Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Rajoni Shkodrës është një nga zonat me nivelin më të lartë të papunësisë në Shqipëri. Gjatë konferencës rajonale mbi tregun e punës, drejtoresha rajonale e punësimit, Rozafa Zmijani, tha se në këtë rajon ushtrojnë veprimtarinë e tyre 2388 subjekte, por pjesa më e madhe prej tyre kanë të punësuar 1-5 punëtorë, një gjë që ndikon edhe në numrin e ulët të të punësuarve.
TIRANË- Në Shqipëri, mungesa e kontratave, niveli i ulët i pagave si dhe dinamika politike, në nivel vendor dhe qendror, vazhdojnë të shoqërohen me rritjen e shkallës së pasigurisë për vendet e punës duke nxitur edhe emigracionin, kryesisht të të rinjve.
Pasiguria për vendin e punës vazhdon të jetë një shqetësim serioz për shoqërinë shqiptare. Ritmi thuajse i përdyvitshëm i zgjedhjeve vendore dhe politike, mungesa e kontratave të rregullta të punës, zvarritja e proceseve gjyqësore administrative mes punëdhënësve dhe punëmarrësve, pagat e ulëta apo niveli i ulët i mbrojtjes sindikale kanë ndikuar në shkallën e pasigurisë për vendin e punës, duke tkurrur fuqinë punëtore dhe nxitur emigracionin, kryesisht të të rinjve. Pedagogia Elvisa Drishti, autore e studimit mbi pasigurinë në punë, thotë se kjo është një nga shkaqet e pakënaqësisë që shfaqet në shoqërinë shqiptare.
“Shqiptarët prej natyre nuk janë të pakënaqur në mënyrë të brendshme. Nuk jena të ndryshëm nga pjesa tjetër e botës për këtë fakt. Jemi të pakënaqur sepse jemi të pasigurt në punë dhe kjo pasiguri lidhet kryesisht me institucionet. Nuk lidhet vetëm me standartin e jetesës, që mendohet se është një prej shkaqeve. Në momentin që kontrollon për këtë efekt, atëherë dalin efektet e tjera negative, të cilat vijnë prej pasigurisë në punë”.
Rajoni Shkodrës është një nga zonat me nivelin më të lartë të papunësisë në Shqipëri. Gjatë konferencës rajonale mbi tregun e punës, drejtoresha rajonale e punësimit, Rozafa Zmijani, tha se në këtë rajon ushtrojnë veprimtarinë e tyre 2388 subjekte, por pjesa më e madhe prej tyre kanë të punësuar 1-5 punëtorë, një gjë që ndikon edhe në numrin e ulët të të punësuarve.
“Rajoni ka 5470 punëkërkues të papunë. Në sistemin tonë kemi rreth 8 mijë persona të regjistruar, sepse pjesa tjetër ose janë studentë, që janë regjistruar në zyrat tona, por nuk e marrin statusin e punëkërkuesit të papunë, sepse nuk mund të punojnë 8 orë pasi nuk e lejojnë studimet, ose mund të jenë edhe nxënës shkollash, pasi në zyrat e punës regjistrohet çdo person që është mbi 15 vjeç”.
Sipas drejtoreshës rajonale të punësimit, në rajon ka vende të lira pune, por niveli i ulët i pagave dhe kushtet e punës ndikojnë në pasigurinë e punëtorëve.
“Shumica e ofertës vazhdon të jetë në sektorin e fasonerisë, i cili është një sektor ku pagat janë të ulëta dhe niveli që kërkohet është i ulët”.
Pasiguria në punë është më e lartë në sektorin privat, për shkak se në një masë të madhe punësimi i punëtorëve dhe punonjësve të administratës bëhet pa kontratë pune. Por edhe administrata shtetërore, sipas pedagoges Drishti, ndjehet e pasigurtë për vendin e punës për shkak të rotacionit politik, që krijohet nga zgjedhjet.
Kjo situatë ka ndikuar në rritjen e nivelit të emigrimit nga Shqipëria. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm nga viti 2016 deri në fund të vitit 2020 janë larguar nga vendi drejt emigracionit 139 mijë persona, pjesa më e madhe të rinj. Largimet e padrejta të punonjësve nga administrata shtetërore dhe gjyqet e fituara prej tyre, i kanë shkaktuar, vitet e fundit, buxhetit të shtetit një dëm ekonomik që llogaritet në rreth 130 milionë euro, shifër kjo mjaft e lartë për buxhetin e varfër të shtetit shqiptar.
“Ekziston pritshmëria që, nëse jam në punë në shtet nuk kam me kenë i rrezikuar, por në momentet që futet cikli politik i biznesit në lojë, atëherë për çdo 4 vjet, ose sa herë ka zgjedhje, fillon pjesa e pasigurisë në punë për shkak të preferencave politike, të cilat prap futen tek institucionet”.
Sipas të dhënave të Departamentit të Administratës Publike, vetëm gjatë vitit 2019 pati një rritje të lirimeve nga puna në masën 57.7%. Pjesa më e madhe prej tyre, sipas raportit të DAP, janë me motivacionin "ristrukturim i vendit të punës", tregues ky që dëshmon se edhe në administratën shtetërore niveli i pasigurisë për vendin e punës është i lartë dhe kjo reflektohet në vetë funksonimin e kësaj administrate.
Marrë nga VOA
Foto ilustruese Ka hyrë në fuqi tashmë kontrata e koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin dhe mirëm...
Delina Ibrahimaj TIRANË- Qeveria zvicerane ka akorduar për vendin tonë një shumë prej 105 milionë eurosh në formë g...
Rritja e fortë e çmimeve gjatë muajve të fundit po rrit paralelisht edhe pritjet inflacioniste për të ardhmen, sidomos mes kon...
Rreth 29 milionë euro janë shpenzuar në vitin 2021 për vaksinimin e 1,152,237 personave në Shqipëri, sipas treguesve të mon...
Rritja e çmimeve të apartamenteve nuk duket se ka ndër mend të ndalet. Pritshmëritë e sipërmarrësve të sektor&e...
Normat e lindshmërisë po bien me ritme të shpejta vit pas viti, duke sinjalizuar rënie pa kthim të popullsisë. Sipas të dh...
Shqipëria do të përfitojë një mbështetje të konsiderueshme për reformimin e Sektorit të Ujit përmes një...
TIRANË- Rreth 29 milionë euro janë shpenzuar në vitin 2021 për vaksinimin e 1,152,237 personave në Shqipëri, sipas treguesve të monitorimit vjetor të publi...
BRITANI E MADHE- Ne jemi të martuar për dhjetë vjet. Unë jam 38, ai është 40 dhe ne kemi dy vajza, nëntë dhe shtatë vjeç. Mendova se isha e lumtur me dy ...
TIRANË-Nisin kufizimet e shitjes të vajit për konsumatorin nga supermarketet. Në kryeqytet në disa pika supermarketesh të pyetura nga “Monitor” nuk lejohej...