punës, që të shmangin përdorimit të makinës. Rritja e çmimeve të shitjes së apartamenteve është një tjetër faktor që po ndikon te shtrenjtimi i qirave, sipas z. Ylli Sula, drejtuesit të indeksit “Key Data”.

“Shtrenjtimi i çmimeve të blerjes ka ndikuar te rritja e qirasë, pasi tarifa më e lartë shkurton afatin e kthimit të investimit të pronës së blerë.

Në treg është shtuar oferta e apartamenteve të dhëna me qira ditore. Kjo ka ardhur për shkak të leverdishmërisë. Nëse një pronar blen një pronë e ka më të leverdishme të investojë për dhënie me qira ditore sesa afatgjatë, pasi për 10 apo 15 ditë nga qiraja ditore, arrin të sigurojë të ardhurat që do t’i merrte për një muaj. Por kjo ka pakësuar ofertën e strehimit për qira afatgjatë.

Ndër të tjera ka rritje të kërkesës nga shumë çifte të reja që e kanë të pamundur të përballojnë blerjen e një apartamenti me nivelin e çmimeve të sotme. Opsioni më i mirë për ta mbetet strehimi në banesa me qira”, pohon ai./ Monitor

apartamente qira tirane

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet